Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Abrazioni

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Abrazioni (lat. abrasio = gërryerje, bartje nëpërmjet fërkimit)-Në dete, oqeane e liqene erërat formojnë valët që veprojnë në bregdet dhe formojnë forma të veçanta të relievit.Veprimi i valëve që mbështetet në rrënimin e bregdetit, bartjen e materialit quhen forma abrazive. Ato mund të jenë erozive dhe akumulative, meqenësë janë të lidhur për bregdet quhen forma litorale.

Format abrazive bregdetare krijohen me veprimin e drejtpërdrejtë mekanik të valëve në bregdet, duke krijuar këto trajta kryesore : klifi (faleza), nënshtresa e valës, tarraca bregdetare dhe prerja kontinentale. Format akumulative bregdetare të relievit formohen me grumbullimin e materialet të abraduar (bartur) në zonat e ulëta bregdetare, por edhe materialit të cilin e sjellin rrjedhat ujore. Format kryesore akumulative bregdetare janë : bedemet rërore-lido, tombola, delta etj.

Abrazioni glacial (akullnajor)