Absorbimi
Absorbimi (nga latinishtja) thithja, përbirja në kuptimin të bisedës së lirë, plotësisht marrje nën kontroll, nën sundim; dukuri e proces fizik e kimik.
Në fizikë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dobësimi i një pjesëzës të rrymës ose të energjisë së një elektromagneti. Një valë me ndikim të ndryshëm kohorë me substanca (të pa tejdukshme dhe të pakalueshme për rreze radioaktive) gjatë së cilës bëhet transformimi i tërë apo një pjese të energjisë që pranohet nga elementet përbërëse të substancë apo në forma tjera të energjisë (p.sh. nxehtësi). Pjesa e mbetur reflektohet ose depërton substancën (Transmisioni).
Tek absorbimi i dritës molekulat e materies së rrezatuar në një pjesë kalojnë në gjendje energjie, ku varësisht nga aftësia e materialit absorbohen vetëm disa valë të gjatësive të caktuar. Spektri i dritë që ishte e bardhë paraqet viza dhe vija të errëta.
Vlerësimi i spektrit absorbues bën të mundshëm nxjerrjen e konkludimeve të gjëra për materialin e rrezatuar. P.sh. mund të llogarite (diagrami i spektrit absorbuese) jonizimi i elektroneve të brendshme të atomit gjatë ndryshimeve të nxituara në spektrin e absorbimit rëntgen.
Kimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në kiminë e trupave paraqet përpirjen (thithjen) e gazeve nga lëngjet a substancat e ngurta (absorbuesit) që krijojnë thartësira (lidhje kimike). Sipas ligjit të Henry-it mbi absorbimin x=A*p, është sasia e koncentruar e gazit të absorbuar në një lëngë x është proporcionale me shtypjen e gazit në fazën e gaztë. Konstantja e proporcionit A quhet koeficienti i absorbimit apo koeficienti i depërtimit/lëshimit. Në përgjithësi me rritjen e temperaturës rritet edhe sasia e absorbimit.
Psikologji
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Thithja e gazeve apo lëngjeve të dhëna nga jashtë nëpër lëkurë dhe ndierës. Po ashtu kuptohet në të njëjtin kuptim si Resorpcion.[1]
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Der Grosse Brock Haus, Band 1 - Wiesbaden 1984 ISBN 3-7653-0363-1