Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Adanë

Coordinates: 37°0′N 35°19.28′E / 37.000°N 35.32133°E / 37.000; 35.32133
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

37°0′N 35°19.28′E / 37.000°N 35.32133°E / 37.000; 35.32133

Adanë
Stema zyrtare e {{{official_name}}}
Location of {{{official_name}}}
Popullsia
 • Gjithsej1.572.894
Adana

Adana është një qytet në Turqi. Adana është qendra administrative e Provincës së Adanës. Popullsia e qytetit, sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2000, ishte 1,130,710 banorë, ndërsa sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2007, në këtë qytet banojnë 1,572,894 banorë. Emri i qytetit rrjedh nga Adanos, i biri i Kronosit, në mitologjinë greke.

Adana është kryeqyteti agrar i Turqisë dhe qëndra tregtare e jugut të shtetit turk. Qyteti shtrihet mbi lumin Sejhan, dhe gjendet 30 km në brendësi të tokës nga deti Mesdhe, në jug të qendrës së krahinës së Anantolisë. Provinca e Adanasë përfshin një popullsi prej 1.5 milionë banorësh, duke e bërë atë të pestën në Turqi për nga popullsia.

Zona metropolitane Adana – Mersin, me një popullsi prej 2,75 milionë banorësh zgjatet nga lindja në perëndim rreth 100 km dhe nga jugu në veri 25 km dhe përfshin qytetet Mersi, Tarsus, Adana dhe Cejhan. Kjo ështe zona e katërt metropolitane në Turqi dhe një nga qëndrat më të mëdha të biznesit dhe të kulturës.

Adana shtrihet në zemër të Curukovës, një krahinë gjeografike, ekonomike dhe kulturore që përfshin komunat e Mersinit, Adanasë, Osmanijes dhe Hatait. Përderisa është e ndarë nga maja të larta nga krahinat e tjera , Cukurova ka tipare të shumta që e bëjnë të ngjajë me një shtet më vete. Ajo është e pavarur ekonomikisht, ka dy porte, një varietet industrish dhe nje tokë pjellore që lejon jetesën e 5,5 milionë qytetarëve që banojnë aty.

Në bazë të shumë burimeve historike emri Adana vjen nga hititet, por ka dhe shume historianë që kembëngulin se emri Adana vjen nga personazhi legjendar Danaus, luftetar i një tribuje mitologjike greke. Sipas legjendës romake emri Adana e ka origjinën nga Adani dhe Sarusi, bijtë e Uranit, të cilët erdhën në breg të Sejhanit dhe ndërtuan bashkë Adananë.

Sipas një legjende tjetër emrin qyteti e ka marrë nga zoti i shkrepëtimave Adadi, i cili besohej se jetonte në pyllin e dendur afër qytetit. Banorët e falenderonin Adadin për shirat e shumta që ai leshonte mbi të mbjellat e tij dhe e quajtën qytetin në nder të tij, Uru Adanija, “krahina e Adadit”.

Adanaja ka pasur emra të ndryshëm përgjatë shekujve si: Adanos, Ta Adana, Uru Adanija, Erdene, Edene, Ezene, Batana, Atana, Azana, Adane.

Adanaja ka një klimë tipike mesdhetare. Dimri është i lagësht dhe relativisht i ngrohtë dhe vera e nxehtë dhe e thatë.

Historia e Adanasë fillon para 3000 vjetësh. Zbulime arkeologjike në krahinë kanë zbuluar vendbanime te hershme njerëzore që datojnë me erën paleolitike.

Tepebag tumulus, një vendbanim i hershëm ku arkeologët kanë gjetur një mur prej guri dhe një qëndër qytetare, është ndërtuar në erën neolitike, dhe mendohet që të jetë qyteti më i vjetër i krahinës së hershmë të quajtur Cilici.

Një vend i quajtur Adana është përmendur edhe në Epin e Gilgameshit, por nuk është e mundur të përcaktohet vendndodhja e ketij referimi gjeografikisht.

Duke iu referuar shkrimeve hitite të gjetura në Bogazkale, mbreti i parë që ka mbretëruar në tokën e Adanasë ështe quajtur Kizuatna, i cili kishte mbrojtjen e Hititëve në vitin 1335 para Krishtit. Në atë kohë qyteti quhej Uru Adanija dhe banorët e tij thirreshin “danunë” . Me rënien e perandorisë hitite në vitet 1191 – 1189 para Krishtit shumë fuqi të vogla filluan të pushtonin qytetin. Në fillim e pushtuan asirianët, pastaj mbretëria cilice, pastaj persët, Aleksandri i Madh në vitin 333 para Krishtit dhe më vonë ra nën Perandorinë Romake.

Historia e Adanasë është e lidhur ngishtësisht me historinë e Tarsusit, ato shpesh herë i ngatërronin për të njëjtin qytet. Kjo pasi keto dy qytete ndrronin shpesh here qëndrën si pasojë e ndrrimit të rrjedhëst së lumit Sejhan përgjatë shekujve. Gjatë pushtimit romak Adana kishte një rol shumë më të vogël se Tarsusi, që luante rolin e metropolit në atë zonë. Gjatë mbretërimit të Pompeit, Adana u përdor si qytet burg për piratët e Cilicit, ndërsa për shekujt e mevonshëm qyteti u përdor si pikëkalimi dhe qëndrimi për ushtarëk romakë që drejtoheshin në Lindje. Pas ndarjes së Perandorisë Romake në vitin 395, krahina u bë pjesë e Bizantit dhe u zhvillua së tepërmi gjatë mbretërimit të Perandorit Julian. Me ndërtimin e urave të gjëra, rrugëve, ndërtesave qeveritare, hapjen e kanaleve ujitëse dhe mbjelljen masive Adana dhe Cilicia u kthyen në qëndrat tregtare më të zhvilluara të krahinës.

Në mes të shek. VII, qyteti u pushtua nga arabët abasidë dhe nga ta mori emrin Ezene por bizantinët e ripushtuan atë në 964. Pas fitores së Alp ArslanBetejën e Manzikertit, turqit selxhukë zaptuan pjesën më të madhe të perandorisë bizantine. Ata pushtuan Adananë rreth vitit 1071 dhe e mbajtën atë deri kur Tankredi, drejtuesi i kryqëzatës së parë hyri në qytet në vitin 1097. Pas 35 vjetësh qyteti do të pushtohej nga Mbretëria armene e Cilicisë dhe do të gjendej në mes të luftrave të kësaj mbretërie me Perandorinë e Bizantit për shumë vjet. Në vitin 1268 një tërmet i fuqishëm shkatërroi qytetin që u rikonstrukturua nga Mbretëria armene e Cilicisë, pjesë e së cilës qëndroi deri në vitin 1360 kur Perandor Kostandini ia fali Sulltan MamlukutEgjiptit pas nënshkrimit të tij të një traktati paqeje. Kalimi i qytetit në duart e Mamlukut mundësoi ardhjen e shumë familjeve turke dhe familja Ramazanoglu, një prej tyre, qeverisi qytetin deri kur ai u pushtua nga otomanët.

Që nga fundi i Rilindjes deri në historinë moderne (1517—1918) Perandoria Otomane qeverisi krahinën.

Në vitin 1830, ushtritë e Muhamed Ali Pashait, valiut otoman të Egjiptit dhe të Sudanit, më qëllim sigurimin e pavarësisë së Egjiptit pushtuan Sirinë disa herë dhe ultësira e Adanasë ishte nje rrugekalim. Ushtarët e Muhamed Ali Pashait shkatërruan muret e jashtme dhe kështjellën e qytetit duke i dhënë një goditje të rëndë historisë së qytetit. Traktati i paqes i mëvonshëm midis Egjiptit dhe Sirisë i dha mundësinë Adanasë të shpallej krahinë sovrane dhe autonome.

Në prill të vitit 1909 një përplasje etniko-fetare solli atë që njihet si masakra e Adanasë, ku u vranë dhe u masakruan mijëra qytetarë armenë. Në vitin 1915 trupat turke rrethuan banorët armenë që jetonin në Adana dhe i detyruan ata të arratiseshin në shkretëtirën siriane. Keto vite ishin vitet e genocidit mbi armenët dhe në qytet popullsia armenë u zhduk plotësisht.

Pas luftës se Parë botërore qeveria otomane i dorëzoi kontrrollin e qytetit trupave franceze, të cilët dërguan njësitë armeno-franceze ta pushtonin. Kjo solli masakra të kryera nga ushtarët mbi popullsinë turke, gjë që solli dhe urdhërin për shkrirjen e menjëhershme të divizionit, të marrë me turp nga Komandanti francez. Përgjatë Luftës së Pavarësisë të Turqisë, Adanaja ishte një pikë strategjke e rëndësishme. Mustafa Qemal Ataturku erdhi në qytet në 31 tetor 1918 dhe qëndroi për 11 ditë. Aty ai vendosi të hyjë në liftë me Fuqitë Aleate. Nacionalistët turq luftuan kundra forcave aleate dhe në 20 tetor 1921 u nënshkrua Traktati i Ankarasë midis Francës dhe Asamblesë Kombëtare të Përgjithshme Turke. Sipas marrveshjes Franca i jepte fund luftës në Cilici dhe trupat franceze bashke me ato vullnetare armene lanë qytetin në 5 janar 1922.

Në 30 janar 1943 Kryeministri anglez Churcill takoi në mënyrë sekrete Presidentin turk Ismet Inonu brenda një vagoni treni në stacionin Jenicë, 23 km larg nga Adanaja. Aty Churcill i kerkoi Presidentit Inonu të bashkohej me aleatët në luftën e Dytë botërore. Detajet e ketij takimi u diskutuan edhe në Konferencën e Dytë të Kajros në dhjetor 1943 ku merrnin pjesë Inonu, Churcill dhe Rusvelti.

Kronologjia e pushtimeve (zotërimeve) të qytetit Adana

  • Mbretëria Luvi 1900 Para K.
  • Mbretëria Arzava 1500-1333 Para K.
  • Perandoria Hitite 1900-1200 Para K.
  • Perandoria Asiriane 713 – 663 Para K.
  • Perandoria perse 550-333 Para K.
  • Pushtimi helen 333-323 Para K.
  • Perandoria Seleukide 312-133 Para K.
  • Piratët e Cilicisë 178-112 Para K.
  • Romakët 112 Para K. – 395 Pas K.
  • Bizantinët 395-638 Pas K.
  • Abasidët, Sulltanati Selxhuk, Mbretëria Armene e Cilicisë 1078-1375 Pas K.
  • Mamlukët, Principata e Ramazanoglu-ve, Shteti Otomano , Republika e Turqisë (aktualisht)

Në vitin 2008 kufijtë e qytetit të Adanasë u shtuan me disa zona rurale. Popullsia në zonat urbane të Adanasë është rreth 1,572,583 banorë. Ajo përbëhet nga popullatat urbane të katër metropoleve:

Distrikti Popullatë urbane
Sejhan 752,308
Çukurova 267,453
Juregir 411,299
Sarıçam 86,727
Total 1,517,787

2/3 e popullsisë së Adanasë jeton në bregun perëndimor të lumit Sejhan, aty ku është pjesa e vjetër e qytetit. Nëse zona e Sjhanit është plot kolorit, zona e Cukurovës është e parapëlqyer nga mosha e tretë të cilët zhvendosen në këtë zonë të qetë pas arritjes së pensionit. Grupet më të mëdha etnike në Adana janë: turqit, arabët dhe kurdët edhe ka disa shqiptare në fshatin Çevretepe në qytetzën Xhejhan (Ceyhan) që janë shpenguluar nga rezhimi serbeve, në ket fshat akoma flasin Shqip edhe s'jan asimiluar. Ka dhe popullsi rome që ka ardhur në Adana përgjatë periudhës së luftrave botërore.

Adanaja është një nga qytetet më të industrializuara dhe më të zhvilluara të Turqisë. Kryesisht një pjesë të madhe të ekonomisë e zë agrikultura por kanë një zhvillim të madh dhe industritë e automobilave, tekstileve dhe produkteve kimike. Ka një zhvillim të madh dhe sektori turistik. Rruga Cakmak është rruga historike e pazarit në Adana.

  • Shkolla
  • Fillore
  • Publike 282
  • Private 12
  • Të mesme
  • Publike 85
  • Private 26
  • Shkolla profesionale 9
  • Universitete
  • Universiteti i Cukurovës (40 mijë studentë aktualisht) dhe universiteti i Cag-ut (2500 studentë aktualisht)

Shoqëria dhe Kultura

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Orkestra sinfonike shtetërore e Curukovës – Që nga 1992. Ka 39 muzikantë dhe është e njohur brnda dhe jashtë vendit.

Teatri shtetëror i Adanasë – Që nga 1981 jep shfaqje në Qëndrën e Kulturës Sabanci Amfiteoatrot – bëhen pritëse të aktiviteteve të ndryshme nga prilli në nëntor Kohët e fundit shumë ndërtesa historike janë kthyer në qëndra kulture.

  • Muzeu Arkeologjik i Adanasë
  • Muzeu Etnografik i Adanasë
  • Muzeu i Ataturkut
  • Muzeu Mozaik Misis
  • Galeria e Arteve

Njerëz të njohur nga Adanaja

Futbolli është sporti më popullor në Adana. Dy skuadrat më të njohura janë Adanaspor-i dhe Adanademirspor, të cilat luajnë dhe në Ligën Turke të Futbollit Profesionist. Në ndeshjet “derby” atmosfera në qytet është e krahasueshme me situatën analoge ne Stamboll.

Basketbolli është një tjetër sport popullor në Adana. Në hipodromin e Adanasë zhvillohen dhe garat me kuaj.

Guzhina turke është shumë e njohur në botë dhe guzhina tradicionale e Adanasë ka kontribuar në këtë pikëpamje. Guzhina e saj ka element të guzhinave arabe, turke dhe armene që e bejnë atë të shumllojshme dhe të shijshme. Ja vlen të provohet Kebapi i Adanasë i shoqëruar me rakinë tradicionale.

Popullata
2007 1.572.710
1997 1.033.571
1990 916.150
1985 777.554
1980 574.515