Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Androniqi Vangjeli Zengo

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Androniqi Vangjeli Zengo, lindi më 26 maj të vitit 1913 ishte piktore dhe ikonografe shqiptare.

Ajo ndoqi studimet e larta në “Shkollën e Arteve të bukura”, në Athinë me rezultate të shkëlqyera. Më vonë u specializua në Paris. Me mbarimin e shkollës u kthye në Shqipëri për të punuar si mësuese në Institutin femëror “Nëna Mbretëreshë “ në Tiranë. Ekspozitën e saj të parë personale me 60 punime, e hapi në vitin 1937, me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë. Në Arkivin e Galerisë Kombëtare ruhen mbi 50 punime, portrete dhe peizazhe, midis të cilave: “Autoportret”, si dhe “Peizazh i Pogradecit”, etj. Që në moshë të re u mor me pikturimin e ikonave në kishat shqiptare. Nga punimet e saj në këtë fushë përmenden, punimet në Kishën e Drenovës, në Kishën e Ungjillizimit në Tiranë. Ajo njihet në këtë fushë nga të paktat artiste që vijuan artin e ikonografisë dhe femra e vetme ikonografike.