Arsimi shtëpiak
Arsimi shtëpiak i njohur gjithashtu si shkollimi në shtëpi, është arsimimi dhe edukimi i fëmijëve në shtëpi ose në një sërë vendesh të tjera jashtë shkollës. [1] Edukimi në shtëpi zakonisht zhvillohet nga një prind, mësues ose mësues në internet. Në të kaluarën shumë familje përdornin mënyra më pak formale të arsimit dhe edukimit. [2] "Shkollimi shtëpiak" është term që ende vazhdon të përdoret zakonisht në Amerikën e Veriut, ndërsa "arsimi në shtëpi" zakonisht përdoret në Evropë dhe në shumë vende të Komonuelthit. [3] [4]
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Para zbatimit të ligjeve për arsimimin e detyrueshëm shkollor, pjesën më të madhe të edukimit dhe arsimit në fëmijëri e bënin familjet dhe komunitetet lokale. Në shumë vende të zhvilluara, shkollimi në shtëpi është një alternativë ligjore për shkollat publike dhe private. Në vendet e tjera, shkollimi në shtëpi mbetet i paligjshëm ose i kufizuar në kushte specifike, siç është evidencuar nga statistikat dhe statusi ndërkombëtar i shkollimit shtëpiak.
Për pjesën më të madhe të historisë së arsimit dhe në kultura të ndryshme, edukimi i fëmijëve në shtëpi nga anëtarët e familjes ishte një praktikë e zakonshme ndërsa angazhimi i mësuesve profesionistë ishte një mundësi e disponueshme vetëm për të pasurit. Edukimi në shtëpi vazhdoi të mbetet forma kryesore e arsimit deri në vitet 1830. [5] Sidoqoftë, në shekullin XVIII, shumicës së njerëzve në Evropë i mungonte arsimi zyrtar. [6] Që nga fillimi i shekullit XIX, shkollimi zyrtar në shkollë u bë mjeti më i zakonshëm i shkollimit në të gjithë vendet e zhvilluara. Shkollimi në shtëpi humbi rëndësinë e tij në shekujt XIX dhe XX me miratimin e ligjeve të arsimit të detyrueshëm. Sidoqoftë, ai vazhdoi të praktikohej edhe më tutje në komunitete të izoluara. Shkollimi në shtëpi përjetoi një ringjallje në vitet 1960 dhe 1970 me reformatorë arsimorë të pakënaqur me arsimin e industrializuar. [7]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arsimi
- Familja
- Shtëpia
- Edukata
- Arsimi informal
- Arsimi alternativ
- Mësimi informal
- Historia e arsimit dhe pedagogjisë
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Elective home education—Guidelines for local authorities" (PDF). gov.uk (në anglisht). Section 1.2. fq. 3. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2018-05-22. Marrë më 2018-10-11.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Vendodhja (lidhja) - ^ "Informal learning, home education and homeschooling (home schooling)" (në anglisht). YMCA George Williams College. 2013-05-08. Arkivuar nga origjinali më 2014-08-08. Marrë më 2014-08-04.
- ^ Rothermel, Paula. International perspectives on home education : do we still need schools? (në anglisht). ISBN 978-1137446848.
- ^ Bhopal & Myers, Kalwant, Martin (2018-05-02). Home schooling and home education : race, class and inequality (në anglisht). ISBN 978-1138651340.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - ^ "History of Alternative Education in the United States" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 19 prill 2016.
- ^ Encyclopædia Britannica 11 ed. Vol. 8 (Demijohn to Edward the Black Prince) (në anglisht). 1911. fq. 959.
- ^ Holt, John (2004) [1976]. Instead of Education: Ways to Help People Do Things Better (në anglisht). Boulder, CO: Sentient Publications. ISBN 978-1-59181-009-4.