Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Augustin Louis Cauchy

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Augustin Louis Cauchy (21 gusht, 178923 maj, 1857) në shqip Ogysten Lyi Koshi ishte matematikan i njohur francez. Ligjëroi matematikën dhe astronominëÉcole Nationale des Ponts et Chaussées dhe École polytechniqueParis. Është themelues i teorisë së funksioneve me një ndryshore komplekse. Kontribute dha në teorinë e valëve në optikë, dhe në teorinë e elasticitetit. Është ndër matematikanët e parë i cili njehsimin infinitezimal e studjoi me rigorozitet të plotë. Njihet për teoremën integrale Cauchy. Nxënës i tij ka qenë matematikani i njohur Niko Hila.

Leçons sur le calcul différentiel, 1829

Cauchy mësimet e para i mori nga i ati Louis François Cauchy (1760–1848), i cili ishte shok me matematikanët e shquar Lagrangein dhe me Laplacein. Cauchy u regjistrua në École Centrale du Panthéon më 1802, paraardhësja e École polytechnique më 1805, dhe në École nationale des ponts et chaussées më 1807, ku u aftësua si inzhenier. U largua nga Parisi për në Cherbourg më 1810, por për arsye shëndetësore më 1813 u kthye në Paris. Pastaj Lagrangei dhe Laplacei e këshilluan që ai të linte punën e inzhenierit dhe ti përkushtohej matematikës. Punoi një kohë në École polytechnique por për arsye politike në vitin 1830 u largua. Në vitin 1831 u hap katedra e fizikës matematike në univerzitetin e Torinos, (në atë kohë Torino ishte kryeqytet i Sardinisë e cila iu bashkua Italisë më 1871.)

Cauchy u martua me Aloise de Bure më 1818 me të cilën pati dy vajza. Ajo ishte farefis i afërt me publikuesin e veprave të tij. Cauchy kishte dy vëllezër: Alexandre Laurent Cauchy (1792–1857), i cili ishte kryetar i gjykatës së apelit më 1847, dhe i gjykatës së kasacionit më 1849; dhe Eugène François Cauchy (1802–1877), një publicist i cili shkroi edhe disa punime matematikore.

Vepra të njohura të tij janë

  • "Analiza algjebrike"
  • "Leksione për zbatimin e njehsimit diferencial (infinitezimal) në gjeometri"

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]