Bajram Curri (qytet)
Bajram Curri | |
---|---|
{{{postal_code_type}}} | 8702 |
Faqja zyrtare | Bashkia e Bajram Currit |
Bajram Curri është territor në veri të Shqipërisë. Ai bën pjesë në Rrethin e Tropojës. Si njësi administrative ajo përfshihet në qarkun e Kukësit.Qyteti i Bajram Currit është qëndra më e rëndësishme administrative dhe funksionale e rrethit te Tropojës. Qyteti rrethohet nga disa fshatra te komunës Margegaj. Në veri ai kufizohet me fshatin Margegaj, në lindje me fshatin Paqe, në jug dhe perëndim me fshatin Fushë-Lumi. Ndërsa si komuna fqinje në veri kufizohet me komunen Margegaj, në verilindje me komunëBn Tropojë, në jug me komunën Llugaj dhe Bujan. Qyteti i Bajram Currit ka një sipërfaqe prej 165ha[1] ,në të cilën jetojnë 8500 banorë[2]. Dendësia mesatare e popullsisë është 27b/km2.[3]
Zona të njohura është lugina e Valbonës dhe zona e Alpeve.Qyteti i Bajram Currit është qëndra kryesore administrive e Tropojës, ku është përqëndruar numri më i madh i popullsisë, në krahasim me komunat përreth si dhe ka një zhvillim social-ekonomik të bazuar në sektorin e shërbimeve.
Kushtet natyrore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Veçoritë litologjike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjeologjikisht rrethi i Tropojës, ku bën pjesë dhe qyteti i Bajram Curri, shtrihet ne kontaktin e përplasjeve të 3 zonave tektonike:të zonës së Mirditës , zonës së Alpeve dhe të zonës së Cukslit dhe me thyerjen e madhe tektonike Shkodër–Pejë.
Formacionet gjeologjike që ndërtojnë truallin e kësaj zone janë të larmishme dhe të shumëllojshme si sedimetrarë, magmatikë, metamorfikë të llojevë të ndryshme, me të cilat lidhen pasuritë e shumta minerale nëntokësore të cilat ndihmojnë sadopak në zhvillimin social – ekonomik të të gjithë rrethit. Me shkëmbinjtë magmatikë të cilët përfaqësohen nga peridotide që kanë ngjyrë jeshile lidhet me mineralin e kromit. Të dy llojet e shkëmbinjëve favorizojnë që rrethi i Tropojës të zhvillojë industrinë e nxjerrjes së mineraleve të kromit. Shkëmbinjtë magmatik dhe gëlqerorë jamë më të përhapurit në të gjithë territorin e qytetit të Bajram Currit.
Veçoritë morfologjike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti i Bajram Currit shtrihet në gropën e Tropojës, e cila është gropa me shtrirje me të madhe në veri të Shqipërisë. Ajo ka një reliev relativisht të butë dhe lartësi që varijojnë nga 200-700-800 m mbi nivelin e detit[4]. Formimi i kësaj grope lidhet me përplasjen e tri zonave tektonike(Mirditë,Alpe dhe Cukal) dhe me thyerjen e madhe tektonike Shkodër-Pejë. Ajo përbën një graben të ri, i cili për një kohë të gjatë ka qënë i zënë nga një liqen, prania e të cilit dëshmohet nga qymyret dhe depozitimet argjilore. Në këtë liqen derdhej edhe Valbona me degët e saj. Pjesa më e madhe e liqenit është në Cërnicë, ku edhe trashësia e argjilit është më e madhe. Tharja e liqenit lidhet me erozionin regresiv të ndonjë dege të Drinit, që pasi thau liqenin, tërhoqi me vete rrjedhjet ujore duke formuar kështu rrjedhjen ujore të lumit të Valbonës. Në këtë proces kanë ndikuar edhe lëvizjet ngritëse, që vazhdojne edhe sot.Për pasojë Valbona dhe degët e saj kane coptuar siperfaqen e kësaj grope. Levizjet ngritëse janë zhvilluar të ndërthurura me periudha qetësie relative, që është shoqëruar më formimin e 2-3 nivele taracash erozive-akumuluese që në dalje të Valbonës dhe Gashit në gropën e Tropojës, ndërthuren me kodrinat moranike[5]. Copëtimi horizontal i relievit të saj është i madh sidomos në shpatin perëndimor. Vlerat më të vogla takohen në sipërfaqet e pakta të sheshta të kësaj grope. Energjia e relievit merr vlera që lëkunden nga 50–100 m/km2 në pjesën fundore, në mbi 300 m/km2 në pjesën veriore të saj. Gropa e Tropojës është asimetrike:shpati perëndimor i përbërë nga flishi në pjesën e poshtme, është më i lartë dhe më i copëtuar se ai lindor, verior dhe jugor shumë të thepisuara kryesisht gëlqerorë[6].Qyteti i Bajram Currit rrethohet nga maja e kreshta të larta dhe lugina të thella lumore. Këtu mund të përmendim kurrizin Toplanë-Bosh dhe maja e Hekurave në pjesën perëndimore, lugina e Nikaj-Currajt në lartësi nga 140 m deri në 1200–1300 m, lugina e Valbones në veri,etj.
Veçoritë e klimes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bajram Curri bën pjesë në zonën klimatike mesdhetare paramalore dhe malore me ndikim kontinental. Klima karakterizohet nga një dimër i ftohtë dhe verë e freskët dhe e thatë. Kjo lidhet me ndikimin e fuqishëm të erërave të forta që vijnë nëpërmjet qafës së Morinës dhe te Pejës nga Rrafshi i Dukagjinit. Temperatura mesatare e janarit arrin në rreth 1 °C, ndërsa ajo e korrikut në 30°C[7]. Temperatura mesatare vjetore është rreth 11.9 °C, ndërsa temperatura minimale e regjistruar deri tani është -22 °C. Reshjet bien në formë shiu dhe në formë bore. Reshjet janë të shpërndara në mënyrë të çrregullt, ku bien rreth 1450mm/vit. Sasia e reshjeve mesatare arrin në 1700mm. Ato në formë bore në disa zona të veçanta shkojnë deri në 2-3m si rasti i vitit 1985. Bora zgjat nga fund i vjeshtës në interval deri nga fillimi i pranverës. Po t`i analizojmë këto elemente klimatike del se kjo shumëllojshmëri klimash e favorizon zhvillimin social-ekonomik te zonës.
Temperaturat maksimale të ajrit në gradë celcius në qytetin e Bajram Currit sipas muajve.
Muaji | janar | shkurt | mars | prill | maj | Qeshor | korrik | gusht | shtator | tetor | nëntor | dhjetor | vjetore |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
B.Curri | 0,3 | 2,4 | 6,1 | 11,8 | 16,1 | 20 | 22,2 | 22,4 | 18,2 | 12,4 | 7,8 | 3,1 | 11,8 |
- Temperat minimale të ajrit në gradë celcius në qytetin e Bajram Currit sipas muajve
Muaji | J | Sh | M | P | M | Q | K | G | SH | T | N | DH | V |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
B.Curri | -18,7 | -17,9 | -13,0 | -2,8 | 0,3 | 4 | 6,9 | 6,4 | 3,3 | -2,0 | -14,8 | -16,4 | -18,7 |
- Sasia mesatare mujore dhe vjetore e reshjeve në mm në qytetin e Bajram Currit sipas muajve.
Muaji | J | SH | M | P | M | Q | K | G | SH | T | N | DH | Vjetore |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
B.Curri | 252 | 180 | 120 | 116 | 114 | 78 | 72 | 51 | 93 | 206 | 352 | 212 | 1846 |
Veçoritë hidrografike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti i Bajram Currit bën pjesë në pellgun ujëmbledhës të Valbonës, i cili është lumi më i gjatë i Alpeve shqiptare dhe ushqimi kryesor i saj është shkrirja e borës. Pavarësisht se lumi i Valbonës nuk kalon në territorin administrativ të qytetit të Bajram Currit atë e përshkojnë 3 degët e tij të rëndësishme që janë : përroi i Shudenicës, përroi i Janës si dhe një degëzim i Janës si dhe një degëzim i Shudenicës. Gjithashtu janë të pranishme dhe disa burime ujore sipërfaqësore, të cilat shërbejnë dhe për furnizimin me ujë të pijshëm ashtu dhe për vaditje në disa zona në periferi të qytetit.
Veçoritë e tokave
Përsa i përket llojit të tokave ato janë të shumëllojshme të kafejta dhe të hirta kafe si dhe të murrme pyjore dhe aluvionale më në veri të qytetit, të cilat i përkasin luginës së Valbonës. Në tokat e kafenjta kultivohen bimet e arave, drufrutoret, perimet, të cilat shtrihen në pjesën periferike të qytetit. Shkalla e degradimit në zona të veçanta paraqitet e lartë sepse u hapen toka në pjerrësi deri në 10°, gjë që shkakton degradim të tokës të shkaktuar nga faktori antropogjen dhe me pas nga ai natyror. Pjesa më e madhe e sipërfaqes është e zënë nga ndërtimet dhe vetëm në pjesën periferike vihen re kultivimi i kulturave drufrutore ashtu dhe të tokave bujqësore.
Veçoritë e biodiversitetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Diferencimet e mëdha mbi nivelin e detit , në mes të zonës fushore 250m me asaj malore mbi 2000m , majave shumë të larta , luginave shumë të thella , ekspozimit të shpateve ndaj rrezatimit diellor , përbërjes së shkëmbinjve , burimeve të shumtë ujore dhe mikroklimave që krijohen krijojnë kushte ideale për shumëllojshmërinë e specieve bimore. Për vlerat e larta që ka biodiversiteti një përqindje e konsiderueshme e specieve bimore janë bimë endemike. Qyteti i Bajram Currit ndodhet në brezin e pyllit të lisit. Në pjesën veriore të qytetit ndosdhet “Pylli i Gështenjës” me një sipërfaqe 2600 ha. Janë të pranishme kati i dushqeve dhe pjesërisht i ahut më në periferi. Një e vecantë për këtë zonë është se një pjesë e banorëve që jetojnë në qytet , bejnë një jetë të dyfishtë në mes dy botëve:ajo nga qershori në shtator dalin ne bjeshkë për mbledhjen e bimëve mjekësore që sigurojnë një pjesë të të ardhurave dhe pjesa tjetër në zonën fushore(qytet) në periudhën shtator-maj. Fauna përfaqësohet nga disa lloje kafshësh dhe shpendësh të egër që jetojnë në brendësi të pyllit dhe të masiveve të gështenjave në periferi të zonës së qytetit.
Vlerësimi i kushteve natyrore (resurseve natyrore). Pozita gjeografike si dhe kushtet natyrore në të cilat ndodhet qyteti i Bajram Curri ofrojnë kushte të mira të zhvillimit social dhe ekonomik të zonës.Kushtet natyrore në të cilat ndodhet qyteti,vendosja në një reliev relativisht të rrafshët,me një klimë më të zbutur në krahasim me komunat e tjera përreth , rrjeti i pasur hidrik si dhe puna e tokave të kafenjta dhe të hirta kafe , ofrojnë mundësi zhvillimi si të sektorëve të shërbimeve ashtu dhe të sektorit të bujqësisë në zonën periferike të qytetit. Gjithashtu prania e një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllit të gështenjës ofron mundësi të gjenerimit të të ardhurave nëpërmjet tregtimit.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historiku i popullimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti i Bajram Currit ka një popullim të hershëm dhe të vazhdueshëm që nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Kjo vazhdimësi e popullimit dhe vendbanimeve paraqitet nëpërmjet gjetjeve arkeologjike. Sipas të dhënave arkeologjike rezulton se Tropoja (Bajram Curri) është banuar që në periudhën e neolitit, e deri në ditët e sotme. Gjatë shekullit të parë të erës sonë vendbanimi i Tropojës përshkruhet në shkrimet e vjetra të udhëtarëve të cilët përmendin Valbonën[8]. Kjo zonë ka qenë pjesë e territoreve Dardane. Gjurmët arkeologjike që paraqiten në qyteza antike dhe kala,vërtetojnë më së miri vazhdimësinë e jetës në këtë zonë. Këtu mund të përmendim qytetzën antike të Shoshanit, me një sipërfaqe rreth 4 ha, e cila gjendet në hyrje të luginës së Valbonës, shumë afër qytetit të Bajram Currit. Gjithashu vërtetime të tjera të vazhdimësisë së jetës vijnë nëpërmjet egzistencës së kalave të shumta(e Resujës, Dushajt, Lekbibajt, Cërnicës, Geg Hysenit, Shoshanit etj); gurëve të gdhendur dhe shkrimeve që i përkasin shek.I të erës sonë;pllaka varri, etj;Objektet e zbuluara rastësisht në Tropojë flasin për nivele të larta jetese e kulture.Në periudhën e Mesjetës princi i zonës ka qene Pjetër Spani,që me katër djemtë e tij ka marrë pjesë në Besëlidhjen e Lezhës në vitin 1443. Në këtë periudhe territori i sotëm i rrethit të Tropojës, së bashku me Junikun dhe Gjakovën emërtohej ``ALTIN-ILI`` që në “gjuhën komane”do të thotë, krahinë e artë e pasurisë dhe bollëkut[9]. Popullsia e Bajram Currit është një popullsi autoktone aq edhe e ardhur nga Kosova dhe rrethet fqinje ashtu dhe nga komunat e rrethit te Tropojës.
Veçoritë e popullsisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Popullsia e qytetit te Bajram Currit ka pësuar ndryshime gjatë periudhave të ndryshme kohore. Gjatë periudhës së sistemit socialist, popullsia ishte e lartë e cila lidhet me politikat e asaj kohe për shtimin e numrit të lindjeve e cila ndikonte në mënyrë direkte dhe në shtimin e numrit të popullsisë. Pas vitit 1990, ashtu si të gjithë qytetet veriore dhe ky qytet i vogël u prek nga migrimi i popullsisë drejt zonave të tjera më të zhvilluara të vendit dhe sidomos emigrimi jashtë kufijëve. Por sërish popullsia e qytetit të Bajram Currit u zëvendësua nga popullsia e ardhur nga zonat rurale të rrethit të Tropojës. Kështu ne vitin 2001 popullsia e Bajram Currit ishte rreth 6561 banorë, ndërsa në vitin 2008 ajo u rrit në 8466 banore, ndërsa aktualisht ka 8192 banorë[10]. Siç vihet re qyteti i Bajram Currit nga viti 2000 e në vazhdim ka pësuar luhatje të numrit të popullsisë. Kjo lidhet me zhvendosjen e popullsise nga zonat rurale drejt qytetit të Bajram Currit dhe largimin e popullsisë drejt zonave të tjera urbane dhe uljen e numrit të lindjeve. Dendësia e popullsisë së qytetit të Bajram Currit është rreth 27banore/km2[11].
Viti | 2006 | 2007 | 2008 | 2009 | 2010 | 2011 | 2012 |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Nr.i popullsisë | 8738 | 8505 | 8466 | 8157 | 8159 | 8336 | 8192 |
- Lindjet dhe vdekjet(shtresa natyrore e popullsisë)
Për nga numri i lindjeve dhe vdekjeve bashkia Bajram Currit deri para viteve 1990 kishte numër më të lartë lindjesh, por edhe vdekjesh sidomos të asaj foshnjore. Para viteve 90’ vihet re një rritje e koeficentit të numrit të lindjeve. Kjo lidhet me politikën e gabuar të përdorur nga shteti socialist për të rritur sa më shumë numrin e lindjeve. Ndërsa pas viteve 1990, koeficenti i lindjeve ka ardhur gjithmonë e në rënie. Kurse për vdekjet mund të themi se kemi rënie të numrit të tyre, kjo për arsye të përmirësimit të shërbimit shëndëtësor. Numri i martesave në qytetin e Bajram Currit ka ndryshuar në vit, ndërsa në vitin 2013 ka shënuar numrin më të lartë të martesave (26 martesa). Martesat bëhen brenda rrethit dhe jashtë tij[10]
Struktura gjinore dhe moshore e popullsisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Struktura gjinore e popullsisë është në favor të meshkujve, me një përqindje të vogël diference me femrat. Në përgjithësi në qytetin e Bajram Currit përqindjen më të lartë të lindjeve e zënë meshkujt, por duke qënë se pjesa më e madhe e tyre emigrojnë dhe diferenca e tyre me femrat është e ulët. Përsa i përket strukturës moshore të popullsisë, kemi një mbizotrim të moshave të reja, ku mosha mesatare e popullsisë është rreth 26.5 vjeç. Grupmoshat e popullsisë janë klasifikuar në:
- 0-18 vjeç
- 18-64 vjeç
- mbi 65 vjeç[12].
Gr.moshat | 0-18 vjeç | 18-64 vjeç | Mbi 65 vjeç |
---|---|---|---|
B.Curri | 2500 | 4742 | 950 |
Perqindja më e lartë e popullsisë i përket grupmoshws 0-18 vjeç, e cila lidhet dhe me nivelin e lartë të lindjeve. Kurse grupmoshat 18-64 vjeç mund të themi që nuk është në përqindjen e duhur, gjë që lidhet me emigrimin e kësaj grupmoshe.
Viti | 2006 | 2007 | 2008 | 2009 | 2010 | 2011 | 2013 |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Meshkuj | 4383 | 4291 | 4323 | 4192 | 4194 | 4283 | 4214 |
Femra | 4345 | 4194 | 4143 | 3965 | 3965 | 4053 | 3978 |
Levizja mekanike e popullsise
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lëvizjet mekanike të popullsisë kanë qenë gjithmonë të pranishme në rrethin e Tropojës. Gjatë periudhës së sistemit socialist 45-90 në këtë zonë u sollën punëtorë të shumtë dhe specialist nga rrethe të tjera që kanë jetuar në qytetin e Bajram Currit. Gjithashtu ka pasur edhe pakica kombëtare,si sllavë, që kanë ardhur për arsye të ndryshme dhe me mbylljen e kufijve pas viteve 1945 kjo popullsi qe e detyruar të qëndrojë në këtë zonë. Pas vitit 1991 kjo popullsi është larguar për në vendbanime të tjera të Shipërise ose jashtë saj. Lëvizjet masive migruese të popullsisë së Bajram Currit janë theksuar pas 1991. Faktorët kryesorë që kanë çuar në migrimin e popullsisë mbyllja e shumë ndërmarrjeve në pronësi shtetërore dhe rritja e nivelit të papunësisë, infrastuktura e dobët e transportit dhe komunikacionit, kushtet e vështira natyrore, etj. Gjithashtu një faktor shtysë i migrimit të popullsisë në Bajram Curri dhe në rrethin e Tropojës në përgjithësi, ka qenë dhe kriza e Kosovës më 1999, e cila ka bërë që një pjesë e popullsisë të largohej për shkak të afërsisë kufitare me Kosovën dhe rrezikut që i kanosej. Të larguarit kryesisht janë vendosur në qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi, etj .Gjithashtu me ndërtimin e rrugës nga qyteti i Bajram Currit për në Kosovë ,banorët e qytetit tregtinë kryesore e bëjnë atje dhe një pjesë të vogël në Tiranë. Të ardhurit janë me origjinë nga zona të ndryshme të rrethit e jashtë tij. Format e migrimit të popullsisë kanë qënë të ndryshme si migrimi i brendshëm dhe migrimi i jashtëm.
Migrimi i brendshëm i popullsisë është bërë nga një zonë në tjetrën, kryesisht nga fshatrat e thella drejt qytetit ; nga qyteti drejt zonave urbane si Tirana, Durrësi,Fushë-Kruja,etj.Ndërsa migrimi i jashtëm ka qënë kryesisht i drejtuar nga vendet fqinje si Greqia, Italia, Kosova, Mali i Zi, por edhe drejt Francës, Gjermanisë, Zvicrës, Britanisë së Madhe, etj.
Nga grafiku i mësipërm rezulton se bashkia Bajram Curri, gjatë periudhës 2006-2013,ka pësuar një rënie të numrit të popullsisë në vitet 2009-2010,e cila është shoqëruar përgjithësisht dhe me largimin e popullsisë.Ndërsa ne vitin 2011 ka shënuar një rritje të popullsisë e cila rezulton dhe me migrimin e popullsisë nga komunat e rrethit Tropojë. Ndërsa komunat përgjithësisht janë shoqëruar nga një largim i popullsisë si drejt qytetit të Bajram Currit ashtu dhe të rretheve të tjera të Shqipërisë. Ndërsa komuna Bytyç dhe Margegaj, fshatrat e të cilave janë vendosur afër qytetit të Bajram Currit, kanë një stabilizim të numrit të popullsisë për periudhën 2006-2013.[13]
Zhvillimi ekonomik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pozita gjeografike si dhe kushtet natyrore në të cilat ndodhet qyteti i Bajram Currit nuk i ofron mundësi të mëdha zhvillimi. Sektori më i përhapur në qytetet është sektori i tretë,i cili përfaqësohet nga tregtia dhe shërbimi.Në këtë kapitull janë trajtuar cështje të cilat lidhen me treguesit e zhvillimit ekonomik të qytetit të Bajram Currit (HDI,GDP,papunësia,niveli I varfërisë,etj) si dhe mundësitë që ekzistojnë për angazhimin e popullsisë dhe punësimin e saj.
Ndikimi i kushteve natyrore dhe humane në zhvillimin ekonomik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pozita gjeografike dhe kushtet natyrore në të cilat ndodhet qyteti i Bajram Currit janë sa favorizuese aq edhe penguese në zhvillimin ekonomik të tij.Pozita gjeografike në veri të Shqipërisë, mundësia e pakët e komunikimit me botën e jashtme (përveç Kosovës) e bëjnë të vështirë komunikimin dhe lëvizjen e popullsisë si dhe mallrave dhe shërbimeve. Gjithashtu kushtet natyrore të saj bëhen shpesh penguese për të mirat dhe shërbimet.Duke qënë se qyteti i Bajram Currit rrethohet nga një terren malor dhe me një klimë të ashpër, gjatë stinës së dimrit ku shndërrohet në një vend të izoluar nga bora.Kjo ndikon dhe në mungesën e energjisë elektrike dhe ndërprerjes së sinjaleve telefonike, internetit, etj.Të gjitha këto ndikojnë në zhvillimin ekonomik të qytetit. Por nga ana tjetër rrjeti i pasur hidrografik ,biodiversitetit të lartë si dhe bukurive natyrore që gjenden në rrethin e Tropojës ofrojnë mundësi të zhvillimit ekonomik.Shtimi i lëvizjeve turistike dhe investimet e realizuara,projektet e për ndërtimin e hidrocentraleve apo burimet minerale të cilat gjenden në rrethin e Tropojës ofrojnë mundësi të mira për shtimin e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve që ofrohen nga qendra kryesore administrative të rrethit të Tropojës, Bajram Currit.
Treguesit e zhvillimit ekonomik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Indikatorët e zhvillimit ekonomik të një vendi janë HDI (Human Development Index) ose Indeksi i Zhvillimit Njerëzor, GDP (Produkti i Brendshëm Bruto),GDP/për frymë, niveli i punësimit, rritja ekonomike, niveli i varfërisë, etj. Përsa i përket Indeksit të Zhvillimit Njerëzor,rajoni Verior dhe Verilindor i Shqipërisë ka indeksin më të ulët të zhvillimit me rreth 0.733[14]. Indeksi i përgjithshëm i qarkut të Kukësit është 0.726,rajoni më i varfër në Shqipëri[14].Në kuadër të tij qyteti i Bajram Currit paraqitet si një vend me të ardhura të pakta, ku indeksi i zhvillimit është 0.737[15]. Kjo tregon se dhe niveli i varfërisë është i lartë, gjë e cila lidhet me mundësitë e kufizuara të punësimit. Gjithashtu niveli i varfërisë në qytetin e Bajram Currit lidhet dhe me faktorë të tjerë, ku duhet përmendur edhe humbjet financiare që patën një numër i konsiderueshëm familjesh nga firmat piramidale në vitin 1997. Prodhimi Kombëtar Bruto (GDP),ashtu si dhe Indeksi i Zhvillimit Human, është në nivele të ulëta dhe bazuar në këto dy tregues qarku i Kukësit mbetet sërish qarku më i varfër në Shqipëri.Në rastin e qytetit të Bajram Currit GDP-ja është 0.479 USD për frymë. Ndërsa në nivele qarku ajo është 1.564 USD për frymë ,në të njejtën kohë që Shqipëria e ka GDP për frymë 3.569 USD/frymë[16]. Kjo tregon dhe varfërinë e popullsisë, e cila jeton nën 1 $ për frymë.Për këtë arsyeje kësaj zone i duhet dhënë mundësi që të shmanget niveli i ulët i varfërisë. Papunësia është një tjetër problem i mprehtë që del në pah në qytetin e Bajram Currit. Shumica e popullsisë rezulton e papunë, gjë e cila lidhet dhe me zhvendosjen e popullsisë nga zonat rurale drejt qytetit.Nivelin më të lartë të papunësisë e vëmë re tek femrat. Kjo lidhet dhe me nivelin e ulët të arsimimit të femrave edhe pse vitet e fundit ka prespektivë të rritjes së nivelit të arsimimit. Shumica e femrave,të cilat rezultojnë të punësuara, janë përfshirë kryesisht në administratën publike, arsim, dyqane private, etj. Në qytetin e Bajram Currit, gratë përbëjnë rreth 50 % të papunëve.Popullsia aktive që është në gjëndje për të punuar në qytetin e Bajram Currit është rreth 4472 persona[17]. Nga këto rreth 45% e tyre rezultojnë të punësuar, 35% e tyre kanë qënë në punë dhe rezultojnë të papunë, pasi kërkojnë një punë të re, ndërsa rreth 15% kërkojnë punë për herë të parë dhe 5% e kësaj popullsie është inaktive për të punuar[18]. Bazuar në analizën e mësipërme rezulton se qyteti i Bajram Currit ka një shkallë të ulët të zhvillimit ekonomik në rang qarku dhe kombëtar. Kjo lidhet dhe me nivelin e lartë të varfërisë së popullsisë, ku rreth 20.28% e popullsisë është e varfër. Në qytetin e Bajram Currit 673 familje trajtohen me ndihmë ekonomike nga bashkia. Bazuar në Strategjinë e Zhvillimit ekonomik të rrethit të Tropojës janë hartuar disa plane për nxjerrjen e popullsisë nga varfëria. Disa nga synimet e strategjisë së zhvillimit për qytetin e Bajram Currit mund të përmendim :
- Përgjysmim deri në vitin 2015 të njerëzve me të ardhura më pak se 1USD në ditë ;
- Rritja dhe zhvillimi intensiv i prodhimit bujqësor të orienuar nga tregu dhe aktivitetet e përpunimit të tyre ;
- Promovimi i zhvillimit industrial i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme i industrisë së përpunimit dhe i infrastukturës së tregjeve;
- Zhvillimi i infrastukturës turistike nëpërmjet zhvillimit të rrugëve ,furnizimit me ujë të pijshëm ,sistemim të ujrave të zeza ,furnizimit me energji elektrike dhe në fokus përgjysmimi deri në 2015 të njerëzve pa akses të qëndrueshëm ;
- Rritja e numrit të pikave të grumbullimit për shitje të produktit bujësor.
Sektorët e ekonomisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë periudhës 1945-1990, ashtu si në të gjithë Shqipërinë dhe në rrethin e Tropojës u bë kolektivizimi i tokave dhe u shtetëzuan të gjitha ndërmarrjet ekonomike. Gjatë kësaj periudhe popullsia e qytetit të Bajram Currit ishte e punësuar në aktivitete ekonomike terciare (tregti, shërbime, administratë,etj) si dhe një pjesë e saj në aktivitete bujqësore në zonat periferike të qytetit. Gjithashtu një numër i konsiderueshëm i banorëve u angazhua dhe në industrinë e nxjerrjes së mineraleve, miniera e Kamit, si dhe ndërtimin e hidrocentralit të Fierzës. Por gjatë viteve të fundit të sistemit socialist ,gjendja ekonomike e poullsisë u rëndua së tepërmi.Pas viteve 1990, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë u largua.Në të gjitha ndërmarrjet filloi procesi i privatizimit dhe një përqindje e popullsisë rezultuan të papunë. Kjo papunësi solli efekte negative në pakësim të të ardhurave.Një pjesë e kësaj popullsie të papunë iu përkushtua sektorit të tregtisë që me të ardhurat që merrte të siguronte jetesën. Vitet e fundit ka një interes të veçantë përsa i përket zhvillimit të turizmit, gjë e cila ndikon në rritjen e aktiviteteve ekonomike të qytetit të Bajram Currit. Sot në qytetin e Bajram Currit mbizotëron sektori i tretë i ekonomisë, tregtia dhe shërbimet, të cilat funksionojnë në sektorin privat.Sot qyteti i Bajram Currit i siguron të ardhurat bazë të ekonomisë nga tregtimi i produkteve bujqësore dhe blegtorale ,tregtia e veshjeve,tregtia e mjeteve të bujqësisë, etj. Në qytetin e Bajram Currit ndodhen rreth 140 biznese private si supermarkete, dyqane, lokale, bare dhe restorante, të cilat sigurojnë të ardhura të kënaqshme për poullsinë që merret me këto aktivitete[11]. Gjithashtu në qytetin e Bajram Currit gjenden dhe dy pika të grumbullimit të gështënjës dhe boronicës. Një pjesë e popullsisë që jeton në zonat periferike të qytetit kultivojnë dhe drufrutorë si kumbulla, dardha, rrush, etj. Këto përdoren përgjithësisht për vetëkonsum, por ka raste të viteve me prodhim të madh që tregtohen në dyqanet ushqimore në qytet.Në pjesën veriore të qytetit gjendet masivi i gështënjës i cili zë një sipërfaqe prej 2600 ha, dhe sjell të ardhura të konsiderueshme për popullsinë e zonës. Industria në qytetin e Bajram Currit përfaqësohet nga industria e përpunimit të drurit dhe të mobiljeve. Në qytetin e Bajram Currit janë ngritur 5 zdrukthtari, të cilat përpunojnë drurin pishe e ahu që e sigurojnë nga komunat përreth.Gjithashtu janë ngritur 3 qendra të rodhimit të mobiljeve, si dhe 3 qendra të prodhimit të dyerve dhe dritareve të duraluminit[11]. Industria e zhvillimit të turizmit në rrethin e Tropojës ndikon edhe në zhvillimin ekonomik të qytetit të Bajram Currit.Turistët që vijnë për të vizituar bukuritë e Tropojës ndalojnë në qytetin e Bajram Currit.Objektet e vizitueshme në qytet janë kryesisht historike si Muzeu Historik,pallati i Kulturës, etj. Një pjesë e konsiderueshme e turistëve qëndrojnë të paktën 1 natë në Bajram Curri ,për të më tej rrugët drejt pikave turistike. Kjo ka bërë që qyteti i Bajram Currit të ngrejë infrastukturën e nevojshme për turistët siç janë bare, restorante, hotele, etj. Disa nga hotelet e ngritura vitet e fundit të cilat ofrojnë gjithashtu bare dhe restorante janë[11]:
- Hotel,Bar-Restorant ‘’Shkëlzeni’’- I cili disponon 55 shtretër dhe që është në rikonstruksion për
shtimin e numrit të tyre në 114 shtretër .8 dhoma janë dopjo.
- Hotel,Bar-Restorant ‘’Vllaznimi ‘’ ,i cili ka 14 dhoma me 32 shtretër
- Hotel,Bar –Restorant ‘’Universi’’ me 5 dhoma* Hotel,Bar –Restorant ‘’Universi’’ me 5 dhoma
- Hotel ,Bar-Restorant ‘’EuroBushi’’,i cili ka 8 dhoma me kapacitet prej 24 shtretër
- Hotel,Bar –Restorant ‘’Real’’
- Hotel,Bar –Restorant ‘’Valbona’’,i cili ka 10 dhoma me kapacitet 37 shtretër
- Hotel ‘’Memia’’ me 3 dhoma dhe kapacitet 10 shtretër
Ngritja e këtyre hoteleve dhe bareve e restoranteve ka ndikuar dhe në zhvillimin ekonomik të qytetit, pasi janë punësuar shumë të rinj dhe të reja. Gjithashtu një numër i konsiderueshëm i popullsisë është e punësuar në administratën shtetërore si në bashki ashtu dhe në arsim dhe shëndetsi. Pra ,siç shihet dhe nga panorama e zhvillimit ekonomik të qytetit të Bajram Currit shumica e popullsisë është angazhuar në sektorin e tretë të ekonomisë.
Infrastruktura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]infrastruktura arsimore,infrastruktura shëndetësore,furnizimi me energji elektrike,furnizimi me ujë te pishëm,shërbimet postare dhe bankare,infrastruktura rrugore dhe gjendja aktuale e saj etj.
Infastruktura arsimore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti i Bajram Currit,si qendra kryesore administrative e rrethit, gjithmonë ka patur prioritet në zhvillimin e arsimit në krahasim me komunat e tjera. Nga qyteti i Bajram Currit kanë dalë personalitete të shquar shqiptar si :Ali Ibra, Sali Berisha, etj.Por fenomenet negative me të cilin është shoqeruar qyteti i Bajram Currit, është ajo që quhet Brain Drain, ose migrimi i trurit. Shumica e kësaj popullsie te arsimuar kanë pasur tendecën për tu larguar nga qyteti i Bajram Currit,duke investuar në vende të tjera si brenda Shqipërisë ashtu dhe jashtë saj. Sot infrastruktura arsimore e Bajram Currit përfaqësohet vetëm nga arsimi publik.Ai është i përfaqësuar nga arsimi parashkollor (1 çerdhe dhe 2 kopshte).Arsimi 9-vjeçar si dhe arsimi i mesëm.Ne qytetin e Bajram Currit ka një çerdhe dhe 2 kopshte, të cilët kanë rreth 278 fëmijë[19].Arsimi 9-vjeçar përfaqësohet nga tre shkolla 9- vjeçare,shkolla ‘’Besëlidhja e Malësisë’’,shkolla ‘’Konferenca e Bujanit’’ dhe shkolla ‘’Ali Podrimja’’, të cilat kanë rreth 1850[20] nxënës dhe një staf pedagogjik prej 110[11] mësuesish.Ndërsa arsimi i mesëm përfaqësohest vetëm nga një shkollë e mesme ‘’Asim Vokshi’’. Shkolla ‘’Beslidhja e Malësisë’’ ka gjithsej një numër prej 903 nxënësish, dhe një staf prej 52 mësuesish. Shkolla ‘’Konferenca e Bujanit’’ ka gjithsej një numër prej 457 nxënësish dhe një staf prej 31 mësuesish. Përvec mësimit paradite, në këto shkolla disa klasa vezhdojnë mësimin dhe pasdite. Shkolla 9-vjeçare ‘’Ali Podrimja’’ është një shkollë e re e cila ka vazhduar te funksionojë që me datën 19.11.2012.Ajo ka gjithsej 489 nxënës me një staf prej 25[21] mësuesish. Gjithsej ka 21 klasa ku 10 janë të ciklit të ulët me nga 2 paralele dhe 11 klasa janë të ciklit të lartë[21]. Në këtë shkollë funksionojnë 4 laboratore, kimie, fizike, biologjie dhe informatike, gjithashtu ka një palestër dhe një biblotekë. Ajo ështe një shkollë e standartve bashkëhore. Shkolla e mesme ‘’Asim Vokshi’’ është e vetmja shkollë e mesme publike në Bajrma Curri. Ajo ka rreth 920 nxënës që vazhdojnë mësimin ditën, mbi 800 nxënës vazhdojnë mësimet me siste part-time, dhe këtë dhe këtë vit është hapur një klas e re e përbërë nga 40 nxënës që quhet klas nate. Ka një staft të përbërë nga 42[21] mësuesish.Numri i lartë i nxënësve në shkollën e mesme lidhet me faktin se një pjesë e nxënësve te fshatrave preferojnë që të kryejnë studimet e arsimit të mesëm në qytetin e Bajram Currit. Rreth 99% e mësuesve që japin mësim në arsimin e mesëm janë me arsim të lartë iniversitar, ndërsa në shkollat 9-vjeçare rreth 70% e mësuesve janë më arsim të lartë, ndërsa pjesa tjetër kanë arsim të mesëm professional. Niveli i alfabetizmit në qytetin e Bajram Currit është në shifra shumë të vogla, për të mos thënë i papërfillshëm.
Infastrukutura shëndetësore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Infrastruktura shëndetsore e qytetit të Bajram Currit përfaqësohet nga spitali qëndror i cili funksionon në nivel rrethi. Aty ofrohen shërbimet te tilla si[11]:
- Shërbim urgjence 20 orë me 8 shtretër;
- Shërbim kirurgjie dhe mikrokirurgjie me repart 20 shtretër;
- Shërbimi i radiologjisë, ECHO, Rografi, EKG;
- Shërbim i pedriatrisë, reparti i pedriatrisë me 30 shtretër;
- Shërbimi patalogjie me 26 shtretër;
- Shërbim i Laboratorit Klinik-Biokimik;
- Komision Mjeko-Ligjor-
- Shërbim transporti i pacientëve në spitalin rajonal konsulëntë specialistike ose transferim shtrimi:
- Konsulta mjekësore shtrimi dhe konsuulta mjekësore periodike për çdo pacient branda spitalit.
Përveç spitali qëndror në qytetin e Bajram Currit gjenden 2 ambulanca lagjeje dhe një klinikë shërbimi stomatologjik ofrohet në pesë klinika dentare. Gjithashtu gjenden rreth katër farmaci,ku pacientët marrin ilaçet. Kujdesi nënës dhe fëmijës realizohet nëpërmjet një shtëpi e lindjeje[22]. Problem kryesor në infrastrukturën shëndetesore të qytetit të Bajram Currit mbetet mungesa e mjekëve, pasi shumica e tyre preferojnë të qëndrojnë në zonat e tjera urbane në aftësi të kryeqytetit si edhe shërbimet e specializuara. Për këtë arsyeje një pjesë e pacientëve u drejtohen qendrave më të specializuara në Tiranë. Një tjetër problem i cili del në pah në qytetin e Bajram Currit është edhe mungesa e pajisjeve mjekësore bashkëkohore dhe rinovimi i infrastrukturës së kujdesit shëndetësor. Gjithashtu problem mbetet dhe kujdesi i nënave dhe fëmijeve,te cilit duhet ti kushtohet një vëmendje më e madhe,pasi dhe nievelet e sëmundjeve kanceroze po rriten gjithmonë e më shumë në nivel kombëtar.
Infastruktura e qytetit të Bajram Currit ka një ndikim pozitiv në të gjithë komunikimin dhe anëtarët e familjes. Furznizimi i rregullt me energji elektrike,uji i pishëm i rrjedhshëm,rrugë më shërbim urban të rregullt janë faktorë lehtësues për banorët. Në qytetin e Bajram Currit, gjendja e pergjithshme e infrastrukturës është funksionale, por shumë e amortizuar dhe që duhen rikonstruktuar.
Furnizimi me ujë të pishëm Rrethi i Tropojës ka burime të shumta ujore mbi dhe nëntokësore. Këto burime janë të mjaftueshme për popullsinë në rast se funksionojnë me efiçensë dhe nuk ka ndërhyrje të paligjshme në rrjet.Ndonëse burimet janë të shumta e rëndësishmë problem qëndron në tubacionet dhe sigurimin e pastërtisë së tij deri në çesmat e familjeve. Për këtë janë përcaktuar një sërë ndërkyerjesh si:rritja e investimeve për përmisimin e cilësisë së ujit:rehabilitimin i rritjeve të kanalizimeve nëpërmjet menazhimit të mirë të shërbimeve; rregullimi i tarifave; matja e saktë e konsumit të ujit;zvogelimi i lidhjeve të paligjshme dhe nxitja e pagesave; kalimi i pronësisë së infrastrukturës se ujësjellësit dhe kanalizimeve nga qeveria qëndrore në atë locale (të bashkise)etj. Problemi që egzistonte në qytetin e Bajram Currit ishte ndërprerja e furnizimit të ujit gjatë ditës (vetëm 9 orë në ditë),por me projekte e financuara nga bashkia për rikonstruksionin e kanalizimeve të ujrave të bardha ky problem po gjen zgjidhje.Aktualisht është bërë lidhja ujësjellsin e Qarkut të Dunishës,i cili ka pëerfunduar në dy lagje të qytetit kanë furnizuar 24 orë më ujë të pishëm. Rreth 90% e familjeve të qytetit kanë system uji brenda familjes,8% e kanë sistemin e ujit jashtë shtëpisë dhe vetëm 2% furnizohet me ujë depozite[23].Por përfundimin e projektit të ujësjellësit dhe ky problem do të marrë fund.Problemi kryesor për një pjesë të qytetit të Bajram Currit mbetet amortizimi i tubacioneve për shkak të së cilës ka pasur raste dhe të përzierjes së tyre me ujrat e zeza,por me projektet që po realizohen ky problem nuk do ndodhë më.
Furnizimi me energji elektrike dhe sistemi i ngrohjes thuajse është një problem i zgjidhur në qytetin e Bajram Currit. Në përgjithësi nuk ka ndërprerje të saj,duke përjashtuar rastet e remonteve,defekteve apo stugive të dimrit.Problemi kryesor në furnizimin me energji elektrike mbetet amortizimi i shtyllave te tencionit transformatorëve, kabllove, izolatorëve etj.Këto bëhen shpesh dhe burim i mungesës së energjisë elektrike. Për sistemin e ngrohjes përdoren më shumë burimet drusore si dhe gazi dhe kondicionerët.Në qytetin e Bajram Currit rreth 95% e popullsisë ka system ngrohje individuale.
Telekomunikacioni u grupua me shërbimet postare dhe ato telegrafike nga viti 1990-1992.Ne vitin 1992 shërbimi telefonik u nda nga shërbimi postar duke krijuar ndërmarrjen publike që u quajt ‘’Albtelecom’’,si rezultat i kësaj shërbimet telefonike u permisuan jashtë mase,ku shumë familje u pajisën me një telefon linjë të cilat mbuluan më sinjal telefonik të gjithë qytetin dhe zonat rurale.Aktualisht sot operojnë të gjitha kompanitë e telefonisë celulare si Vodafon,AMC,Eagle Mobile dhe Plus. Lidhur me telekomunikacionin është edhe çeshtja e shfrytëzimit të internetit.Interneti në Bajram Curri ofrohet nga kompania private si dhe Albrelecom-i.Kjo çoi dhe në hapjen e internet-kafeve,gjë e cila ka mundësi që çdo i rid he kushdo tjetër të ketë mundësinë e aksesimit në internet.Shumica e familjeve e kanë një linjë internet në familje.Gjithashtu internet shfrytëzohet dhe nëpërmjet celularëve.
Sherbimet postare operojnë në gjithë qytetin. Gjithashtu për shërbimet postare monetare ndodhet një Wester Union.Gjithashtu në qytetin e Bajram Currit janë dhe filialet e disa bankave private që operojnë në Shqipëri si Raifaissen Bank etj.
Infrastruktura rrugore është transporti kryesor. Qyteti lidhet me fshatrat me anë të fugonave të cilët transportojne njerëz dhe mallra.Shërbimi i transportit që lidh qytetin me rrethet e tjera kryet çdo ditë me Kosovën,Tiranën,Durrësin,Hasin etj.Infrastruktura rrugore ka ardhur çdo vit në përmisim.Rruga nacionale Tiranë-Bajram Curri është asfaltuar dhe në gjendje të mirë. Gjithashtu vitet janë realizuar dhe projektet për përmisimin e rrugëve që lidhin qytetin me fshatrat siç është ajo e Bajram Curri-Valbonë.Disa nga rrugët e brendshme tê qytetit janë rikonstruktuar siç janë rruga ‘’Agim Ramadani’’,rruga ‘’Beswlidhja e Malësisë’’,rruga “Mic Sokoli”,etj.Gjithashtu janë në rikonstruktim e sipër rrugët “Partizani” dhe “Asim Vokshi”.
Zhvillimi urban i qytetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historiku i qytetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti i Bajram Currit është një qytet i ri i cili është ndertuar si qëndër administravtive e rrethit të Tropojes në vitin 1957 mbi vendin e quajtur fshati Kolgecaj. Deri në këtë kohë, si qëndër administrative e rrethit ka shërbyer fshati Tropojë, por me kalimin e kohës lindi nevoja për të krijuar një qëndër urbane që të shërbejë edhe si qëndër rrethi. Nisur nga pozicioni gjeografik dhe kushtet natyrore në të cilat ndodhej , u vendos të ndërtohej mbi fshatin Kolgecaj. Ai ndodhet pothuajse në qëndër të rrethit të Tropojë dhe emri i tij u vendos në nderim të Bajram Currit. Nisur nga fakti që qyteti u ndërtua gjatë sistemit socialist, organizimi i zhvillimit urban në vitet e para të krijimit të tij ishte në funksion të administratës shtetërore. Nisën ndërtimet e para me një e dy kate, si ndërtesat e komiteteve të partisë e atij ekzekutiv, të atyre të rendit, etj. Këto ndërtime dallohen për strukturën e tyre të lehtë si ndërtime me lëndë të parë drurin dhe më vonë edhe ato prej guri e të kombinuara, duke shfrytëzuar lëndën e parë të vendit. Pallatet u ndërtuan në sistemin tradicional 5-katësh. Me kalimin e viteve u punua edhe në ndërtimin e infrastrukturës rrugore të qytetit, ndërtimin e shkollave,ndërtimin e objekteve shëndetsore dhe atyre të shërbimit komunal , tregtisë etj. Urbanistika e këtij qyteti është zhvilluar gjatë periudhës së parë të ndërtimit të tij në mënyre spontane, pa ndonjë plan të mirëfilltë , por sipas kërkesave më urgjente të kohës , pra pa patur ndonjë plan të përgjithshëm rregullues.
Shtrirja e qytetit ,forma dhe madhesia
Qyteti i Bajram Currit shtrihet në pjesën fundore të shpatit lindorë të majës së Hekurave. Lartësia mbi nivelin e detit varion nga 320 deri në 435m, me një terren me pjerrtësi që shkon nga 10 % deri në 12%. Qyteti ka një sistem rrugorë të kombinuar radial dhe kuadratik, kjo në përshtatje me terrenin ku ai u ndërtua. Ka zonim funksional mjaft të mirë me zona të ndara banimi(blloqe banimi), gjelbërimi, tregtare, spitalore etj.
Karakteristikat urbanistike te qytetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti ka strukturë urbanistike kompakte dhe një zonim të qartë funksional. Duke qënë në shpatin lindorë të malit ka një diellëzim mjaft të mirë dhë është i mbrojtur nga erërat. Qëndra e qytetit është e kompozuar në dy sheshe të lidhura me njëri-tjetrin: - sheshi kulturor ku ngrihen, muzeu, pallati i kulturës, stadium, hotel “Turizmi”, shkolla 9-vjeçare dhe - sheshi administrativ ku ngrihen bashkia , ish këshilli i rrethit dhe ish shtëpia e oficerëvë. Lloji i ndërtesave të ndërtuara janë pallate me 5 dhe 6 kate dhe shtëpi private, vila me 1 ose 2 kate. Po të shikojmë në një këndvështrim më të gjerë, tipi i ndërtesave 5-6 kate, është sistemi klasik i periudhës komuniste, i cili ndodhet pothuajse në të gjitha qytetet jo vetëm të Shqipërisë, por edhe në të gjithë vendet e Europës Lindore që kanë pasur tipin e ekonomisë së centralizuar-socialiste. Kjo tregon mjaft qartë dhe kohën e ndërtimit të qytetit.
Vepra arkitekturore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pallati i kulturës “Dardania” ka përfunduar ndërtimin e tij në vitin 1977. Ai ka një infrastrukturë që i plotëson kërkesat e cdo trupe profesioniste në teatër , estradë apo spektakël. Ka një holl të bollshëm dhe komod, një sallë shfaqjeje me kapacitet mbi 400 vende e me llozhe. Skene ka dhoma për aktorë, garderobë, sallë për leksione, sallë për ekspozita e veprimtari të tjera masive. Gjithashtu ekzistojnë dhe mjediset e punës për aktorë, për muzikë, për zyra, për foni, sallë për koreografi, sistem ndriçimi .[11].
Muzeu historik i qytetit të "Bajram Currit" është ndërtuar në vitin 1985. Janë të gërshëtuara elementët e arkitekturës vendase me atë bashkohore. Mjediset e muzeut janë të bollshme dhe mëse funksionale. Ai ka rreth 8 salla ekspozimi për eksponatet muzeale, me një sipërfaqe 1300m2. Këto salla janë projektuar dhe realizuar në formën e rrathëve koncentrik dhe ka një ndarje të kateve në formë të tillë që kalon nga njëri kat në tjetrinpa u vënë re me 3-4 shkallë. Ky muze është i vendosur në qëndër të qytetit ku ndodhet edhe permendorja Bajram Curri , i cili krijon një ansambël historiko- arkitekturorë[11].
Biblioteka e parë publike në qytetin e Bajram Currit ( dhe në të gjithë rrethin e Tropojës ) është krijuar në vitin 1962, me vendim të organeve shtetërore të kohës. Ndodhet në qëndër të qytetit, në bulevardin kryesor të tij. Sipas emërtimit zyrtar të kohës së formimit të saj ajo emërtohej “Biblioteka e rrethit Tropojë”. Ky institucion është ngritur në kuadrin e Shtëpisë së kulturës në qytetin e Bajmram Currit, në një ndërtesë dykatëshe, afër ndërtesës së bibliotekës aktuale. Ajo është rikonstruktuar vitet e fundit dhe po plotëson mungesat e fondit të librit. Aktualisht ajo ka një numër të konsiderueshëm librash ,ku fond ii materialeve biblotekare është rreth 12647 tituj dhe 16595 ekzemplarë. Ajo është një qendër e rëndësishmë kulturore , ku përveç promovimit të librave organizohen edhe aktivitete të tjera kulturore.[11].
Zhvillimi urban i qytetit pas vitit 1990
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Plani i fundit rregullues i qytetit të Bajram Currit është hartuar në vitin 1974. Pas viteve 1990 nuk ka patur ndonjë ndryshim hapsinor të strukturës së brendshme të qytetit. Janë ndërtuar disa apartamente banimi ( numër i kufizuar) , kërkesat dhe tendencate ndërtimeve për banim ka qënë për ato individual dhe zgjerim i atyre ekzistues, sidomos në pallatet me një sipërfaqe të kufizuar banimi ( shtresat e ballkoneve, etj ). Rikonstruksionet e ambienteve të brendshëm dhe kthimi kateve të para të pallateve, sidomos të atyre të qëndrës, në objekte tregtie e shërbimi. Objekte të rëndësishme të ndërtuara vitet e fundit jane Pallati i Sportit, shkolla 9- vjecare “Ali Podrimja”, Nënstacioni elektrik, disa hotele dhe lokale. Objektet qe i shërbenin, para vitet ’90 industrisë, sot janë të privatizuara , shumë prej tyre janë shembur, për tu kthyer në sheshe për ndërtime të reja, si për banim ashtu edhe për tregëti e shërbie të tjera private. E pandryshuar ka mbetur zona e administratës shtetërore, e asaj shkolle, sportive dhe e shëndetësisë, përveç rikonstruksioneve që i janë bërë ndërtesave që i shërbejnë atyre. Një punë e madhe është bërë në fushën e infrastrukturës rrugore të qytetit , duke i rikonstruktuar shumicën e tyre. Po kështu edhe rrjetet inxhinierike, si ai i ujësjellësit , kanalizimeve të ujrave të zeza, kanaleve të ujrave të bardha, i rrjetit të furnizimit të energjisë elektrike 20 kv (bashkë me N/stacionin e ri elektrik), rrjeti i r ii telefonisë dhe i internetit , janë bërë pothuajse të reja[11].
Qyteti i Bajram Currit ka një infrastrukturë rrugore inxhinjërike përgjithësisht të amortizuar. Rrjeti rrugor dhe rrjeti i kanaleve të ujrave të bardha (shirave) është i ndërtuar në vitet 1970-1980. Rrjetet e ujësjellësit dhe të kanalizimeve të ujrave të zeza janë ndërtuar në vitet 1960-1970. Aktualisht në qytet ka një sipërfaqe prej 4.5km rrugë dhe trotuare të asfaltuara. Vitet e fundit është ndëruar linja e re e furnizimit me ujë të pishëm nga Qarku u Dunishës dhe po përfundon edhte rrjeti i brendshëm i ëjësjellësit në qytet41* Disa nga investime e përfunduara në qytetin e Bajram Currit janë [11]:
- Sistemimi dhe asfaltimi i rrugës” Agim Ramadani” ;
- Sistemimi dhe asfaltimi i rrugës “Besëlidhja e Malsisë”;
- Sistemimi dhe asfaltimi i rrugës “Mic Sokoli”;
Sistemimi i vend-depozitimit të mbetjeve urbane:
- Rikonstruktimi i Muzeut Historik ;
- Adoptimi i godinës së ushtrisë në konvikt për shkollat e mesme ;
- Rrjeti kryesor i ujësjellësit të qytetit ;
- Këndi i lojrave në lagjen “Dardania” ;
- Pallati i sportit “Valbona” ;
- Ndërtimi i shkollës 9-vjeçare “ Ali Podrimja”.
Ndërsa disa nga projektet e financuara nga bashkia që janë në punim e sipër janë :
- Sistemimi i lagjes “Partizani” ;
- Sistemimi dhe asfaltimi i shëtitores “ Asim Vokshi” ;
- Përfundimi i rrjetit të ujësjellësit nga Quku i Dunishës.
Ndërsa projektet të cilat pritet në realizohen në të ardhmen jane [11]:
- Sistemimi i lagjes “ 28 gushti” ;
- Sistemimi dhe asflatimi i rrugës “ Bylbyl Breçani” ;
- Sistemimi i sheshit mes shkollave 9- vjeçare ;
- Ndërtimi i kanalit pritës të ujrave ne Nimnaj ;
- Ndërtimi i thertores së re ;
- Sistemimi dhe asfaltimi i rrugës “ Ukshin Delia”
- Ndërtimi i stadiumit të footballit në fushën ekzistuese;
- Rikonstruktimi i shkollës 9- vjeçare “ Besëlidhja e Malësisë”;
- Rikonstruktimi i gjimnazit “ Asim Vokshi” ;
- Rikonstruktimi i çerdhes së qytetit ;
- Rikonstruktimi i kopshtit nr.1
- Rikonstruktimi i kopshtit nr.2
Gjendja e mjedisit
Problemet kryesore mjedisore në qytetin e Bajram Currit janë mbetjet urbane, mbetjet inertedhe kanalizimi i ujrave të zeza. Organizimi i grumbullimit, transportimit, depozitimit dhe asgjësimit të mbetjeve urbane paraqet nje numër vështirësish dhe një kosto të konsiderueshme financiare. Problemet kryesore me të cilat përballet ky sector janë [24]:
- Sistemet për grumbullimin dhe heqjen e mbetjeve janë të pamjaftueshme dhe jo shumë efikase ;
- Mungon informacioni mbi sasinë dhe përbërjen e mbetjeve i cili do të ndihmonte në përcaktimin e alternativave më të përshtatshme teknike;
- Shërbimi i pastrimit, grumbullimit të mbetjeve dhe sistemet e menaxhimit nuk janë bashkëkohore
- Burimet financiare dhe teknike për këtë sector kanë qënë dhe vazhdojnë të jënë të pamjaftueshme;
- Mungon ndërgjegjësimi public rreth trajtimit të mbetjeve dhe rreth kostos së dëmit që shkaktohet nga keqmenaxhimi, etj.
Përgjegjësia për grumbullimin e mbetjeve urbane i përket qeverisjeve lokale dhe përzgjedhja e firmave të duhura të sektorit privat për dhënien e këtij shërbimi është mjaft e rëndësishme. Organizmi aktual i pastrimit dhe heqjes së mbetjeve urbane vështirësohet nga kufizimet e mëposhtme [25]:
- Standard i ulët i mjeteve transportuese ;
- Kushte të këqija të kontejnerëve për shkak të parregullsisë së heqjes së mbeturinave ;
- Kontejnerët nuk vendosen në vende të miratuara ;
- Mungon infrastruktura e nevojshme ;
- Ujërat që depërtojnë nëpër hapësirën e vend depozitimit të mbetjeve bëhën të ndotura ;
- Mjete të pamjaftueshme për menazhimin e pandërprerë të mbetjeve ;
- Nuk monitorohet sasia e mbetjeve dhe ndikimi i tyre në mjedis;
Mbetjet urbane në qytetin e Bajram Currit kanë arrdhur duke u rritur nga viti në vit pasi kemi rritje të konsumit të popullsisë , ndërsa mbetjet inerte kanë një tendencë ulje. Kështu nëse i referohemi statistikave të vitit 2010, popullsia ishte rreth 8159 banorë, sasia vjetore e mbetjeve ishte 0.716ton/banorë, nga të cilat 2500 ton janë mbetje urbane dhe 1300 ton janë mbetje inerte. Një nga problemet më shqetësuese për qytetin ka qënë vendgrumbullimi i mbeturinave në hyjre të qytetit.me financimin e buxhetit të shtetit është ndërtuar vendepozitimi (landfill) i r ii mbetjeve urbane në Koj. Ka filluar depozitimi i mbetjeve që nga viti 2010. Një tjetër problem për bashkinë është mungesa e kazanëe nga vetë spitali ku grumbullimi i mbetjeve bëhet në “ kutinë e mbetjeve spitalore” ku këto mbetje hidhen në këto kuti dhe digjen nga përsonat përkatës. Riciklimi i mbetjeve urbane në të gjithë vendin përgjithësisht nuk është efektiv. Në qytetin e Bajram Currit ai është thuajse inekzistent me përjashtim te disa rasteve të shkëputura( mbledhja e hekurishteve dhe metaleve të papërdorshme nga njerëz të varfër). Ndryshimi i kësaj situate do të kërkojë për shumë kohë, përpjekje ,investime dhe planifikim të mirë. Një tjetër problem mjedisor në qytetin e Bajram Currit janë edhe materialet e mbetjeve inerte, te cilat përmbajnë material të tjera të tilla si metale dhe bojëra. Me zhvillimin ekonomik dhe zgjerimin e industrisë së ndërtimit , këto lloj mbetjesh do të rriten ndjeshëm. [25] Megjithëse bashkia ka aprovuar një vend për depozitimin e këtyre mbetjeve, përësi hedhja e tyre në vende të paautorizuara është e shpeshtë. Megjithëse iniciativa për përmisimin e gjëndjes së mjedisit në qytetin e Bajram Currit janë të kënaqshme, sërisht mbeten disa sfida për tu realizuarsi[26]:
- Rehabilitimi i vend depozitimit të mbyllura ( zbukurimi i tyre dhe mbjellja e pemëve);
- Heqja e mbetjeve të depozituara në vendet e paautorizuara ;
- Vendosja e sanksioneve për ndotësit ;
- Fushatë ndërgjegjësimi publik për mbetjet ;
- Puna bindëse në nivele të Këshillit Bashkiak që problemi i mbetjeve urbane duhet të përmirësohet si një çështje prioritare ;
- Miratimi i shesheve për “varrezë makinash” , etj.
Një tjetër problematikë mbetet dhe ndërgjegjësimi dhe sjellja e komunitetit lokal ndaj ambientit ku janë konstatuar disa problem si [27]:
- Raste të djegies së gomave në natyrë dhe djegies së mbetjeve në kontejnerët e mbetjeve urbane ose pranë tyre ;
- Riciklimi i kanaçeve të aluminit dhe metaleve të tjera të tilla si hekur dhe bakër bëhet nga individë të cilët nuk janë të liçensuar dhe punojnë pa paisjet e duhura gjë e cila në disa raste ka shkaktuar problem shëndetsore ;
- Bizneset shpesh i hedhin mbetjet në mënyrë të pakontrolluar .
Rreziqet e mundshme
Shtrirja e qytetit në një rrafshinë në rrëzë të Alpeve, Bajram Curri ndoshet në kufi të një zone me rrezik shkëputjeje aktive, e cila është e vazhdueshme në drejtimin jugperëndim-verilindje. Kjo sjell që të ketë eurozion të shpeshtë , sidomos në kohë të reshjeve, te cilat arrijnë mbi 2000mm në vit. Veprimtaria e borës është gjithashtu e lartë dhe herë pas here shfaqet rreziku i orteqeve dhe ngricave.
Marredhenia midis qytetit te B.currit dhe zonave rurale
Qyteti i Bajram Currit është qëndra kryesore administrative në rrethin e Tropojës. Aty janë të përqëndruara të gjitha autoritetet shtetërore, si dhe funksionet bazë shtetërore. Të gjitha fshatrat e komunave të rrethit të Tropojës i kryejnë shërbimet e tyretregtare në qytetin e Bajram Currit. Lidhja e qytetit të Bajram Currit me zonat rurale bëhet nëpërmjet rreugëve automobilistike. Një pjesë e tyre është e asfaltuar, ndërsa lindhja me disa fshatra të thellë është e vështirë dhe bëhet shpesh e pamundur gjatë stinës së dimrit , për shkak të reshjeve të mëdha të borës. Përveç shërbimeve tregtare, zonat rurale kryejnë në qytetin e Bajram Currit dhe shërbime të tjera si ato postare, bankare etj. Ato marrin shërbimet bazë shëndetësore në spitalin rajonal të Bajram Currit si dhe shërbime të tjera arsimore, ku një pjesë e zonave rurale që nuk ka shkollë të mesme zgjedhin qytetin e Bajram Currit për kryerjen e studimeve të shkollës së mesme.
Plani i zhvillimit urbanistik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas viteve ’90 ndërtimet në qytetin e Bajram Currit janë bërë në bazë të planeve pjesore urbanistike, në mungesë të një plani të përgjithshëm urbanistik, pasi plan i vjetër, i miratuar në vitin 1974 nuk i përgjigjet ndryshimeve social-ekonomike të ndodhura në qytetin e Bajram Currit pas vitit 1990. Planet pjesore urbanistike janë bërë në pjesë të veçanta të qytetit, vetëm për nevoja urgjente, për disa objekte të domosdoshme shkollore, infrastrukturore e publike me vlera për komunitetin. Në këto kushte lindi nevoja e hartimit të një plani të ri të përgjithshëm urbanistik, ku sipas nenit 89 të Ligjit nr.10119” Për Planifikimin e Territorit” , datë 23.04.2009: “ Të gjitha Bashkitë dhe Komunat të cilat nuk disponojnë një instrument të kontrollit të zhvillimit të territorit , duhet të pajisen me një të tillë dhe ta miratojnë jo më vonë se dy vjet nga data e hyrjes në fuqi me efekte të plota të këtij ligji”.
Neni 3, pika 2, e këtij ligji përcakton instrumentet e planifikimit , të cilat janë : politikat, planet dhe rregulloret. Plani i shvillimit urbanistrik nevojitet për të orientuar zhvillimin territorial por edhe ekonomik , social dhe mjedisor të bashkisë. Mirëpo para se të kalojmë tek plani , ka nevojë për orientim strategjik të zhvillimit të territorit të cilat marrin në konsideratë kontekstin social- ekonomik dhe mjedisor.[28]
Bashkia e Bajram Currit , në kuadër të hartimit të Planit të zhvillimit urbanistrik të saj ka kërkuar mbështetjen e universitetit POLIS për hartimin e këtij plani. Asistenca e dhënë nga Universiteti POLIS duhet tëpërqëndrohet në :
- Analizën e situatës në territorin Bashkisë,
- Hartimin e vizionit të zhvillimit të Bashkisë,
- Hartimin e Planit të Përdorimit të Tokës ( Reliacion dhe harta)
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gastronomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gatimet karakteristike të kësaj zone përfshijnë specialitete të tilla si ‘’maza e zier’’,’’flija’’ , ’’pitja’’. Turistët që vizitojnë qytetin e Bajram Currit preferojnë më shumë gatime tradicionale të gjitha të gatura me produkte të freskëta të zonës si mish të thatë , fasule,qumësht , djathë , mjaltë dhe produkte organike. Nga gatimet më të preferuara , mbetet trofta e lumit të Valbonës apo qulli me tamel , që gatuhet me miell misri. Djathi i përgatitur me qumështin e freskët të bagëtive të zonës , përdoret thuajse në çdo gatim.
Këngët dhe vallet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këngët lirike , baladat dhe epika historike janë pjesë e folklorit të këtij qyteti. Shoqërimi i këngëve të burrave bëhet me çifteli , ndërsa i grave me daire.Në këtë qytet këndohen këngët e eposit të kreshnikëve që shoqërohen me lahutë apo çifteli.Vallet epike kërcehen më shumë nga burrat , ndërsa gratë kërcejnë ato lirike dhe ritual që shpesh shoqërohen daire e çifteli.
Veshjet tradicionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në qytetin e Bajram Currit janë përdorur dhe përdoren ende, sidomos në raste dasmash dhe ceremonish, veshjet popullore. Burrat përdorin veshjet me tirq me kapuçin e bardhë, veshjen me ‘’lidhce e marhame’’, si dhe veshjen me ‘’xhubletë’’. Larmia e madhe egziston dhe të veshjet e grave me këmishët prej beze të bardha me mëngët të gjata fundet poshtë gjurit me dhe pa zbukurime. Ky qytet dallohet edhe për punimet karakteristike artizanale si qilima dhe sixhadetë , shiltet dhe rrugicat , këllëfë jastëku të qëndisur, strajca etj. Larmia ornamentale dhe kombinimet e ngjyrave krijojnë një sistem karakteristik dhe të papërsërishëm të veshjeve dhe ngjyrave, që spikat në rrafshin kombëtar[29].
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Bashkia BAJRAM CURRI
- ^ Zyra e gjendjes civile,Bashkia BAJRAM CURRI
- ^ Strategjia e Zhvillimit të qarkut Kukës mbështetur në OZHM,Kukës 2008
- ^ P.QIRIAZI,Gjeografia fizike e Shqipërisë,fq.176-177,Tirane 2006
- ^ P.Qiriazi,Gjeografia fizike e SHQIPËRISË,fq.176-177,Tirane 2006
- ^ P.Qiriazi,Gjeografia fizike e Shqipërisë,fq.176-177,Tirane 2006
- ^ Nik Pepkola,Burimet natyrore dhe menaxhimi i pyjeve te rrethit TROPOJË,fq.5-7, Tropojë 2008
- ^ Komuna Margegaj, Qarku Kukës “Strategjia afatmesme e zhvillimit 2009-2015”,fq.11
- ^ “Tropoja,Djep Kulture”Selim Matoshi referuar Prof.doc.Xheladin Gosturani.fq.3,Tiranë 2008
- ^ a b Këshilli i Qarkut Kukës(http://www.kqk.gov.al/search/node/tropoja Arkivuar 23 janar 2020 tek Wayback Machine)
- ^ a b c d e f g h i j k l Bashkia Bajram Curri
- ^ zyra e gjendjes civile,bashkia B.Curri
- ^ Këshilli i Qarkut Kukës (http://www.kqk.gov.al/search/node/tropoja Arkivuar 23 janar 2020 tek Wayback Machine)
- ^ a b Strategjia e Zhvillimit të Qarkut të Kukësit mbështetur në OZHM,fq.19,Kukës 2008
- ^ Strategjia e Zhvillimit të Qarkut të Kukësit mbështetur në OZHM,fq.21,Kukes 2008
- ^ Strategjia e Zhvillimit të Qarkut të Kukësit mbështetur në OZHM,fq.24,Kukes 2008
- ^ Strategjia e Zhvillimit të Qarkut të Kukësit mbështëtur në OZHM,fq.29,Kukes 2008
- ^ Strategjia e Zhillimit të Qarkut të Kukësit mbështetur në OZHM,fq.29,Kukës 2008
- ^ Strategjia e Zhvillimit të Qarkut të Kukësit mbështetur në OZHM,fq.47,Kukes 2008
- ^ Strategjia e Zhvillimit te Qarkut te Kukesit mbeshtetur ne OZHM,fq.47,Kukes 2008
- ^ a b c Bashkia Bajram Curri
- ^ Strategjia e Zhvillimit të Qarkut të Kukësit
- ^ Strategjia e Zhvillimit të Qarkut të Kukësit mbështetur në OZHM,fq.32,Kukes 2008
- ^ Nik Pepkola,Burimet natyrore dhe menaxhimi i pyjeve të rrethit Tropojë,fq45,Tropoje 2008
- ^ a b Nik Pepkola,Burimet natyrore dhe menaxhimi i pyjeve të rrethit Tropojë,fq46,Tropoje 2008
- ^ Nik Pepkola,"Burimet natyrore dhe menaxhimi i pyjeve të rrethit Tropojës",fq46,Tropoje 2008
- ^ Nik Pepkola,Burimet natyrore dhe menaxhimi i pyjeve të rrethit Tropojë , fq46 , Tropoje 2008
- ^ Kushtetuta e Shqipërisë http://www.parlament.al/web/Kushtetuta_e_Republikes_se_Shqiperise_e_perditesuar_1150_1.php
- ^ “Tropoja,Djep Kulture”Selim Matoshi referuar Prof.doc.Xheladin Gosturani,fq.46-60. Tiranë 2008