Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Bangladeshi

Coordinates: 23°48′N 90°18′E / 23.8°N 90.3°E / 23.8; 90.3
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

23°48′N 90°18′E / 23.8°N 90.3°E / 23.8; 90.3

গণ প্রজাতন্ত্রী বাংলাদেশ
Gana Prajātantrī Bānglādesh
Emblema - Bangladeshi
Bangladeshi Bangladeshi
Moto Kombëtare: s´ka
Vendndodhja - Bangladeshi
Vendndodhja - Bangladeshi

Republika Popullore e Bangladeshit (bengalisht:গণ প্রজাতন্ত্রী বাংলাদেশ Gôno Projātontrī Bāņlādesh lat. Bangladesia) është vend në Azinë jugore. Kjo republikë është krijuar në territorin antik të quajtur Bengali. Bangladeshi kufizohet me Indinë dhe Burmën (tani Mianmar) dhe është fqinje e Kinës, Nepalit dhe Butanit.

Artikulli kryesor : Historia e Bangladeshit

Lidhja Avami e themeluar më 1949 dhe e udhëhequr nga Mujibur Rrahmani, e që paraqitej si udhëheqëse e lëvizjes autonome në Pakistanin-Lindorë, e ndihmuar ja arrinë që më 1971/72 të krijojë shtetin e Bangladeshit. Më 1975 ndodhë një puçë, me që rastë vije deri tek vrasja e udhëheqësit Mujibur Rrahmanit. Nga 1976 fillon regjimi i Gjeneralit Zija ur-Rrahmanit, i cili u vra më 1981. Nga 1982 deri më 1990, republikën e udhëhiqte Hysen Muhamt Ershadi dhe nga 1991-ta në Bangladesh, si femra e parë në shtete islamke, zgjidhte Minister Presidente Khaleda Zijaja (Partisë Nacionale Bangladeshi) të cilën e pasonë më 1996 Sheiku Hasina Vajedi (Liga Avami).

Njësitë administrative në Bangladeshë
Dhaka

Bangladeshi qeveriset në gjashtë njësi të nivielit të lartë administrativ [1].Secila njësi është e emërtuar sipas qendrës: Barisal (বরিশাল), Chittagong (চট্টগ্রাম), Dhaka (ঢাকা), Khulna (খুলনা), Rajshahi (রাজশাহী), dhe Sylhet (সিলেট)

Njësitë e nivelit të lartë ndahen në njësi më të vogla të rendit të dytë të quajtura zila. Janë 64 njësi të tilla që ndahen më tutje në njësi të rendit të tretë të quajtura upazila apo thana (stacione politike). Sipërfaqet e njësive (stacioneve) politike përveq atyre që gjenden në qytete të mëdha (metropole) të gjitha ndahen më tutje në njësi të nivelit të katërt. Njësitë e niveleve të katërta ndahen në njësi të nivelit të pestë të quajtura mahallas.

Si qytete të mëdha (metropole) merret Dhaka - kryeqyteti dhe qytet imë i madhë në Bangladesh dhe qendrat/qytetet Chittagong, Khulna, Rajshahi, Barisal and Sylhet. Në këto qendra gjenden kryesia elektrorale ndërsa në komunat e njësitë tjera gjenden selia e elektoratit. Zgjedhja e kryetarit dhe e personit në seli bëhehet çdo pesë vite.

Qyteti pop. e qytetit [2] pop. e metropolit [3]
Dhaka 6,969,458 11,918,442
Chittagong 3,920,222 3,920,222
Khulna 1,400,689 1,400,689
Rajshahi 727,083 727,083
Sylhet 339,368 339,368
Barisal 291,769 291,769

Sipërfaqe tjera:

Qendra Njësia administrative pop. [4]
Comilla Chittagong 419,623
Tungi Dhaka 368,914
Mymensingh Dhaka 336,960
Rangpur Rajshahi 295,999
Narshingdi Dhaka 292,838
Bogra Rajshahi 284,003
Jessore Khulna 250,065

Gjeografia e shtetit

Degë kryesore të ekonomisë merret se është bujqësia (orizi, arra dhe frute për vaj, duhani, çaji, etj.), fushat e gazit natyrorë, në lindje prinë industria e çelikut në Çitagong (Chittagong), Rafinerit e naftës, Ndërtimtaria e anijeve, Industria e letrës dhe ajo kimike, dhe Industria e Makinerisë. Është eksportues i njohur i tekstileve. Ka porta ajrore internacionale në Daka dhe Çitagong.

Republika zë një sipërfaqe prej 143 998 km2 në të cilën jetonë rreth 123,1 milion banorë, nga këta banorë 86% janë mysliman dhe 12% hindus.

  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ CIA2007
  2. ^ "Qytete më të mëdha në Bangladeshë". Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2007. Marrë më 24 qershor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Statistikat e gazetës botërore mbi popullsinë e Bangladeshit". Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2007. Marrë më 24 qershor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Bangladesh: largest cities and towns and statistics of their population". world-gazetteer.com. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2007. Marrë më 24 qershor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]