Bara Imambara
26°52′09″N 80°54′46″E / 26.869104°N 80.912885°E
Bara Imambara | |
---|---|
Emri amëtar Stampa:Lang- | |
Lloji | Imambara |
Vendndodhja | Lucknow, Uttar Pradesh, Indi |
Sipërfaqja | 50 m e gjerë |
Ndërtuar | 1784 |
Arkitekti | Kifayatullahu |
Stili arkitekturor | Arkitektura Mogule |
Bara Imambara (në gjuhën urdu Nastaliq - بڑا امامباڑا, në gjuhën hindi बड़ा इमामबाड़ा) është një kompleks imambara në Lucknow të Indisë, e ndërtuar built nga Asaf-ud-Daula, Nawabi i Awadhit në vitin 1784. Ajo quhet gjithashtu edhe Asafi Imambara. Bara do të thotë i madh, ndërsa një imambara është një faltore e ndërtuar nga myslimanët shiitë për qëllimet e Azadarit. Bara Imambara është mes ndërtesave më të mëdha të Lucknowt.
Ndërtimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërtimi i Bara Imambaras nisi në vitin 1784, një vit i një urie shkatërruese dhe një nga objektivat e Asaf-ud-Daulas në nisjen e këti projekti madhështor ishte të mundësonte punësim për njerëzit në rajon për të paktën një dekadë, për sa zgjaste uria. Thuhet se njerëzit e thjeshtë e kishin zakon të punonin në ditës për ndërtimin e saj, ndërsa fisnikët dhe elita punonin gjatë natës për të shaktërruar çdo gjë që ishte ngritur ditën. Ishte një projekt që realizoi një ndëryrje të tipit keynesian për gjenerimin e punësimit. Ndërtimi i Imambaras u përfundua në vitin 1791. Kostua e vlerësuar e ndërtimit të Imambaras varion midis gjysëm milioni rupish deri në një milion rupi. Madje edhe pas përfundimit, Nawabi e kishte zakon të shpenzonte midis katër dhe pesë qind mijë rupi për dekorimin e saj të përvitshëm.[1]
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arkitektura e kompleksit pasqyron pjekurinë e dizajnit zbukurues Mogul, përkatësisht Xhamisë Badshahi – është një nga projektet e fundit të rëndësishme që nuk përfshin ndonjë element evropian ose të përdor hekur. Imambara kryesore konsiston në një dhomë të madhe qendrore me kupolë që përmban varrin e Asaf-ud-Daulas. Me 50 me 16 metra dhe mbi 15 metra e lartë, ajo nuk ka trarë mbajtës të tavanit dhe është një nga ndërtimet më të mëdha me harqe në botë. Ka tetë dhoma rrethuese të ndërtuara me lartësi të ndryshme çatish, duke lejuar hapësirën sipër këtyre të rikonstruktohet si një labirint tre-përmasor me kalime që ndërlidhin me njëri-tjetrin nëpërmjet 489 portave identike. Kjo pjesë e ndërtesës dhe shpesh i gjithë kompleksi, mund të quhen si Bhulbhulaya. E njohur si një tërheqje turistike popullore, ajo është me gjasa labirinti i vetëm ekzistues në Indi dhe në mënyrë të paqëllimshme do të mbajë peshën e ndërtesës, që është ndërtuar mbi një tokë moçalore. Asaf-ud-Daula ngriti gjithashtu Rumi Darwaza 18 metra të lartë, pak më jashtë saj. Ky portal, i zbukuruar me dekorime luksoze, ishte hyrja perëndimore e Imambaras.[2]
Projektimi i Imambaras u realizua nëpërmjet një procesi konkurues. Fituesi ishte një arkitekt nga Delhi i quajtur Kifayatullah,[1] që gjendet po ashtu i varrosur në sallën kryesore të Imambarës. Është një tjetër aspekt unik i ndërtesës që financuesi dhe arkitekti qëndrojnë të varrosur përkrah njëri-tjetrit. Çatia e Imambarës është bërë prej lëvore orizi që e bëjnë këtë Imambarë një ndërtesë unike.
Kompozimi i ndërtesës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kompleksi përfshin gjithashtu xhaminë e madhe Asfi, bhul-bhulaiyan (labirintin) dhe bowlin, një pus i shkallëzuar me ujë të rrjedhshëm. Dy portikë mbresëlënës që të çojnë te salloni kryesor.
Legjendat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në ndërtesë ndodhet edhe një kalim i bllokuar (tunel) që, sipas legjendave, të çon nëpërmjet një kalimi nëntokësor një milje te një vend pranë lumit Gomti. Kalime të tjera flitet se të çojnë në Faizabad (selia e mëparshme e pushtetit të Nawabëve), në Allahabad dhe madje edhe në Delhi. Ata kalime ekzistojnë por kanë qenë mbyllur pas një periudhe të gjatë mospërdorimi ashtu si dhe frika e zhdukjes së njerëzve që janë zhdukur vazhdimish, ndërsa eksploronin kalimet.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Roomi Darwaza
- Chattar Manzil
- Imambara Shah Najaf
- Imambara Sibtainabad Mubarak
- Chota Imambara
- Imambara Ghufran Ma'ab
- Imambarat e Lucknowt
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Meenakshi Khanna (1 korrik 2007). Cultural History Of Medieval India (në anglisht). Berghahn Books. ISBN 978-81-87358-30-5.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Bara Imambara. |
- Bara Imambara more facts Arkivuar 18 maj 2015 tek Wayback Machine
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Meenakshi Khanna (1 korrik 2007). Cultural History Of Medieval India (në anglisht). Berghahn Books. fq. 82. ISBN 978-81-87358-30-5.
- ^ "Lucknow City". Laxys.com. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2013. Marrë më 8 shkurt 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)