Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Bulloni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bullon

Bulloni është një shufër metalike ose jo metalike e filetuar me një kokë zakonisht gjashtëkëndëshe në njërin skaj, që shërben për të shtrënguar dy ose më shumë objekte me anë të një dadoje në skajin tjetër.


Ndryshimi midis bullonit dhe vidës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpesh bulloni ngatërrohet me vidën. Bulloni shërben për bashkimin e objekteve që nuk janë të filetuar dhe e realizon këtë nëpërmjet një dadoje ku hyn bulloni. Vida shërben për bashkimin e objekteve, njëri prej të cilëve ka një vrimë të filetuar ku hyn vida.

Bashkim me bullon
Bashkim me vidë