Dhentë
Dhentë | |
---|---|
Dhia e egër ballkanike | |
Klasifikimi shkencor | |
Unrecognized taxon (fix): | Caprinae |
Fiset | |
Nënfamilja Caprinae ose dhentë është një nënfamilje që bën pjesë në familjen Bovidae në rendin Artiodaktila ,[1] dhe përbëhet kryesisht nga bovid me madhës të mesme . Një anëtar i kësaj nënfamilje quhet dhen ,[2] ose nga të huajt ata ndryshe quhen antolopat dhi ; sidoqoftë, ky term "antilopa dhi" nuk do të thotë që këto kafshë janë antilopë të vërtetë: një antilopë e vërtetë është një bovid me një morfologji të ngjashme me drerët ose antilokapridët .
Brenda nënfamiljes Caprinae ka gjithsej 3 fise:Caprini me përfaqësues dhitë dhe delet,Naemorhedini me përfaqësues serout,goralët dhe dhitë e egra evropiane ,dhe Oviboini që përfshin takinin dhe buallin e myshkut . Disa taksonomist të mëparshme e konsideruan Caprinae një familje të veçantë të quajtur Capridae , por tani ajo tani konsiderohet një nënfamilje brenda familjes Bovidae.
Anatomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Megjithëse shumica e dhenve janë të njëjtë në ndërtimin trupor. ato ndryshojnë në shumë mënyra të ndryshme – bualli i myshkut ( Ovibos moschatus ) është përshtatur për klimën e ftohtë ekstreme të tundrës ; dhia e malit ( Oreamnos americanus ) e Amerikës Veriore është e specializuar për terrene shumë të thyera; Uriali ( Ovis orientalis ) zë një sipërfaqe kryesisht jopjellore nga Kashmiri deri në Iran , duke përfshirë edhe vendin shumë të shkretë. Mufloni evropian ( Ovis musimon ) mendohet të jetë paraardhës i deleve (Ovis aries ).
Shumë specie janë zhdukur që nga epoka e fundit e akullit , ndoshta kryesisht për shkak të ndërveprimit njerëzor. Nga të mbijetuarit:
- Pesë lloje klasifikohen si ‘’të rrezikuara’’,
- Tetë lloje klasifikohen si “të cënuar’’,
- Shtatë lloje klasifikohen si “pranë kërcënimit” ,
- Shtatë speciet janë të sigurta.
Anëtarët e grupit ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme në madhësi, nga pak më shumë se 1 m i gjatë për një goral gri të rritur të plotë ( Nemorhaedus goral ), në pothuajse 2.5 m i gjatë për një buall myshku, dhe nga nën 30 kg në më shumë se 350 kg . Bualli i myshkut në robëri ka arritur mbi 650 kg .
Mënyrat e jetesës së dhenve hyjnë në dy grupe të ndryshme: 'mbrojtës të burimeve', të cilat janë territore dhe mbrojnë një zonë të vogël, të pasur me ushqim, kundër anëtarëve të tjerë të të njëjtës specie; dhe 'kullotës', të cilat mblidhen së bashku në kope dhe bredhin lirshëm mbi një zonë më të madhe, zakonisht relativisht jopjellore.
Mbrojtësit e burimeve janë grupi më primitiv: ata kanë tendencë të jenë më të vegjël në madhësi, me ngjyrë të errët, meshkujt dhe femrat në madhësi të barabartë, kanë veshë të gjatë dhe krifë të gjatë. Kullotësit evoluan më mirë. Ato kanë tendencë të jenë më të mëdhenj, tejet shoqërore dhe e shënojnë territorin me anë të urinës ose gjëndrave aromatike,si përfundim ato kanë sjellje të evolucionit mbizotërues.
Evolucioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Grupi i dhenve, njihet qysh në Miocen , kur anëtarët e grupit ngjanin me serout moderne në formën e tyre të përgjithshme trupore.[3] Grupi nuk e arriti larminë e tij më të madhe deri në epokën e fundit të akullit , kur shumë prej anëtarëve të tij u bënë të specializuar për mjedise të ndryshme, shpesh ekstreme: male, shkretëtira dhe rajoni subarktikas .
Paraardhësit e deleve dhe të dhive moderne mendohet se kanë lëvizur në rajonet malore - delet duke u bërë banorë të specializuar të ultësirave dhe fushave të afërta, dhe duke u mbështetur tek bashkimi në kope për mbrojtje kundër grabitqarëve, dhe dhitë që përshtaten në terrene shumë të pjerrëta ku grabitqarët janë në disavantazh.
Llojet e gjalla
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Family Bovidae
- Subfamily Caprinae
- Tribe Caprini
- Gjinia Ammotragus
- Delja berbere, Ammotragus lervia
- Gjinia Arabitragus
- Tahri arab, Arabitragus jayakari
- Gjinia Capra
- Dhia e egër, Capra aegagrus
- Dhia, Capra aegagrus hircus
- Dhia bezora, Capra aegagrus aegagrus
- Turi i Kaukazit perëndimor, Capra caucasica
- Turi i Kaukazit lindor, Capra cylindricornis
- Markhori, Capra falconeri
- Dhia alpine, Capra ibex
- Dhia nubiane, Capra nubiana
- Dhia spanjolle, Capra pyrenaica
- Dhia siberiane, Capra sibirica
- Dhia e Waliatit, Capra walie
- Dhia e egër, Capra aegagrus
- Gjinia Hemitragus
- Tahri i Himalajeve, Hemitragus jemlahicus
- Gjinia Ovis
- Argali, Ovis ammon
- Delja e Marko Polos, Ovis ammon polii
- Delja, Ovis aries
- Delja brimadhe, Ovis canadensis
- Delja e Dallit, Ovis dalli
- Mufloni, Ovis gmelini
- Delja e dëborës, Ovis nivicola
- Urial, Ovis vignei
- Argali, Ovis ammon
- Gjinia Nilgiritragus
- Tahri i Niligrit, Nilgiritragus hylocrius
- Gjina Pseudois
- Bharali , Pseudois nayaur
- Delja blu xhuxhe, Pseudois schaeferi
- Gjinia Ammotragus
- Fisi Naemorhedini
- Gjinia Capricornis
- Serou japonez, Capricornis crispus
- Serou kinez, Capricornis milneedwardsii
- Serou i kuq, Capricornis rubidus
- Serou sumatran, Capricornis sumatraensis
- Serou taivanez, Capricornis swinhoei
- Serou i Himalajeve Capricornis thar
- Gjinia Nemorhaedus
- Gorali i kuq, Nemorhaedus baileyi
- Gorali bishtëgjatë, Naemorhedus caudatus
- Gorali gri, Nemorhaedus goral
- Gorali kinez, Nemorhaedus griseus
- Gjinia Oreamnos
- Dhia e malit, Oreamnos americanus
- Gjinia Rupicapra
- Dhia e Pireneve , Rupicapra pyrenaica
- Dhia e egër evropiane , Rupicapra rupicapra
- Gjinia Capricornis
- Fisi Ovibovini
- Gjina Budorcas
- Takini, Budorcas taxicolor
- Gjinia Ovibos
- Bualli i myshkut, Ovibos moschatus
- Gjina Budorcas
- Tribe Caprini
Gjinitë fosile
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fosilet e dhenve të indetifikuar:[4][5]
- Fisi Caprini
- Fisi Ovibovini
- Gjinia Bootherium †
- Bootherium bombifrons†
- Gjinia Euceratherium †
- Euceratherium collinum†
- Gjinia Makapania †
- Makapania broomi†
- Gjinia Soergelia †
- Soergelia mayfieldi†
- Gjinia Tsaidamotherium †
- Tsaidamotherium brevirostrum†
- Tsaidamotherium hedini†
- Gjinia Bootherium †
- Të paidentifikuat
- †Benicerus
- †Boopsis
- †Capraoryx
- †Caprotragoides
- †Criotherium
- †Damalavus
- †Gallogoral
- †Lyrocerus
- †Megalovis
- †Mesembriacerus
- †Neotragocerus
- †Nesogoral
- †Norbertia
- †Numidocapra
- †Oioceros
- †Olonbulukia
- †Pachygazella
- †Pachytragus
- †Palaeoreas
- †Palaeoryx
- †Paraprotoryx
- †Parapseudotragus
- †Parurmiatherium
- †Praeovibos
- †Procamptoceras
- †Prosinotragus
- †Protoryx
- †Pseudotragus
- †Qurliqnoria
- †Samotragus
- †Sinocapra
- †Sinomegoceros
- †Sinopalaeoceros
- †Sinotragus
- †Sivacapra
- †Sporadotragus
- †Symbos
- †Tethytragus
- †Tossunnoria
- †Turcocerus
- †Urmiatherium
References
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Gomez, W.; Patterson, T. A.; Swinton, J.; Berini, J. "Bovidae: antelopes, cattle, gazelles, goats, sheep, and relatives". Animal Diversity Web (në anglisht). University of Michigan Museum of Zoology. Marrë më 7 tetor 2014.
- ^ "Definition of CAPRINE". www.merriam-webster.com (në anglisht). Marrë më 2019-12-11.
- ^ Geist, Valerius (1984). Macdonald, D. (red.). The Encyclopedia of Mammals. New York: Facts on File. fq. 584–587. ISBN 0-87196-871-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ tolweb.org
- ^ "palaeos.org" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2013-11-09. Marrë më 2010-08-11.