Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Columbia Law School

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shkolla e Ligjit e Kolumbias
Columbia Law School
LlojiUniversitet privat
Themelimi1858
DekaniGillian Lester
Studentë1,267[1]
KampusiNew York, ShBA
Faqja zyrtarewww.law.columbia.edu

Shkolla e Ligjit e Kolumbias (en: Columbia Law School) është Shkolla e Ligjit e Universitetit të Kolumbias. Shkolla u themelua zyrtarisht në vitin 1858, megjithatë mësimi i ligjit në Kolumbia i ka fillesat qysh në shekullin e 18-të. Edhe përpara se të themelohej shkolla e ligjit, Universiteti ishte i dalluar si një nga vatrat nga ku u diplomuan disa nga figurat kryesore juridike të fillimeve të Amerikës si shtet i pavarur, ku spikat figura e John Jay, Kryetari i parë i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kolumbia konsiderohet si një nga shkollat e ligjit më prestigjioze në botë, dhe gjithmonë ka qenë e renditur në krye të pesë shkollave më të mira në ShBA nga U.S. News and World Report.[2] Kolumbia është sidomos e njohur për lëndën e të Drejtës së Korporatave dhe për faktin se të diplomuarit e saj gjejnë vend në firmat ligjore më elitare.[3][4][5][6][7]

E themeluar në vitin 1858, Kolumbia ka prodhuar një numër të madh figurash të shquara, ku mund të përmendim nëntë Gjyqtarë të Gjykatës Supreme së Shteteve të Bashkuara;[8] shumë anëtarë të Kabinetit federal të ShBA-ve, Deputetë dhe Guvernatorë; si dhe më shumë anëtarë të listës Forbes 400 se çdo shkollë ligji tjetër.[9]

Sipas statistikave të lëshuara nga Shkolla e Ligjit e Kolumbias në 2013, rezulton se 95% e të diplomuarve të klasës 2013 kanë gjetur punë me kohë të plotë nëntë muaj pas diplomimit.[10] Shkolla e Ligjit është renditur si e para në ShBA, në drejtim të punësimit të përqindjes më të lartë të të diplomuarve në një nga 100 firmat e ligjit më të mëdha në SHBA (52.6%).[11]

Alumni të famshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Theodore Roosevelt
Franklin D. Roosevelt
  • Theodore Roosevelt, Presidenti i 26-të i Shteteve të Bashkuara, ishte student në CLS, por nuk u diplomua nga CLS; mori J. D. nderi në tetor 2008.[12]
  • Franklin D. Roosevelt, Presidenti i 32-të Shteteve të Bashkuara, ishte student në CLS, por nuk u diplomua nga CLS; mori J. D. nderi në tetor 2008.[12]
  • Mikheil Saakashvili, Ish-Presidenti i Gjeorgjisë, ka marrë LL.M.-në e tij në Columbia.
  • Giuliano Amato, dy herë Kryeministër i Italisë (1992-93 dhe 2000-01).
  • Charles Evans Hughes, Kryetar i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara.
  • Harlan Fiske Stone, Kryetar i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara.
  • John Jay, Kryetar i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara.
  • Ruth Bader Ginsburg, Anëtare e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara.
  • Shi Jiuyong, ish-Kryetar i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND);
  • Xue Hanqin, anëtare aktuale të GJND;
  • Jan Schans Christensen (LL.M. '88), anëtare aktuale e Gjykatës Supreme të Danimarkës;
  • Susan Denham, Kryetare aktuale e Gjykatës së Lartë të Irlandës;
  • Marvic Leonen (LL.M. '04), anëtare aktuale e Gjykatës Supreme në Filipine;
  • Hironobu Takesaki, Kryetari aktual i Gjykatës Supreme në Japoni;
  • Umu Hawa Tejan-Jallohaktuale, Kryetar i Gjykatës Supreme së Sierra Leone;
  • Karin Maria Bruzelius, ish-anëtar i Gjykatës Supreme të Holandës;
  • Lawrence Collins, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë të Mbretërisë së Bashkuar;
  • Françesk M. Ssekandi, ish-Kryetari i Gjykatës Supreme së Ugandas.

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b "Columbia Law School Official ABA Data" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 qershor 2009. Marrë më 29 qershor 2016.
  2. ^ [1], Stanford Law School.
  3. ^ New Grad Employment Arkivuar 14 tetor 2012 tek Wayback Machine, Providence Business Journal.
  4. ^ The Best Law Schools For Career Prospects 2012, Forbes.
  5. ^ The Law Schools Whose Grads Earn The Most, Forbes.
  6. ^ "Top 15 Law Schools From Which Elite U.S. Law Firms Hire New Lawyers" (në anglisht). Leiterrankings.com. 13 tetor 2008. Marrë më 30 prill 2013.
  7. ^ ABA: Only 55 Percent of Law Grads Found Full-Time Law Jobs, The National Law Journal.
  8. ^ Dorf, Michael C. "Living Legacies" (në anglisht). Columbia.edu. Marrë më 30 prill 2013.
  9. ^ "Business News and Financial News at Forbes.com". Forbes (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 maj 2006. Marrë më 29 qershor 2016.
  10. ^ "Employment Statistics" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2016. Marrë më 29 qershor 2016.
  11. ^ [2]
  12. ^ a b "Presidents Roosevelt Receive Posthumous J.D.s" Arkivuar 5 korrik 2016 tek Wayback Machine Law.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]