Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Dardania

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Dardania (krahinë romake))

Territori i dardanëve është i njohur qysh nga lashtësia e hershme si pjesë përbërëse e Ilirisë, e që pastaj ky regjion ra nën pushtimin romakë si tërë Iliria.

Më vonë, në shekullin e I-rë p.e.s i bashkëngjitet Mezisë së epërme (Malvensis). Në Shekullin e III-të (297[1]) nën sundimin e Dioklecianit si provincë në vete i ngjitet Ilirisë. Qytetet më të njohura ishin Ulpiana, Skupi, Therranda, Naisus, Viciana, Municipium Dardanorum, kurse më vonë pas termetit të vitit 527 ku Ulpiana (Prishtina) ishte shkatërrua tërësisht, Justiniani u emërua perandor i Bizancës dhe themeloi edhe qytete të reja, Justiniana Prima, Mediana, Anausaro, etj.

Emblema e Mbretërisë Dardane

Emri "Dardania" vjen nga kombinimi i fjalës iliro-shqiptare Dardhë dhe prapashtesa e zakonshme për vendet -nia në kuptimin vendi i Dardhave.

Nga koha e pushtimit romak të Dardanisë në shek. I para erës sonë pas disa luftërave, midis të cilave më e rëndësishmja mbetet ajo e vitit 76 para erës sonë, e njohur në histori si bellum Dardanicum, edhe me Kosovën e sotme. Sipas vlerësimeve të përafërsishme, Dardania e dëshmuar për si mbretëri më vete që nga shek. IV para erës sonë, përkatësisht Dardania e quajtur më vonë nga romakët Moesia Superior, do të ketë pasur asokohe 200.000 deri në 250.000 banorë dhe një sipërfaqe prej rreth 25-30.000 km2. Historia na mëson se rrjedhojë e urbanaizimit romak të Dardanisë së pushtuar që nënkupton pra ngritjen e qendrave administruese është themelimi i municipiumeve “bashkive” romake të Ulpianës (në rrethina të Prishtinës) dhe të Municipium-it D. D. mbase në katundin e sotëm Soçanicë të komunës së Leposaviqit që gjithsesi lidhet me shfrytëzimin dhe me administrimin e minierave edhe atëherë aktive të Janjevës, të Novobërdës e të Trepçës, përkatësisht minierave në Malet e Kopaonikut e të Rogoznës që u organizuan si distrikte minierash të drejtuara nga prokuratorë shtetërorë të Romës. në shek. II-III. Këtë e ilustron edhe rrethana që gjatë sundimit të perandorit Traian, pikërisht në Municipiumin D. D., që identifikohet me Soçanicën e sotme, ishte prerë edhe monedha me mbishkrimin Dardanici. Në çerekun e parë të shek. II Soçanica ishte mbase qendër administrative e distriktit Metalla Dardanica e Kopaonikut dhe e Rogoznës. Duket se njëkohësisht me qendrën administrative municipiale do të ketë pasur edhe një Colonia. Kjo sepse janë dëshmuar dy lloje prokuratorësh të minierave: procuratores Augusti “prokuratorë perandorakë” dhe procuratores municipi “prokuratorë muncipialë”. Kategorisë së parë i takon p.sh. i liruari Telesphorus që dëshmohet në një mbishkrim të viteve 136-137 të gdhendur në një lter të gjetur në Forumin e Municipium D. D. e të sponsoruar nga coloni arg[entariarum Dardanicarum?]. Mbishkrimi është lexuar: Antinoo He[roi aedem (?) iussu] | imp(eratoris) Caesaris T[raiani Hadriani Aug(usti)] et L. Aelii [Caesaris Aug(usti) f(ilii)] | coloni arg[entariarum Dardanicarum?] | curante Telesph[oro proc(uratore) Aug(usti) lib(erto) fec(erunt)].[2][2] Një tjetër i liruar perandorak që e ushtronte postin e procurator metallorum të Soçanicës ishte edhe Amandus i dëshmuar në një mbishkrim të kohës së perandorit Antoninus Pius khs. Kërkime onomastike-historike për minoritete të shuara e aktuale të Kosovës 15 mbishkrimin [Anton]in(us) Pi[us...] | [t]rib(unicia) po[t. XVIIII cos.] | III p(ater) p(atriae) [procos.] Amandus [Aug(usti)] | l(i)b(ertus) proc(curator) patrono | indulgentissim(o) | s(ua) p(ecunia) p(osuit). Grupit të dytë i përket një i quajturi Titienus Verus, i cili në Soçanicë e ushtronte postin e proc(urator) m(etallorum) m(unicipi) D.D. 3 Mbetet për t’u parë nëse me këtë do të ketë lidhje edhe etiketa me tekstin IMP DOMIT CAESARIS AVG GER MET DARD (nënvizim i imi) SVB C CAL P. T CAES CCXV HIXXIV e gdhendur në gjashtë kallëpe (unca) të legurës së aluminit, të zbuluara në vitin 1993 në një anije të përmbytur në Cezare (Palestinë).* [2][3][4]. Të dya këto qendra romake ishin (ri)ngritur përgjatë arterieve kryesore rrugore - udhëve Lissus - Naissus dhe udhëve sekondare.[1]

Etnolinguistika e dardanëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hapësira etnolinguistike e dardanëve,pararendës të shqiptarëve, përputhet me hapësirën kompakte që (edhe) sot e banojnë shqiptarët, përkatësisht me Kosovën, pjesën Perëndimore të Maqedonisë dhe të ashtuquajturën Serbi e Jugut, përkatësisht Kosova Lindore-Lugina e Preshevës[3].

Ekonomia e Provincës Dardania

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Skeda:P. Romake në Ballkan shk.III.PNG
Provinca Dardania në shk. III

Gjatë kohës së sundimit romakë duket që provinca romake e Dardanisë të ketë pasur statut dhe territor të ngjashëm me Dardanin para romake. Minierat dardane duket se kanë qenë të njohura dhe kanë shtypur disa monedhe. Ndër monedhat më të njohura ishte Metaliulpiana dhe Dardanici. Në njërën anë të Matali Ulpiani (org. METALLI VLPIANi. BMC III, p. 234||, pl. 45, 13) është i shtypur portreti i Trajanit, ndërsa në anën është e shtypur një figurë personi që në dorën e djathtë mbanë një vagë, në dorën e majtë një objekt të paidentifikuar dhe duket se në kokë ka një mbulesë (kapelë, shirit). Ndërsa metali Dardanici (org. Trajan/DARDANICI, BMC III, p. 234, nos. 11066ff) ka të shtypur në njërën anë portretin në profit të Trajanit të rrethuar me shkrimin Imperatori dhe anën tjetër ka të shtypur një figurë njeriu që mbanë një objekt të paidentifikueshëm në dorën djathtë kjo figurë futet në rreth të ndërtuar nga shkrimi DARDANICI, Monedha tjetër Dardanici (org. Roma/DARDANICI, BMC III, p. 534, nos. 1857ff. ) në njërën anë ka të shtypur portretin në profil të një njeriu e në tjetrën një figurë që i ngjanë një femre e cila në dorën e djathtë mbanë një objekt, e gjithë figura rrethohet me shkrimin DARDANICI e që është i futur brenda një dekorimi.

Nga perëndimi në lindje

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë fundit të shekullit IV territori i Dardanisë gjendej si njësi e Diosçes VII. Gjatë kësaj kohe vije deri te ndarjen e perandorisë romake në vitet 395. Në vitin 407, perandoria perëndimorë tërhiqet në të mirë të asaj lindore nga Diosçea VI dhe VII. Me këtë rastë edhe territori i Dardanisë bie nën ndikimin lindorë si njësi e Diosçesë VII.

Një listë të vendeve potenciale për gjurmime arkeologjike në e kanë pregaditur propaganduesit e kishës serbe. Në të vërtet lista e paraqitur nga aspekti shkencorë është si një autogol në futboll. Ata propagandojnë që mbi rënojat e kishave serbe janë ndërtuar xhamia çka edhe është e vërtet por kjo hapë derën e gjurmimeve se nga cila kohë ato kisha janë administruar nga kisha serbe.

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b Klio: Beiträge zur alten Geschichte
  2. ^ a b c [1][lidhje e vdekur] * Një version më i shkurtër i këtij punimi është botuar gjermanisht nën titullin AlbanischSächsische Berührungen in Kosova und einige ihrer onomastischen und lexikalischen Relikte, në revistën Dardania, 4 / 1995, Wien, 1995, f. 86-127. 1 sh. punimin e tij Deutsche Bergmannswörter in den Balkansprachen nach einem Zeugnis der französischen Renaissance, Germanoslavica, III, 1-2 (1935), f.145. 2 Enver Hoxhaj, Kërkime për historinë e Kosovës në kohën romake: Ushtria, qytetet, shoqëria dhe popullsia. (dorëshkrim), f. 49[lidhje e vdekur]
  3. ^ a b [2] SKËNDER GASHI: KËRKIME ONOMASTIKE-HISTORIKE
  4. ^ Nga burimet historike dhe nga materiali epigrafik, nga mbishkrimet varrore të ngritura për të huaj e për pak vendës të inkuadruar në rregullimin romak të jetesës dhe nga lterë e faltore të ngritura për nder të hyjnive të ndryshme rezulton se Ulpiana dhe municipiumi i shenjuar me shkurtesat D. D. (që interpretohen si Municipium Dardanorum dhe si Municipium D(amastium) D[ardanorum]) ishin në të vërtetë qendra të administrimit të minierave (khs. distinktivin Metalla Ulpiana).