Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Molosët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Molosët kanë qenë njëri nga tri fiset kryesore antike thesprote, krahas me kaionët dhe thesprotët, që banonin në qendër të Epirit antik. Fisi i molosëve u themelua në shekullin e IV para erës së re. Gjuhëtarët mendojnë se emri molos (molosian) vjen nga fjala "malësorë" (mol-mal), malësjan, ose një formë e vjetër e emrit malësorë.Por e vërteta e kuptimit të fjalës "Molos" referuar trashegimnise breznore në niperve të thesproteve antike na është shpjeguar se fjala "Moloss" vjen nga fjala (mo-los) =mos luaj me të.[1][2]

Familjes se lashte me origjine Çame me mbiemer Sulioti kthyer ne Boçari me pas kthyer ne mbiemrin MYFTIU.

Nga fisi i molosëve ka prejardhje edhe nëna e Aleksandrit të Madh.

  • Paraqitja e parë në literaturë si emër
  • Paraqitja e fundit si fis apo formë tjetër me të njëjtin emër
  • Kulminacioni i zhvillimit të fisit

Mbreti ilir Bardhyli e pushtoi Epirin ne vitin 385 p.K.. Moloset gjendeshin ne Veri te Shtetit te Epirit.Ata ishin te paret qe krijuan shtetin e tyre "Shtetin Molos". Pas disa kohesh ata bashkuan fiset dhe krijuan "Lidhjen Molose".

Mbreteria e Moloseve gjate sundimit te Tharypes (423-385 p.e.sone)

Në çerekun e fundit të shek. V p.e.sonë shtetin e molosëve e kryesonte Tharypa (423-385 p.e.sonë), i cili, sipas një lajmi të Tukididit, e trashëgoi fronin mbretëror të babait në një moshë të mitur duke pasur për një kohë si tutor Sabylintin, prijësin e atintanëve.

Tradita historike i atribuon këtij sundimtari një seri reformash të karakterit ekonomik, ushtarak dhe kulturor, të cilat çuan në zgjerimin dhe në forcimin e mëtejshëm të Mbretërisë Molose. Në radhë të parë ato prekën formën e hershme të qeverisjes dhe legjislacionin e vjetër të vendit. Kuvendi i popullit si organ i trashëguar nga rendi i komunës primitive, mori tani përmbajtje të re. Në organet drejtuese të shtetit, rol të rëndësishëm fillon të luajë prostati, funksionari më i lartë i shtetit pas mbretit. Ky zgjidhej për çdo vit në Kuvendin e Popullit nga rrethet aristokratike, të cilat ushtronin fuqishëm autoritetin e tyre në kuvend. Duke qëndruar pranë mbretit, si mbrojtës i ligjeve të vendit, prostati në fakt e kufizonte shumë pushtetin mbretëror, dhe me këtë ai ruante të palëkundshme pozitat e aristokracisë në veprimtarinë politike të shtetit.

Kjo formë e kufizuar e pushtetit qendror nga aristokracia e tokës, si edhe ligjërimi i të drejtave të tjera të saj, i japin Mbretërisë Molose atributet e një shteti me mbeturina të theksuara të rendit fisnor.

Mbretëria Molose që në fillim të veprimtarisë së saj politike tërhoqi vëmendjen e shteteve fqinje të Mesdheut dhe sidomos të Athinës dhe të Spartës, të cilat sapo kishin nisur midis tyre konfliktin e armatosur për supremaci ekonomike dhe politike në Greqi. Në këtë konflikt historikisht të njohur si Lufta e Peloponezit dhe që, siç dihet, zgjati me ndërprerje të vogla plot 28 vjet (432-404 p.e.sonë) dhe pati pasoja të rënda për Greqinë, të dyja palët ndërluftuese bënë përpjekje që të siguronin përkrahjen e shtetit të ri të molosëve, meqë territori i tij zinte një pozicion mjaft të favorshëm strategjik me rrugën midis brigjeve veriperëndimore të Greqisë dhe të Maqedonisë e Thesalisë.

Në fillim ishte Sparta ajo që ushtroi ndikimin e saj mbi shtetin molos. Në vitin 429 p.e.sonë, molosët i ofrojnë asaj deri ndihmën ushtarake, duke dërguar kontingjente të konsiderueshme luftëtarësh për pushtimin e qytetit Stratos të Akarnanisë.

Mirëpo edhe pas kësaj fushate të pasuksesshme, e cila synonte të dobësonte ndikimin e Athinës në këtë zonë kufitare të Epirit, diplomacia athinjote nuk hoqi dorë nga përpjekjet e saj për të përmirësuar marrëdhëniet me shtetin e molosëve. Ajo kishte shumë nevojë për përkrahjen e këtij shteti të ri energjik në qendër të Epirit. Përmes territorit të tij Athina mund të kontrollonte nga shpina maqedonët e paqëndrueshëm të Perdikës si dhe thesalët, me të cilët ajo sapo kishte krijuar lidhje miqësore pas kryengritjes së lynkestëve (433 p.e.sonë).

Nga ana tjetër, me këto marrëdhënie Athina synonte të kishte edhe përfitime ekonomike. Se sa rëndësi i jepte Athina lidhjeve me shtetin molos, këtë e tregon dhe fakti se ajo në këtë kohë merr përsipër edukimin e Tharipës së vogël në një nga shkollat e Athinës dhe e pret atë më vonë në Athinë me nderime të veçanta duke e regjistruar si qytetar nderi.

Për vendosjen e marrëdhënieve të mira me Athinën ishte i interesuar gjithashtu edhe vetë shteti i molosëve, i cili kërkonte të siguronte përkrahje për politikën e zgjerimit territorial që projektoi Tharypa, të cilën ai filloi ta realizonte në vitet e fundit të jetës së tij.

Këto marrëdhënie të ngushta ekonomike dhe politike me Athinën i hapën rrugë depërtimit të ndikimit të qytetërimit helen, i cili u shfaq në strukturën organizative të shtetit, në ndërtimet, në përdorimin e gjuhës dhe të shkrimit grek në rrethet e aristokracisë dhe të administratës shtetërore, në trajtimin tipologjik dhe metrologjik të monedhave të para molose sipas prototipave të monedhës atike të fundit të shek.V dhe fillimit të shek. IV p.e.sonë. Ky ndikim do të shfaqet gjithashtu dhe në jetën kulturore e artistike, qendra e së cilës bëhen qytetet. Në Passaron, p.sh., mendohet të jetë ftuar dramaturgu i shquar grek Euripidi, për të vënë në skenë tragjedinë e tij “Andromaka”, ku lavdërohej origjina dinastike e mbretërve molosë. Kjo vepër ndikoi shumë në kultivimin e mitit gjenealogjik të molosëve, sipas të cilit zanafilla e tyre i referohet tani Molosit, biri i Neoptolemit të Akilit dhe i Andromakës, të vesë së Hektorit, që pas shkatërrimit të Trojës erdhën dhe u vendosën në Epir.

Mbreti Pirro kishte nje politike te forte. Ai forcoi shtetin, zgjeroi territoret,krijoi ushtri te rregullt,zhvilloi ekonomine, dhe rindertoi shume qytete. Pasi ai vdiq lidhja Molose u prish. Nje grua e goditi ate me gur ne koke gjate marshimit ne Greqi dhe ai vdiq.

Forma e qeverisjes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Monarki
  • Federale
  • E trasheguar
  • Jo absolute
  • Marrëdhëniet përbrenda fisit
  • Marrëdhëniet me fiset fqinje
  • Marrëdheniet e jashtme
  • Gjatë fazës fillestare
  • Territoret më të gjëra të qeverisura nga fisi

Ne Veri lumi vjose ne jug gjiri I ambrakise ne lindje pindit ne perendim deti Jon

  • Struktura e popullsisë
    • Bujqë
    • Aristrokaci
    • Skllavë
  1. ^ Borza 1992, pp. 62, 78, 98; Encyclopædia Britannica ("Epirus") 2013; Errington 1990, p. 43; Hammond 1998, p. 19; Hammond 1994, pp. 430, 433–434; Hammond 1982, p. 284; Wilkes 1995, p. 104.
  2. ^ Hornblower, Spawforth & Eidinow 2012, p. 966: "Molossi, common name of tribes forming a tribal state (koinon) in Epirus, which originated in northern Pindus including the Orestae, FGrH 1 F 107) and expanded southwards, reaching the Ambraciote Gulf (see AMBRACIA) c.370 BC."