Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Deduksioni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Deduksioni është procesi i arsyetimit nga një ose më shumë deklarata (premisa) për të arritur një përfundim logjik të caktuar. Pra është një metodë logjike. [1] Kjo është një formë e përfundimit të tërthortë në të cilën gjykimi përfundimtar ose përfundimi shkon nga e përgjithshmja në atë që është e veçantë apo individuale. Kur një përfundim deduktiv ka saktësisht dy (premisa) gjykime fillestare dhe një përfundim atëher ai quhet arsyetim (silogjizëm). Varësisht se nga cilat perfundime (konkludime) janë ngritur, ato mund të jenë: te pakundershtueshme (kategorike), hamendesuara (hipotetike) dhe te dyzuara(disjunktive). Forma më e zakonshme e arsyetimt (silogizmit) është arsyetimi i pakundershtueshem ("silogjizmi kategorik"), i cili është i ndërtuar nga tri gjykime te pakundershtueshme (kategorike), për shembull:

Të gjithë njerëzit (M) janë të vdekshëm (P).

Sokrati (S) ishte njeri (M).

Sokrati (S) ishte i vdekshëm (P).

Metoda deduktive është zbatim sistematik dhe i denjë i mënyrës deduktive të perfundimit, ku nga qëndrimet e përgjithshme kalohet në të veçanta; nga konstatimet e përgjithshme arrihet deri te konkluzionet e veçanta konkrete; nga shumë verifikime përkufizohet ndonjë verifikim i ri i cili rezulton nga vërtetësitë paraprake. Në shkencë këto lloje të konkluzioneve kanë rëndësi të madhe, sepse në bazë të gjykimeve të përgjithshme, të raporteve dhe të veçorive logjike, mundësohen përkufizimet e gjykimeve të veçanta, konkluzionet e veçanta, verifikimet dhe vërtetësitë e veçanta, përkatësisht zbulohen dhe arrihen njohuri për të vërtetuar dhe pasqyruar fakte të reja, ligjshmëri të reja dhe të vërteta shkencore të reja. Deduksioni gjithmonë supozon njohjen e qëndrimeve të përgjithshme, të parimeve, posedimin e njohurive të përgjithshme, në bazë të të cilave kuptohet ajo që është e veçantë, njohuri të veçanta. Në deduksion më së shpeshti fillohet nga e vërteta e përgjithshme për të ardhur deri te njohuritë e veçanta, individuale. Elementet më të rëndësishme të metodës induktive janë: qëndrimet, metoda analitike, metoda sintetike, metoda e abstraksionit, e gjeneralizimit dhe e specializimit. Metoda deduktive në kuptim të gjerë shërben në shkenca për çështje të ndryshme. [2]

  1. ^ Sternberg, R. J. (2009). Cognitive Psychology. Belmont, CA: Wadsworth. fq. 578. ISBN 978-0-495-50629-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Ali Jakupi: Metodologjia e punës shkencore kërkimore, Ligjërata të autorizuara, Prishtinë, 2005, fq. 30.