Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Deflogistizimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Teoria e flogistonit është një ipotesë e zëvendësuar e shekullit të XVII nga mjeku Gjerman Georg Ernst Stahl (1660-1734) në lidhje me prapavijën e të djegurit.

Kjo teori ka thënë se të gjitha materialet djegëse përmbajnë flogiston, një substancë pa ngjyrë, erë, shije apo peshë, qe ka tiparet e nxehtësisë. Flogistoni suposohej se lirohej prej materialit nga djegia. Përveç këtij të parit, edhe Johann Joachim Becher (1635-1681) e përdori fjalën flogiston si karakteristikë për dheun e zi i cili mund te djeget.

Disa të dhëna për ketë teori : Kur kviku nxehet deri pak nën 500 °C krijohet një substancë e kuqe qe është quajtur "për se" sepse krijohej "prej vetvetiu". Besohej se "për se" ishte kwik pa flogiston, (për se + flogiston = kvik). Kur Joseph Priestley temperaturën e substancës se kuqe e nxiti mbi 500 °C, u lirua një gaz (air vital) qe i bëri qirat te zgjasin me gjatë, dhe mijët jetojshin më gjatë ne një "dhomë" të mbyllur me ajër te deflogistonuar.

Teoria e flogistonit më në fund u rrëzua nga Antoine Lavoisier me anë të përshkrimit te ligjit të mbajtjes së masës: masa e kondensuar e substancës së kuqe peshonte me shumë se sasia origjinale e kvikut. Kjo u shpjegua prej zbulimit të gazit "air vital" nga Joseph Priestley.
Në fakt ishte Hg (Kwik) që me O2 (air vital; gazi i oksigjenit) reagonte nën 500 °C (2 Hg(l) + O2(g) → 2 HgO(s)), e kjo tegon atë mbi 500 °C (ndarja e oksidit të Kvikut, 2 HgO(s) → 2 Hg(l) + O2(g).