Dezertimi i 4 Marsit 1997
Dezertimi i 4 marsit 1997 ishte dezertimi i 2 pilotëve të Forcave Ajrore të RSH, Ardian Elezi dhe Agron Dajçi, dhe largimi i tyre drejt Italisë. Ngjarja shkaktoi skandal diplomatik dhe acarim të situatës midis rebelëve dhe qeverisë.
Ngjarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 4 mars 1997, në orën 15:30, dy pilotët e Regjimentit 4020 të Rinasit ngrihen nga Aeroporti dhe nisen drejt Jugut të vendit. Gjatë fluturimit ata kthehen në drejtim të Italisë dhe vendosin të zbarkojnë në Bazën Ajrore Galattina të Lecces, në jug të Italisë. Ata arrijnë t'i shpëtojnë radarëve duke e pilotuar avionin vetëm 15 metra nga niveli i detit dhe zbulohen nga forcat italiane vetëm kur zbresin. Qeveria kërkoi më vonë riatdhesimin e 2 dezertorëve.
Hamendësimet mbi ngjarjen
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pilotët deklarojnë se ata u urdhëruan nga qeveria që të godisnin Urën e Mifolit, që lidh Vlorën me Fierin, me qëllim që të izolohej rebelimi. Siç ata deklaruan duke mos dashur të godisnin civilët, ata u larguan në Itali. Por faktet se avionin nuk e kapi radari, edhe pse është një avion i dobët dhe i vështirë për tu pilotuar në lartësi të ulët, tregon se plani i largimit në Itali ishte i parapregatitur dhe jo një plan i momentit siç thonë pilotët.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Youtube :Dezertimi i marsit 1997
- Youtube-Top Channel :Ngjarjet e vitit 1997