Dikaveci
Dikavec
Дејковец | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 84 |
Dikavec, (maqedonisht: Дејковец/Dejkovec) ёshtё fshat nё komunën e Zelenikovës, Maqedoni.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, fshati kishte 84 banorë Shqiptarë.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1900, sipas statistikave të Vasil Kënçov në librin e ti: Maqedonia: Etnografi dhe Statistika, shkruan që fshati Dikavec është banuar tërësisht me 185 Shqiptarë Myslimanë.[2]
Pas Luftës Ballkanike në vitin 1912-1913, fshati bie brenda shtetin Serbia. Në vitin 1913, Dikavec kishte 257 banorë.[3] Kurse, në vitin 1924, fshati kishte 278 banorë.[4]
Në vitin 1927, në hartën etnikisht e rajonit Vardar nga Leonard Schultze Jena, e tregon qe fshatin Dikavec është një vendbanim banuar me Shqiptarë.[5]
Pas Luftës e Dytë Botërore, Dikaveci në vitin 1948 kishte 317 banorë.[6] Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 1953, fshati kishte 337 banorë nga të cilët 153 ishin Shqiptarë dhe 154 'Turq'.[7] Kurse, në regjistrimit të popullsisë e vitit 1961, Dikaveci kishte 212 banorë nga të cilët 53 ishin Shqiptarë, 158 'Turq' dhe 1 të tjerë.[8] Ndërsa, në regjistrimit të popullsisë e vitit 1971, fshati kishte 153 banorë nga të cilët 111 ishin Shqiptarë dhe 42 'Turq'.[8] Kurse, në regjistrimit të popullsisë e vitit 1981, Dikaveci kishte 156 banorë Shqiptarë.[8] Në fund të vitit 1991, Dikaveci bie brenda shtetin Maqedonia, pas shpërbërjes e Jugosllavisë. Gjithashtu, në regjistrimit të popullsisë e vitit 1991, fshati kishte 102 Shqiptarë dhe 18 'Turq'.[8] Kurse, në regjistrimit të popullsisë e vitit 1994, fshati kishte 117 banorë Shqiptarë.[8] Nga ato njerëz që u deklaruan veten si turq, të gjitha ishin dhe janë ende shqipofolës.
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Book 5 - Total population according to the Ethnic Affiliation, Mother Tongue and Religion, The State Statistical Office, Skopje, 2002, f. 104.
- ^ Кънчов, Васил. Македония. Етнография и статистика, София, 1900, стр. 208.
- ^ Sherafedin Kaso, Vendbanimet Me Popullsi Muslimane Në Maqedoni, Logos-A, Shkup, 2005, f. 72.
- ^ Po Aty, f. 72.
- ^ Leonhard Schultze Jena. "Makedonien, Landschafts- und Kulturbilder", Jena, G. Fischer, 1927.
- ^ Sherafedin Kaso, Muslimane Në Maqedoni, f. 72.
- ^ Popullsia e Republikës së Maqedonisë në kuadër të pranimit të etnisë, të vendbanimeve, sipas regjistrimit të popullsisë 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 1994 dhe 2002 (në bazë të organizimit territorial në vitin 1996). Enti shtetëror i Statistikave.
- ^ a b c d e Po Aty.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Selia: Zelenikova dhe vendbanimet: Dikaveci | Dobrina | Gradoci | Gumaleva | Novo Sella | Oreshani | Pakosheva | Paligradi | Smesnica | Strugodica | Taori | Tisovica | Vrazhalla
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |