Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Familja Gjika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stema e familjës Gjika
Gjergj Gjika

Familja Gjika (rumanisht: Familia Ghica) është një nga familjet më të vjetra fisnike të Rumanisë, anëtarët e së cilës ishin aktiv në Vllahi, Moldavi dhe në Mbretërinë e Rumanisë. Kjo familje ka prejardhje shqiptare nga Velesi.[1][2][3]

Pallati i familjës Gjika

Të parët e familjes Gjika largohen prej Velesit dhe vendosen në Kostandinopojë në kërkim të një jete më të mirë. Ata u morën me tregti dhe arritën të hynin në lagjen fanari, ku qëndronin të krishterët e pasur të perandorisë. E vazhduan profesionin e tregtarit, madje edhe Gjergj Gjika, themeluesi i dinastisë, e ushtronte këtë profesion kur u njoh me kryevezirin me origjinë shqiptare, Mehmed Pashë Qyprilliu, i cili e ndihmoi të ngjiste shkallët e rangut shoqëror dhe i hapi dyert e pushtetit. Familja Gjika, ndoshta në kohën e Gjergjit, shpërngulet nga Kostandinopoja dhe vendoset në territoret rumune, që përfitonin prej statusit të Dar al sulli, toke e pajtimit, që u lejonte këtyre territoreve të kishin strukturat e tyre politike, administrative dhe ushtarake, pra të kishin vetëqeverisje të plotë të brendshme, ndërsa politikën e jashtmen ishin të detyruar ta harmonizonin me shtetin osman, sipas parimit se principata danubjane do të ishin miku i mikut dhe armiku i armikutPerandorisë Osmane. Me ndihmën e kryevezirit shqiptar Mehmet Pashë Qypriliut dhe princit shqiptar Vasil Lupi, natyrisht duke pasur edhe miratimin e sulltanit, themeluesi i dinastisë Gjika u përzgjodh për të sunduar Moldavinë dhe pastaj Vllahinë. Përgjegjshmëria në kryerjen e detyrës, respekti i madh që kjo familje fitoi, si dhe kontributet që dhanë në konsolidimin e të dyja principatave bënë që pjesëtarë të tjerë të familjes, njëri pas tjetrit, për dyqind e pesëdhjetë vjet radhazi, të drejtojnë fillimisht në principata e Vllahisë dhe të Moldavisë dhe pastaj në Rumaninë e bashkuar. Pjesëtarë të familjes Gjika u lidhën me anë të martesave me shumë familje të shquara aristokratike evropiane dhe dhanë personalitete të shumtë. Për arsye politike, pas vendosjes në Rumani të regjimit komunist, shumë prej tyre u larguan nga Rumania dhe emigruan në qendrat e mëdha botërore: Nju Jork, Uashington, Berlin, Drezden, Vjenë etj., duke lënë gjurmët e tyre në këto qytete. Megjithatë, gjurmët e familjes Gjika në Rumani janë të pranishme kudo dhe pjesëtarët e kësaj dinastie, krenarë për origjinën e tyre, vazhdojnë të japin ndihmesën e tyre për zhvillimin e shtetit dhe të shoqërisë rumune.[4]

Anëtarët e familjes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Princat e Vllahis

Princat e Moldaviës

  • Gjergj Gjika: 1658-1659, 1735-1741 dhe 1747-1748
  • Matei Gjika: 1753-1756
  • Scarlat Gjika: 1757-1758
  • Grigore III Gjika: 1764-1767 dhe 1774-1777
  • Grigore IV Gjika: 1849-1853 dhe 185-1856

Kryeministrat e Rumanisë

Të tjerët

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2014. Marrë më 15 janar 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ https://books.google.se/books?id=haFlGXIg8uoC&printsec=frontcover&dq=robert+elsie&hl=sv&sa=X&ved=0ahUKEwio7tP2yanKAhVI3CwKHXAOBUgQ6AEIVjAG#v=onepage&q=robert%20elsie&f=167
  3. ^ https://books.google.com.au/books?id=vWpMAAAAMAAJ&q=george+Ghika&dq=george+Ghika&hl=en&sa=X&ei=HexbUoT4BoLilAWQoYHYAw
  4. ^ http://www.arkivalajmeve.com/Gjika-dinastia-shqiptare-qe-shkelqeu-ne-Rumani.240963/