Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Fanta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fanta (/ˈfæntə/) është një markë në pronësi amerikane të pijeve freskuese të gazuara me shije frutash e krijuar nga Coca-Cola Deutschland nën udhëheqjen e biznesmenit gjerman Maks Kithi. Ka më shumë se 200 shije në mbarë botën. Fanta e ka origjinën në Gjermani si një alternativë e Koka-Kolës në 1941 për shkak të embargos tregtare amerikane të Gjermanisë naziste, e cila ndikoi në disponueshmërinë e përbërësve të Koka-Kolës. Fanta shpejt dominoi tregun gjerman me tre milionë kuti të shitura në 1943. Formulimi i tanishëm i Fantas, me aromë portokalli, u zhvillua në Itali në vitin 1955.

Produkt i kohës së luftës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara vendosën një embargo tregtare kundër Gjermanisë naziste, duke e vështirësuar eksportin e shurupit Coca-Cola. Për ta anashkaluar këtë, Maks Kithi, kreu i Coca-Cola Deutschland (Coca-Cola GmbH), vendosi të krijojë një produkt të ri për tregun gjerman, duke përdorur vetëm përbërësit e disponueshëm në Gjermani në atë kohë, duke përfshirë panxharin e sheqerit, hirrën (një nënprodukt djathi), dhe pulpë molle. Më vonë ai i përshkroi ato si "të mbeturat e mbetjeve". Emri ishte rezultat i një sesioni idesh, i cili filloi me nxitjen e ekipit nga Kithi që të "përdornin imagjinatën e tyre" (Fantasiegjermanisht), së cilës një nga shitësit e tij, Xho Knip, iu përgjigj "Fanta!".