Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Härjedalen

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Härjedalen
Stema Härjedalen
Location of Härjedalen
VendiSuedia Suedia
KrahinaNorrland
QarqetQarku Dalarna
Qarku Jämtland
Sipërfaqja
 • Gjithsej11.405 km2 (4.403 sq mi)
Popullsia
 (2021)[1]
 • Gjithsej9.680
 • Dendësia0,85/km2 (2,2/sq mi)
Grupi etnik
 • GjuhaSuedisht
Kultura
 • LuljaVjollcë arktike
 • KafshaAriu
 • ZoguShqponja e malit
 • PeshkuThymallus thymallus
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)

Härjedalen (Norvegjisht: Herjådalen ose Herjedalen) është provincë (landskap) në qendër të Suedisë. Kufizohet me Norvegjinë dhe Trøndelag në perëndim, me Dalarna në jug, me Jämtland në veri dhe me Medelpad dhe Hälsingland në lindje. Härjedalen është provinca më e vogël sipas popullësisë me rreth 10 000 banorë dhe është i dymbëdhjeti sipas sipërfaqes me 11,954 kilometra katrorë. Në të kaluarën ishte pjesë e Norvegjisë, por u bë pjesë e Suedisë pas nënshkrimit më 13 gusht 1645 e cila kjo nënshkrim i dha fund Luftës Torstenson.

Provincat e Suedisë nuk shërbejnë për qëllime aktuale administrative ose politike, por janë entitete historike dhe kulturore. Në rastin e Härjedalen ekziston një komunë (kommun), Komuna Härjedalen, e cila ndodhet në pjesën jugore të Qarkut Jämtland. Komuna nuk korrespondon saktësisht me provincën, por është më e madhe.

Katër të pestat e provincës ndodhet mbi 500 metra lartësi, duke përbërë një pjesë të vargmalit malor skandinav. Fshati më i lartë i Suedisë Högvålen, në 835 metra, është gjithashtu brenda provincës.

Härjedalen nuk ka asnjë qytet fare. Fshati i vetëm me përmasa edhe modeste është qyteti i tregut Sveg, i cili dikur ishte qendra administrative e provincës.

Lulja provinciale është vjollca e arktikut. Shquhet në lartësi të mëdha në Evropë dhe gjendet edhe në Alpe.

Parku Kombëtar Sånfjället shtrihet nëpër komunë.

  1. ^ "Folkmängd i landskapen den 31 december 2021" (në suedisht). Zyra Qendrore e Statistikave. Marrë më 2022-12-25.