Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Haiku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Haiku është kompozim poetik prej tri vargjesh me pesë, shtatë, dhe pesë rrokje. Ajo është një poezi e tingujve të thjeshtë që eliminon lidhëset dhe mbledh fuqinë nga sugjerimet e natyrës dhe të stinëve të saj. Haiku u krijua në Japoni në shekullin e XVII dhe ka prejardhje prej tankas, formë poetike me 31 rrokje që është krijuar qysh në shekullin e IV. Tanka përbëhet prej pesë vargjesh, me një numër të saktë rrokjesh për çdo varg: 5-7-5-7-7. Me eliminimin e dy vargjeve të fundit mori formë haiku.

Për shkak të shkurtësisë së saj, kërkohet një sintezë e lartë e mendimit dhe imagjinatës. Tradicionalisht vargu i fundit është i ashtuquajturi referimi sezonal apo kigo, që është një referim i stinës kur është kompozuar haiku apo të cilës ai i dedikohet. Temat e haikut përfshijnë skenat e vrullshme që përfaqësojnë, në përgjithësi, natyrën dhe ndjenjat që ka përftuar haiji (poeti) në mendjen e tij. Mungesa e lidhjeve të dukshme mes vargjeve lë hapësirë për një imagjinatë mjaft të pasur. Tradicionalisht haiket nuk kanë titull.

Në Japoni besohet se haike shkruajnë rreth 10 milion persona. Grupi i poetëve që takohet për të biseduar rreth këtyre poezive quhet haijin. Jashtë Japonisë adhuruesit më të shumtë haiku i ka gjetur në Amerikë dhe Marok. Poetët më të mëdhenj të kësaj forme konsiderohen Matsuo Basho, Yosa Buson, Kobayashi Issa, Masaoka Shiki, Chiyo, dhe Jack Kerouac.