Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Harta

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Harta e botës e Johannes Keplerit

Harta (nga greqishtja: χάρτητς leter, fletë), fotografi-vizatim i zvogeluar i sipërfaqes së Tokës, i ndonje pjese të sipërfaqës së Tokës ose trupi qiellor. Sipërfaqja e Tokës për shkak të formes së saj nuk mund të paraqitet në rrafsh pa deformime dhe nuk mund të paraqiten të gjitha imtësitë e as objektet e sipërfaqës së Tokës.

Hartat përdoren për nevoja të ndryshme si në: ekonomi, teknikë, për nevoja ushtarake dhe kulturore, dhe ndahen për nga përmasa, përmbajta dhe lloji. Shkenca e cila merret me përpilimin, përpunimin dhe shtypjen-botimin e hartave quhet Hartografi.

Harta memece Harta memece është një lloj harte në të cilën janë të paraqitura disa të dhëna bazë, zakonisht të relevit mbi të cilat në bazë të metodave dhe veprimeve të caktuara që rrjedhin nga teknika e përpunimit të hartave ndërtohen harta të ndryshme politike, fizike, ekonomike etj. me të dhëna të plota varësishtë nga lloji i hartës me toponime fizike, gjeografike apo të dhëna tjera informative për lexuesin e hartës.

Hartat memece elektronike janë të ngjajshme me ato në letër. Dallimi i saj është mundësia dhe tolerancat e shumta që i mundësojn teknologjia kompjuterike. Në internet nga shumë institute arsimore me qëllim të ofrimit të materialit për nxënsit janë prezentuar disa lloje të tyre. Në Media Wiki p.sh që nga viti 2005 është futur në përdorim një funksion "plaso dhe shëno" i cili e bënë të mundëshme që të bëhen mbishkrime mbi figurat e prezantuara. Ky funksion mundëson që në tabela të futet harta memece si figura të cilat plotësohen nga redaktorët d.m.th. shënimi dhe plasimi i toponimeve sipas dëshirës. elementet matematikore te hartes jane:shkalla e zvogelimit,projeksioni,permbajtja dhe emrat e gjeografise . Ne harte verejme disa paralele paraleli me i madh eshte ekuatori.