Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Hasan Âli Yücel

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hasan Âli Yücel
Ministër i Arsimit Kombëtar
Në detyrë
28 dhjetor 1938 – 5 gusht 1946
Paraprirë ngaSaffet Arëkan
Pasuar ngaReshat Shemsedin Sirer
Të dhëna vetjake
U lind më17 dhjetor 1897
Stamboll, Perandoria Osmane
Vdiq më26 shkurt 1961
Stamboll, Turqi
Partia politikePartia Republikane Popullore
ArsimimiFakulteti i Shkencave të Universitetit të Stambollit

Hasan Âli Yücel (17 dhjetor 1897 – 26 shkurt 1961) ishte Minsitër i Arsimit i Turqisë prej dhjetorit 1938 deri në gusht 1946. Ai është i mirënjohur për reformat e tij në sistemin arsimor dhe themelimin e Instituteve të Fshatrave, të cilat ishin një grup shkollash rurale në Turqi të themeluara në përputhje me projektin i cili filloi më 17 prill 1940 me qëllim të trajnimin e mësuesve[1]. Ato ishin gurët e themelit të projekteve të zhvillimit rural në shtetin turk të pasluftës. Në atë kohë nuk kishte shumë institucione arsimore në shumicën e fshatrave; institutet ndihmuan në edukimin e popullsisë rurale dhe në plotësimin e nevojave të mësuesve të çdo fshati. Me gjithë jetëgjatësinë e tyre të shkurtër, ato shtuan numrin e shkollave fillore në vend. Hasan Âli Yücel ishte babai i Can Yücel, një poet i famshëm në Turqi.

Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Stambollit-Cerrahpaşa mban emrin e tij. Në vitin 1997, veprimtaritë eUNESCO -s u shoqëruan me kremtimin e 100 vjetorit të lindjes së tij.[2]

  1. ^ "Village Institutes", Wikipedia (në anglisht), 2023-03-28, marrë më 2023-08-29
  2. ^ Celebration of anniversaries with which UNESCO was associated since 1996 (Qasja e fundit më 21 prill 2008).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]