Hoçishti
Hoçishti |
---|
Hoçishti është një fshat në njësinë administrative Hoçisht në rrethin e Devollit të Shqipërisë.[1]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hocishti eshte nje fshat qe gjendet 6 km ne perendim te qytetit te Bilishtit me rruge automobilistike dhe ne me pak largesi drejtvizore ajrore, ne faqen lindore te malit te Moraves.Ngritja e ketij vendbanimi eshte e heret, bindje te cilen ta krijon se paku ndertimi dhe struktura e kishes ne qender te fshatit sikur promotore e bizantit. Statistikat e para vijne si te ruajtura nga administrata turke e viteve 1566-1574, sipas se ciles ky vend ka pasur rreth 107 shtepi me nje popullsi prej 800 frymesh. Per fjaleshpjegimin e emrit te Hocishtit, konsiderohen dy prej aludimeve me te pershtatshme.Se pari leksema “hocisht” rrjedh ngase jane krijuar pershtypjet e turisteve apo vizitoreve te pare te ketij vendi.Ata mund te jene shprehur “oh c`ishte ai vend”, ne formen e nje entuziazmi te lindur nga pelqimi.Evolimi gjuhesor ka shkuar kah “Ohcishte” dhe “Hocisht”. Mundesia e dyte e domethenies lidhet me perkthimin drejtperdrejt te “Hocisht” ne gjuhen sllave dhe nga sllavishtja kemi leksemen tjeter “sympehte”.Fakti qe provojme dhe pranojme per te transkriptuar ne gjuhen sllave jo ne ndonje tjeter, ka brenda arsyen sipas se cilit shumica e fshatrave te Devollit mbajne si shpjegim te emrit te tyre perkatesen ne sllavisht. Shkolla e pare shqipe ne Hocisht eshte hapur ne shtator te 1921-shit. Hocishtaret ishin perkrahes te levizjes demokratike te viteve 1923-1924.Ne 1923 ne fshat beri nje vizite udheheqesi i kesaj levizjeje, Fan Noli.Pjesmarrja e Hocishtit vazhdon me Luften Nacional Clirimtare.U inkuadruan 135 partizane, dhane jeten 24, te shpallur deshmore. Hocishti si fshat me kulture e tradite atdhetare ka nxjerre mjaft personalitete me permasa kombetare dhe nderkombetare te shquar ne fusha te ndryshme si patrioti Jovan Pozio, e shoqja Marigo Pozio( qendistarja e flamurit), Petro Terpini,Koste Uci; akademiket Alfred Uci e Josif Adhami etj.(pjeserisht bazuar ne “Te njohim Devollin” I.L) (mendimi im).Sot gjallimi i kultures zhvendoset drejt nje vertetesie tjeter, bash jetes fetare, ortodoksizmit.Ky fshat ka 9 vende kulti te organizuara ne formen e kishave; godinave ose jo.Me to merr forme nje endopeligrinazh(kisha e Anargjendeve Kozma dhe Damjan), vala e levizjeve ne Pashket, Krishtlindjet e ne te kremtet e shumices te se dielave.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2012. Marrë më 14 mars 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna Hoçisht |
---|
Hoçisht · Gracë · Baban · Stropan · Eçmenik · Përparimaj · Grapsh · Çipan · Borsh · Bradvicë |
redaktoni kutinë |
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- SQ-Administrata-Cung
- Artikuj të cunguar
- Fshatra në Shqipëri
- Fshatra në Rrethin e Devollit
- Vendbanime në Shqipëri