Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Hypertext

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hypertext (Hypateksti, Hiperteksti apo Sipërteksti) është përmbajtja e tekstit (në formë libri) e paraqitur në disa rrafshe jolinear në të cilat paraqiten tekste në vargun e fjalive të të cilëve lidhen njësi të teksteve.

Hypertext nuk është diçka tjetër, veç se tekst (përmbajtje libri). Ai paraqitet si tekst i zakonshëm, por nuk paraqitet si figurë e pastër e tekstit të shkruar që duhet lexuar prej fillimit deri në fund. Po ashtu edhe nëpërmjet sipër teksteve jepen njoftime, lajme, etj. Në të vërtet tek mjetet e informimit sidomos mjetet lajmëruese të kohës sonë, vihet re, vizualizimi i njoftimeve. Zakonisht në këto mjedise njoftimet bëhet nëpërmjet fotografive, lëvizjeve të fotografive (video), imitimit të botës. Si rezultat apo pasoj e zhvillimit të sipër tekstit, mjediset ku priten rrafshet e këtyre teksteve njoftuese nga zhvilluesit quhen Hypermedia. Mirëpo këto mjedise, dallojnë nga rrafshet në të cilat paraqiten disa fusha të njoftimit e që nga zhvilluesit quhen Multimedia. Në të vërtet edhe këto janë mjedise të premjes por të disa fushave të informimit dhe jo të rrafsheve me përmbajtjen e një tekstit.

Dallimi kryesor nuk është "Hypertekst" dhe "Hypermedia" por dallimi në mes të "Hyper" dhe "Multi". Përderisa mjediset e fushave të ndryshme të informimit (Multimedia), kanë qëllim paraqitjen e njoftimeve nga disa fusha të informimt, sipër mjediset (Hypermedia) kanë për qëllim paraqitjen e përmbajtjes nga një fushë dhe lexuesi (përdoruesi) zgjedhë në cilën pjesë të përmbajtjes dëshiron të përqendrohet. Vetë parashtresa Hyper që në shqipe ka kuptimin hipa, mbi, sipër, tregon që paraqitja është e organizuar sipas një rendi të caktuar. Ky organizim veçohet për fragmentimin (copëzimin e përmbajtjes) e njësive në njërën anë dhe në anën tjetër lidhjen e tyre në një rrjetë.

Librat me strukturë (skelet) të përsosur, zakonisht kanë gjitha ato elemente çka ka edhe sipër teksti. Këto kanë hierarki (Kapituj, tituj), elementet lidhëse (Ndërlidhjet) si dhe mënyra të ndryshme për të marrë të dhënat (Pasqyra ose tabela të përmbajtjeve, të fjalëve të veçuara etj.). Dallimi në mes të librave me strukturë të fortë dhe sipër teksteve nuk qëndron në përmbajtje por në mënyrën e paraqitjes së përmbajtjes. Për deri sa libri, edhe përkundër "paraqitjes sipërfaqësore" të mundësisë jolineare për të ardhur deri tek e dhëna, zbatimi i kësaj mundësie është linearë - "faqe për faqe". Me anë të sipër tekstit, të paraqitur në ekran, në heshtje na paraqitet kjo mundësi e propozimit të librave.

Me fjalë të tjera, fjalët në librat e mirëfilltë, njerëzit i lexojnë, ndërsa në sipër tekstet njerëzit "lundrojnë".

Ka libra, përmbajtja e të cilave nuk d.m.th se duhet lexuar nga fillimi. Bije fjala, fjalorët apo librat me tekste mësimore. Për këto lloje të librave, sipër teksti duket të jetë zgjidhje ideale. Në anën tjetër, përdorimi i sipër tekstit për përmbledhjen e një romani, apo një libri me përmbajtje treguese të ndodhive, veprimeve dhe dukurive të ngjashme nuk ka kuptim. Por si duket edhe romanet e ditëve tona nuk kanë strukturë rrjedhëse vetëm të një ngjarje. Literatura po thuaj se 100 vitet e fundit vetvetiu i ka ikur formës lineare të përmbajtjes së librit. Me këtë dukuri, duket që edhe në këto vepra letrare, sipër teksti do të gjejë zbatim.

Deri më tani, sipër teksti përdoret zakonisht vetëm nëpër kompjuter, pasi që kompjuterët kanë mundësi të plotësojnë për mrekulli nevojën teknike të sipër tekstit. Por edhe në të kaluarën ka pasur përpjekje për të realizuar sipër tekstin me mjete tjera. Kështu në vitet shtatëdhjeta në Evropë depërtoj koncepti modern didaktik i mësimit i njohur si "nën udhëzimi i programuar". Në pyetje është një libër, për të cilin nuk ishte i nevojshëm leximi i përmbajtjes "me radhë". Libri ishte i përpiluar në atë mënyrë, që nxënësi lexonte copëza të tekstit apo pyetje dhe për anash tyre gjende tituj sugjerues tek pjesë tjera të tekstit të librit.

Mirëpo në praktik, ky libër tregoj që nxënësve i merr shumë kohë për shfletimin e fletëve dhe kishte rënie të koncentrimit të tyre për tekstin mësimor përkatës. Për nga ana e shfletimit, kompjuteri ka përparësi, por problemi i vëmendjes si duket mbete edhe më tutje. Si do që të jetë, në kompjuter, nëpërmjet një lëvizje e vogël të gishtit mundësohet kalimi në copën e tekstit të dëshiruar. Me këtë mënyrë zhduket një shkaktarë i rënies së vëmendjes. Disa studiues thonë se tërheqja e vëmendjes nga një tekst për më gjatë se tre sekonda shkakton rënien e vëmendjes dhe interesit të lexuesit.

Paraqitja elektronike e teksteve ka edhe anën negative. Nuk është fjala për botëkuptimet e disave që thonë "pa letër, nuk mësohet", por madhësia e sipër tekstit nuk dihet kjo d.m.th se lexuesi nuk mund të krijojë një përfytyrim për madhësinë përmbajtëse të tekstit. Nga njëherë kjo është e mirë se ardhur, por nga një herë e neveritshme. Për këtë qëllim d.m.th për të krijuar një përfytyrim rreth madhësisë së përmbajtjes së sipër tekstit ka disa teknika të brendshme të sipër testit si të ashtuquajturat Web-Views të cilat tentojnë të shkarkojnë kureshtjen dhe frikën rreth madhësisë së sipër tekstit.

Por ky problem duket se nuk është problemi kryesor i sipër tekstit. problem shumë më i madh që paraqitet në praktikë është krijimi i lidhjeve të copave të teksti ndërmjet veti të cilat krijojnë "përmbajtje në vete". Pas disa përpjekjeve për të gjetur zgjidhje adekuate ashtu që të krijohen projekte të veçanta të sipër teksteve dhe të ndërlidhen ndërmjet veti. Mirëpo në vitet e tetëdhjeta filloj të përflitej e të diskutohet sipër teksti dhe nga ky lëmsh në fillim të viteve nëntëdhjeta lindi ideja për krijimin e rrjetës anë e mbanë botës (Word Wide Web).