Iliasi
Iljas ose Iliaz (arabishtإلياس ose إليا) përmendet në Kuran si profet. ai u dërgua në Balabek. Sipas disa dijetarëve, ai e brastisi dhe u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. Kurse disa të tjerë mendojnë se ai vdiq duke i fituar në besimin në monoteist.
Iljasi në Kuran
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Kuran transmetohet se Iljasi i thirri njerëzit e tij që të adhurojnë Allahu dhe të hiqin dorë prej adhurimeve në Idhuj. Në Kuran thotë: Edhe Iljasi ishte prej të dërguarve Tanë. Kur ai, popullit të vet i tha: A nuk jeni kah frikësoheni? A e adhuroni Baël-in (emër i një statuje) e braktisni adhurimin ndaj ë mirit që është Krijues? All-llahun, Zotin tuaj e të prindërve tuaj të hershëm!! (Saffat 37:123-126)
Siq thuhet në Kuran njerëzit e Iljasit vazhduan t'i adhurojnë idhujt, por disa prej tyre filluan ta ndjekin Iljasin dhe ta adhurojnë Allahun. Në Kuran thotë: Ata e përgënjeshtruan, andaj ata medoemos janë të sjellë në Xhehennem. Me përjashtim të robërve besnikë ndaj All-llahut. (Saffat 37:127-128)
Zoti e lavdëron Iljasin dy herë:
- Edhe ndaj tij kemi lënë përkujtim të mirë në të ardhshmit.
Selamun - qoftë i mëshiruar Iljasi (ose edhe besimtarët e Iljasit). Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit. Ska dyshim, ai ishte besimtar nga robërit Tanë. (Saffat 37:129-132)
- Dhe Zekerijan, Jahjain, Isain, Iljazin – të gjithë këta kanë qenë nga njerëzit e mirë.
(En'am 6:85)