Iluzioni
Iluzioni është përjetim psikik, me anë të të cilit njeriu ka perceptim të gabuar për objektin real që vepron në shqisat e tij. Megjithëse iluzionet e shtrembërojnë objektin real, ato përjetohen nga shumica e njerëzve .[1] Iluzionet mund të jenë perceptime të gabuara të secilës shqisë, mirëpo ndër to dallohen iluzionet pamore (optical illusions). Më të spikaturat janë iluzionet pamore, pasi që shqisa e të pamurit (Syri), dominon ndaj shqisave të tjera.[2] Disa iluzione bazohen në supozimet e përgjithshme që bën truri gjatë perceptimit. Këto supozime bëhen duke përdorur parimet organizative (p.sh., teoria e Gestaltit). Iluzionet tjera ndodhin për shkak të strukturave shqisore biologjike në trupin e njeriut ose kushteve jashtë trupit të njeriut që gjenden brenda ambientit fizik.
Termi iluzion i referohet një forme specifike të deformimit shqisor. Ndryshe nga halucinacioni, që është një shtrembërim në mungesë të trupit të jashtëm perceptues, iluzioni përshkruan një keqinterpretim të ndjejsive reale.
Iluzionet optike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Iluzioni optik
Një iluzion optik karakterizohet nga imazhet e perceptuara vizualisht që janë të gabuara apo mashtrime. Prandaj, të dhënat e mbledhura nga syri përpunohen nga truri për të dhënë, në siperfaqe, një perceptim që nuk përputhet me matjen fizike të burimit stimulues. Një supozim konvencional është se ka iluzione fiziologjike që ndodhin natyrshëm dhe iluzione njohëse që mund të demonstrohen nga mashtrimet specifike pamore që tregojnë diçka më bazike rreth asaj se si sistemi perceptues i njeriut funksionon. Truri i njeriut ndërton një botë brenda kokës sonë bazuar në mostrat nga mjedisi rrethues. Sidoqoftë ndonjëherë përpiqet të organizojë këtë informacion si e mendon më mirë, ndërsa herave tjera mbush zbrazëtirat.[3][4] Kjo mënyrë në të cilën truri ynë funksionon përbën bazën e një iluzioni.
Iluzionet dëgjimore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Iluzionet dëgjimore
Një iluzion dëgjimor është një iluzion i dëgjimit të zërit ekuivalent me një iluzion optik: dëgjuesi dëgjon edhe tinguj që nuk janë të pranishëm në stimulues, apo tinguj “të pamundur”. Me pak fjalë, iluzionet dëgjimore, që nxjerrin në pah fushat e veshit dhe trurit të njeriut, si mjete të improvizuara, organike, ndryshojnë nga receptorët dëgjimore të persosur(për mirë apo për keq). Një shembull i një iluzioni dëgjimor është një ton Shepard.
Iluzionet e të prekurit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Iluzionet e të prekurit
Shembuj të iluzioneve të të prekurit janë gjymtyrët fantazmë, iluzioni i djegies termike, iluzionin e lekurës së lepurit dhe një iluzion kurioz që ndodh kur treguesi kalon dhe gishtat e mesëm janë të drejtuar urës së hundësme nga një gisht në secilën anë, duke realizuar perceptimin e dy hundëve të veçanta. Është interesante se zonat e trurit që aktivizohen gjatë perceptimeve mashtruese të të prekurit, janë të ngjajshme me ato që aktivizohen gjatë stimulimit aktual të të prekurit.[5] Iluzionet e të prekurit gjithashtu mund të provokohen nga teknologjia haptic.[6] Këto objekte të prekshme "të rreme" mund të përdoren për të krijuar "objekte virtuale".[7]
Iluzionet e përkohshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Iluzionet e përkohshme mund të ndodhin në shumë mënyra.
Shqisat tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Iluzionet mund të ndodhin edhe në shqisat tjera, duke përfshirë këtu edhe ato për perceptimin e ushqimit. Të dyja, shija[8] dhe prekja[9] janë treguar për të rregulluar perceptimin e produkteve ushqimore të freskëta dhe jo të freskëta. Gjithashtu është zbuluar se edhe në çoftë se një pjesë e receptorit të shijes në gjuhë është dëmtuar, shija e rreme mund të prodhohet nga stimulimi i prekjes.[10] Dëshmi e iluzioneve të nuhatjes ndodhi kur etiketa verbale pozitive apo negative janë dhënë para stimulimit të nuhatjes.[11]
Çrregullimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Disa iluzione ndodhin si rezultat i ndonjë sëmundjeje apo çrregullimi. Përderisa këto lloje të iluzioneve nuk ndahen me të gjithë, janë tipike për çdo kusht. Per shembull, ata që vuajnë nga migrena shpesh raportojnë iluzione të fortifikimit.
Neuroshkencë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në një eksperiment me një pacient, stimulimi elektrik ne nyjen e majtë temporoparietale shkaktoi një iluzion të një personi tjetër afër saj.[12][13]
Në filozofinë Hindu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Maya (iluzion)
Fjala "iluzion është përdorur për të përcaktuar aspekte të ndryshme në filozofinë Hindu. Shumë filozofi moniste qartë përcaktojnë kufinjtë e iluzionit nga e vërteta dhe pavërteta. Sipas filozofisë advaita, iiluzioni është diçka që nuk është e vërtetë dhe nuk është e rreme. Ndërsa për përdorim të përgjithshëm është e zakonshme që të supozojmë se iluzioni është i rremë, filozofia Hindu bën dallimin mes Maya (iluzionit) dhe të pavërtetës.
Shih gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Not related to senses (cognitive illusions)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Solso, R. L. (2001). Cognitive psychology (6th ed.). Boston: Allyn and Bacon. ISBN 0-205-30937-2
- ^ McGurk, Hj.; MacDonald, J. (1976). "Hearing lips and seeing voices". Nature. 264: 746–748. doi:10.1038/264746a0.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Yoon Mo Jung and Jackie (Jianhong) Shen (2008), J. Visual Comm. Image Representation, 19(1):42-55, First-order modeling and stability analysis of illusory contours.
- ^ Yoon Mo Jung and Jackie (Jianhong) Shen (2014), arXiv:1406.1265, Illusory shapes via phase transition.
- ^ Gross, L 2006 THIS REFERENCE IS INCOMPLETE
- ^ "Robles-De-La-Torre & Hayward 2001" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 tetor 2006. Marrë më 11 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ The Cutting Edge of Haptics (MIT Technology Review article)
- ^ Zampini M & Spence C (2004) "The role of auditory cues in modulating the perceived crispness and staleness of potato chips" Journal of Sensory Studies 19, 347-363.
- ^ Barnett-Cowan M (2010) "An illusion you can sink your teeth into: Haptic cues modulate the perceived freshness and crispness of pretzels" Arkivuar 13 qershor 2015 tek Wayback Machine Perception 39, 1684-1686.
- ^ Todrank, J & Bartoshuk, L.M., 1991
- ^ Herz R. S. & Von Clef J., 2001
- ^ Arzy, S; Seeck, M; Ortigue, S; Spinelli, L; Blanke, O (2006). "Induction of an illusory shadow person". Nature. 443: 287. doi:10.1038/443287a.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hopkin, Michael (20 shtator 2006), "Brain Electrodes Conjure up Ghostly Visions", Nature, doi:10.1038/news060918-4
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Linqet e jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikiquote ka thënie në lidhje me: Iluzioni |
Wikimedia Commons has media related to Illusions. |
- Universal Veiling Techniques Arkivuar 7 maj 2010 tek Wayback Machine
- What is an Illusion? by J.R. Block.
- Optical illusions and visual phenomena by Michael Bach
- Auditory illusions
- Haptic Perception of Shape - touch illusions, forces and the geometry of objects, by Gabriel Robles-De-La-Torre.
- Silencing awareness of visual change by motion Arkivuar 11 korrik 2012 tek Wayback Machine