Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Jean-Claude Faveyrial

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jean-Claude Faveyrial (1817-1893) ishte një prift katolik francez i urdhërit të lazaritëve dhe autor i historisë së parë të shkruar të Shqipërisë.[1] Libri u botua në Shqipëri dhe është një përpjekje serioze për të dokumentuar historinë e shqiptarëve dhe të vendit të tyre që nga antikiteti.[1][2] Si mësues në Manastir, Faveyrial-i ishte gjithashtu thellësisht i përfshirë me lëvizjen bullgare për pavarësi dhe ishte mik i popullit arumun, shkollimin e të cilëve e ndihmoi gjerësisht gjatë jetës së tij.

Faveyrial lindi më 25 mars 1817 në fshatin Usson-en-Forez, që ndodhet në perëndim të Saint-Étienne-it në krahinën jugore franceze të Auvergnës. Para se të hynte në Kongregacionin e Misionit në Paris më 1843, ai studioi në Lion. Faveyrial u zhvendos në degën e Stambollit të urdhërit lazarit në 1847, dy vjet pasi ishte shuguruar prift.[2]

Kisha katolike "Zemra e Shenjtë e Jezusit", , ku qëndroi gjatë Faveyrial-i, në Manastir, qytet ku ai shërbeu si abat dhe mësues

Faveyrial ishte përkrahës i fuqishëm i luftës bullgare për pavarësi dhe njihet si një nga frymëzuesit e asaj lëvizjeje. Nga 1867 e deri në vdekjen e tij, 26 vjet më vonë, ai shërbeu si profesor në shkollën e mesme rumuneManastirit, një qytet në perëndim të Maqedonisë, ku dha mësim filozofinë franceze dhe filozofinë e përgjithshme.[1] Më parë, për një vit, ai kishte shërbyer si prift në Selanik.[2] Në Manastir, Favyerial-i kombinoi punën e tij si mësues me detyrat e tij fetare për rendin lazarite si një abat lokal.[3]

Në Stamboll, mes viteve 1858 dhe 1867, Faveyrial filloi një koleksion librash me qëllimin e ndërtimit të një biblioteke që do të ndihmonte në shkrimin e historisë së shqiptarëve, bullgarëve dhe arumunëve. Ai planifikonte që shqyrtimi që ai do t'i bënte historisë së këtyre popujve, do t'i ndihmonte ata të përgatiteshin për të ardhmen e tyre. Faveyrial vizitoi tokat shqiptare në 1884 dhe së bashku me Apostol Mărgăritin, inspektor i përgjithshëm i shkollave rumune të Perandorisë Osmane, themeloi shkollat rumune të financuara për popullsinë arumune në Berat , Korçë , Prizren dhe vendbanime të tjera.[2]

Faveyrial njihej me folkloristin bullgar Konstandin Miladinov [4] dhe Dragan Cankovitin. [5] Ai shërbeu, për disa vjet, edhe kryeredaktor i gazetës së Tsankov-it, Balgaria, me qendër në Stamboll. Megjithë dallimet e tyre kishtare, patriarku bullgar, Kiril, e kujtonte Faveyrial-in si një "prift të mirë".[6]

Pas një jete pune intensive të mësimdhënies dhe shkrimeve, dhe pas hapjes së shumë shkollave të reja gjatë 13 viteve të fundit të jetës, Jean-Claude Faveyrial vdiq në Manastir më 26 nëntor 1893.[2]

Historia e Shqipërisë dhe vepra të tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historia e Shqipërisë, e shkruar në frëngjisht, u hartua në mes viteve 1884 dhe 1889. U zbulua vetëm më 20 shtator 1999, nga prifti Yves Danjou, përgjegjës i arkivave të Shtëpisë së Misionarëve të Lazaritëve në Paris.[1] Libri prej 416 faqesh është në fakt një histori e Evropës Juglindore, pasi gjithashtu detajon të kaluarën e popujve të tjerë të Ballkanit. Ndonëse nuk është faktikisht i saktë dhe i kuptueshëm, pasi është i vjetëruar në perceptimin e tij, puna e Faveyrial-it është me vlerë të madhe historike, pjesërisht për shkak të përfshirjes në të të letrave origjinale nga figura të ndryshme ballkanike historike.[2]

Gjatë kohës kur Faveyrial-i po shkruante Historinë e Shqipërisë, në Itali u botua Le istorie albanesi (Salerno 1886), një vepër në katër vëllime nga arbëreshi Francesco Tajani. Ndërsa vepra e Faveyrial-it ishte në frëngjisht, historia e parë e Shqipërisë e shkruar në gjuhën shqipe konsiderohet si T'nnollunat e Sccypniis prei gni Gheghet, don don vênnin e vett (Aleksandri 1898) nga Tefë Curani (1865-1941).[1]

Faveyrial njihet edhe për disa vepra në gjuhën bullgare, të cilat tani konsiderohen veçanërisht të rralla, siç janë Manuali i Politesës (Stamboll 1858), Dialogjet franko-bullgare (Stamboll 1859) dhe Katekizëm i Madh për Përdorim nga Bullgarët Uniatë (Stamboll 1862).[1] Faveyrial-i gjithashtu ka shkruar libra dhe artikuj të fokusuar në historinë ballkanike dhe besimin katolik, si dhe një përshkrim të Manastirit. Megjithatë, disa nga këto kanë humbur, pasi ndërtesa e Lazaritëve të Manastirit u dogj në 1909.[2]

Lidhje të dobishme dhe vepra

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Histoire d'Albanie nga Jean-Claude Faveyrial, frëngjisht
  • Historia e Shqipërisë: (më e vjetër), 2004 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Histoire de l'Albanie, 2001 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Catéchisme valaque: à l'usage de prêtres : (un manuscrit inedit. Monastir, Bitola 1891), 2007 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  1. ^ a b c d e f Elsie, Robert. "Jean-Claude Faveyrial: Histoire de l'Albanie" (në frëngjisht). Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2010. Marrë më 11 tetor 2010.
  2. ^ a b c d e f g Елси, Робърт (2003). "Жан–Клод Фавериал и гр. Манастир в албанската историография" (në bullgarisht). Албанистика в България. Marrë më 12 tetor 2010.
  3. ^ Патриарх Кирил (1968). Принос към униатството в Македония след освободителната война, 1879–1885: доклади на френските консули в Солун (në bullgarisht). Синодално издателство. fq. 229, 343.
  4. ^ Арнаудов, Михаил (1969). Творци на Българското възраждане: Поети и герои (në bullgarisht). Наука и изкуство. fq. 405.
  5. ^ Еленков, Иван (2000). Католическата църква от източен отряд в България: От времето на нейното учредяване с присъединението на част от българския народ към Рим през 1860 г. до средата на ХХ век (në bullgarisht). Католическа апостолическа екзархия.
  6. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura cyril1962