KF Teuta Durrës
Emri i plotë | Klubi Futbollit Teuta Durrës | ||
---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | Djemtë e Detit Durrësakë | ||
Themeluar | 1920 si Klubi Sportiv Urani | ||
Stadiumi | Stadiumi Niko Dovana | ||
Kapaciteti | 13,000 | ||
Presidenti | Edmond Hasanbelliu | ||
Trajneri | Gentian Begeja | ||
Liga | Kategoria Superiore | ||
2023–24 | 6të | ||
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare e klubit | ||
|
Klubi Futbollit Teuta Durrës është klubi futbollistik i qytetit të Durrësit themeluar në vitin 1920 me emrin KS Urani emër të cilin e ndërruan pas dy viteve në SK Durrës. Pas pjesëmarrjes së skuadrës në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar në vitin 1930 klubi merr emrin e mbretëreshës ilire Teuta, duke u quajtur KS Teuta Durrës. Më 1946 pas Luftës së Dytë Botërore emërohet nga komunistët si KS Ylli i Kuq Durrës deri në vitin 1949, vit në të cilin emërohet KS Durrës, pastaj më 1951 KS Puna Durrës, 1958 KS Lokomotiva Durrës e deri në vitin 1991 kur i rikthehet emri KS Teuta Durrës emër të cilin e mban edhe sot. Ndeshjet si vendas KS Teuta Durrës i luajnë në Stadiumin Niko Dovana në Durrës. Shikueshmëria mesatare e ndeshjeve në stadiumin me kapacitet prej 13.000 vendeve është diku 3.000 shikues për ndeshje.
Skuadra e klubit Teuta është skuadra kampione në fuqi e Kategorisë Superiore dhe e ka fituar 2 herë Kategorinë Superiore shqiptare dhe tre herë ka fituar Kupën e Shqipërisë. Në arenën e futbollit evropian ka marrë pjesë në Kupën UEFA tri herë, në Kupën Intertoto ka luajtur po ashtu tri herë ndërsa në Kupën e Kupave një herë dhe në Kupën Ballkanike ka luajtur një herë.
Tani klubi udhëhiqet nga presidenti i klubit Edmond Hasanbelliu.
Trofetë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rajoni | Kompeticioni | Trofe | Sezonet |
---|---|---|---|
Shqipëri | Kategoria Superiore | 2 | 1993–94, 2020/21 |
Kategoria e Parë | 2 | 1958–59, 1960–61 | |
Kupa e Shqipërisë | 4 | 1994–95, 1999–00, 2004–05, 2019–20 |
KS Teuta ne kupat e Europes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga korriku, 2013.
Sezoni | Kompeticioni | Raundi | Shteti | Klubi | Ne Shtepi | Jashte Shtepie | Totali |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1994/95 | UEFA Kupa | QR | Apollon Limassol | 1–4 | 2–4 | 3–8 | |
1995/96 | UEFA Kupa e Kupave | QR | TPS Turku | 3–0 | 0–1 | 3–1 | |
1R | AC Parma | 0–2 | 0–2 | 0–4 | |||
1996/97 | UEFA Kupa | 1QR | FC Kosice | 1–4 | 1–2 | 2–6 | |
1999 | Kupa Intertoto | 1R | IA Akranes | 2–1 | 1–5 | 3–6 | |
2000/01 | Kupa UEFA | 2QR | SK Rapid Wien | 0–4 | 0–2 | 0–6 | |
2002 | Kupa Intertoto | 1R | Valletta | 0–0 | 2–1 | 2–1 | |
2R | Gloria Bistriţa | 1–0 | 0–3 | 1–3 | |||
2004 | Kupa Intertoto | 1R | FK ZTS Dubnica | 0–0 | 0–4 | 0–4 | |
2005/06 | UEFA Kupa | 1QR | NK Široki Brijeg | 3–1 | 0–3 | 3–4 | |
2007/08 | UEFA Kupa | 1QR | NK Slaven Belupo | 2–2 | 2–6 | 4–8 | |
2012/13 | Liga e Europës | 1QR | FC Metalurgi Rustavi | 0–3 | 1–6 | 1–9 | |
2013/14 | Liga e Europës | 1QR | Dacia Chişinău | 3–1 | 0–2 | 3–3 (a) |
- QR = Raundi kualifikuese
- 1R = Raundi i pare
- 2R = Raundi i dyte
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull me tematikë në lidhje me futbollin është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |