Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Kafeneja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kafeneja
Vincent van Gogh, 1888

Kafeneja lokal në të cilin takohen të rinjtë në mesditë dhe mbrëmje për të kaluar kohën e lirë dhe ku marrin për të pirë diçka.

Në fjalorin e gjuhës shqipe Kafeneja është lokal ku përgatitet e pihet kafja, pijetore dhe bufe [1].

Në të kaluren Kafeneja thirrej Kafehane ishte lokal në të cilin njerëzit shkonin për të kaluar kohën e lirë dhe zakonisht në lokalë si pije kryesore ishte kafja.

Gjatë kohës së perandorisë osmane ishte lokali më i preferuar për kalimin e kohës së lirë me shokët mirëpo me kalimin e kohës e sidomos pas luftës dytë botërore dhe me rritjen e standardit kafehanet fillojnë të ofrojnë pijet tjera alkoolike e dhe ushqim dhe kafja shërbehet si produkt anësorë.

Kështu në fjalorin e gjuhës shqipe Kafehane është fjalë e vjetruar me kuptimin Kafeneja dhe është fjalë me kuptim keqësues si Kafene e vjetër, e papastër dhe me tym e rrëmujë [1].

Kështu në Kosovë rreth viteve 80-ta e gjemë termin Kafeneja për lokalet ku shërbehej pije të ndryshme e alkooli dhe ushqimi, një formë e re e cila në vete bashkonte disa elemente të gjellëtores dhe kafehanen. Po ashtu në të njëjtën kohë hapen lokale në të cilat mysafirët shërbeheshin me pije të freskëta e alkoolike dhe kafeja porositej shumë rrallë. Këto lokale zakonisht vizitoheshin nga të rinjtë dhe në fillim edhe për këto përdorej i njëjti term por me kalimin e kohës të rinjtë në gjuhën e rrugës u thonin kafiç.

Rreth viteve 90-ta në Prishtinë fillojnë të hapen disa lokale në të cilat si pije kryesore shërbehej çaji. Këto në fakt ishin të ngjashme me kafehanet mirëpo me një ndryshim që në to shërbehej çaji në vend të kafesë dhe thirreshin Çajtore.

Nga fundi i viteve 90-ta dhe me rënien e standardit kafenet fillojnë të ri marrin kuptimin e tyre të vjetër dhe dallimi i tyre në trojet shqiptare fillon të zhduket. Si do që të jetë pas luftës në Kosovë, Maqedoni e Serbi në gjitha qytete shqiptare hasim lokale të njëjta që gjatë ditës shërbejnë zakonisht Makiato për dallim nga koha e kaluar dhe në mbrëmje shërbejnë më tepër me pije freskuese e Alkoolike dhe më rrallë makiato.

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]