Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Kalaja e Dorëzit

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kalaja e Dorëzit
VendndodhjaRrethi i Tiranës, Qarku i Tiranës, Shqipëri
Organi drejtuesDRKK Durrës
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar6
Nr. i referencësTR072

Kalaja e Dorëzit ose Kalaja e Dorzës është një monument i trashëgimisë kulturore afër fshatit te Dorëzitqarkun e Tiranës, Shqipëri [1]. Ky monument është i miratuar me numër "6 më 15.01.1963".Kjo kala përfaqëson qendrën e vetme urbane të pellgut të Tiranës me vazhdimësi jete shumë të gjatë, e njohur nga vendasit me emrin Qytezë. Gjurmët e para të banimit i takojnë periudhës së bronzit (shek. XIV-XIII p.e.s.). Rrënojat e saj mbulojnë një nga kuotat më të larta në vargun e kodrave të shkëputura nga malet e Krrabës në lartësinë 479 m nga niveli i detit. Kjo kala i takon shekujve IX-IV para Krishtit, ndërsa ekspedita e parë arkeologjike drejt saj është kryer në vitin 1951. Rrënojat e saj mbulojnë një nga kuotat më të larta në vargun e kodrave të shkëputura nga malet e Krrabës në lartësinë 479 m nga niveli i detit. Mendohet që këtu të ketë qenë qyteza e Dimalit antik.Për ndërtimin kalasë është zgjedhur një pllajë e pjerrët ku afro gjysma nuk është e rrethuar me mur por është e mbrojtur nga shkëmbi natyral. Muri rrethues i saj, shtrihet në të gjithë pjesën jugore të një kodre shkëmbore dhe është afërsisht 300 m i gjatë, nga lindja në perëndim. Kalaja e Dorëzit paraqet një interes të veçantë për nga ana e teknikës së ndërtimit ku vihen re tre faza: faza e parë e ndërtuar me gurë të papunuar, faza e dytë me blloqe të gdhendur të vendosur në të thatë (periudha helenistike) dhe e treta që ndjek të njëjtën trase me të dytën ndërtuar me gurë të thyer të lidhur me llaç (antikiteti i vone, shek. IV-VI).

Kjo kala mbart vlera kulturore të mëdha pasi ajo paraqet një interes të veçantë për nga ana e teknikës së ndërtimit,ku vihen re tre faza: -Faza e parë, e ndërtuar me gurë të papunuar -Faza e dytë, e ndërtuar me blloqe të gdhendur të vendosur ne të thatë(periudha Helenistike) – Faza e tretë, e ndërtuar në të njëjten formë si e dyta por me gurë të thyer,të lidhur me llaç (Antikiteti i vone, shek IV-VI) Një gurë i tillë ndodhet në murin e kësaj kalaje pikërisht në oborrin e pijetores “Kalaja”, pranë xhamisë së Durrësit. Por në këtë rast nuk vendosen direkt njëri mbi tjetrin, por lidhen me llaç. Siç duket ky gur është marrë nga ndërtimet e vjetra të Kalasë së Durrësit. Kjo mendoj se hedh dritë në faktin se Kalaja e Durrësit ka qenë më parë ndërtuar nga pellazgët dhe më vonë muret e saj u rindërtuan, duke marrë gurë nga kalaja e vjetër.A – me gurë të pa gdhendur mirë, B – mur me gur si bllok me bazë katërkëndëshi, të latuar mirë, vendosur pa llaç.Gurët në Kalanë e Dorzit vendosen njëri mbi tjetrin pa lidhës ose llaç, siç veprohet në ndërtimet e sotme.Lidhur me kohën e ndërtimit të Kalasë së Dorzit, pra mbi vjetërsinë e saj, janë shprehur mendime të ndryshme. Për këtë kala me vlera të mëdha historike, në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (1985) shkruhet se është ndërtuar rreth shekullit të VI-të para erës sonë nga ilirët. Në Historinë e Popullit Shqiptar, vëllim I, të botuar nga Akademia e Shkencave të RSh, Tiranë, 2002, thuhet gjithashtu se kalaja është ndërtuar nga ilirët. Në këtë vepër nuk përmenden fare pellazgët dhe historia e popullit tonë fillon me ilirët. Në veprën e studiuesit amerikan Edvin Xhak (Jacks, Shqiptarët, Tiranë 1995, f. 28), për Kalanë e Dorzit dhe ndërtimet simotra të saj, si Akropoli i Athinës, kalaja e Leshanit pranë Elbasanit, kalaja e Trenit pranë Korçës, kalaja e Kalivasit pranë Sarandës, kalaja e Antipatreas në Berat etj. sillen të dhëna mjaft interesante dhe datohet të ndërtuar nga pellazgët, të parët tanë, rreth viteve 1500-1000 para erës sonë.

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I TIRANËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 qershor 2016. Marrë më 12 gusht 2017.

2. https://kalajaedorezit.wordpress.com/

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]