Kamata
Kamata është pjesë e fitimit, e shprehur në përqindje, të cilën merr dikush për hua ose për borxhin që i ka dhënë një tjetri. 'Po ashtu Kamata është shtesa mbi pagesën e një detyrimi, kur ky nuk shlyhet në afatin e caktuar, kamatëvonesë[1]
Në fund të viteve të 90-ta për personat privat që jepnin hua me kamata përdorej fjala Fajde. Shuma që merreshin hua me qëllim të tregtimit ishin të ndryshme dhe përqindja që ju jepej Fajdexhinjve ishin në proporcionet 10 000 marka gjermane hua, 500 marka për një muaj. Këtë përqindje e paguanin tregtarët pasi që inflacioni që kishte kapluar pjesët e Jugosllavisë së mbetur ishte shumë i lartë dhe tregtimi me këto vise sillte shuma të majshme.
Në fjalorin e gjuhës shqipe fjala fajde është në kuptimin e kamatës në vendet kapitaliste si pjesë e fitimit që merr shteti ose banka për llogari të një kredie atë një ndihme të dhënë dikujt.[1]
Pas viteve 2000 me një kuptim të ngjashëm në popull përhapet fjala Interesi. Si do që të jetë si duket Interesi bankar është si pasardhësi i Kamatës e cila ishte pasardhëse e Fajdesë.