Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Kolumbia

Coordinates: 4°N 72°W / 4°N 72°W / 4; -72
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:KUTIAKolumbia

Kolumbia zyrtarisht Republika e Kolumbisë (spanjisht: República de Colombia), është një vend në bregun veriperëndimor të Amerikës së Jugut, i kufizuar në veri-perëndim nga Panamaja, në veri nga Deti i Karaibeve në lindje nga Venezuela dhe Brazili, në jug nga Ekuadori dhe Peruja, dhe në perëndim nga Oqeani Paqësor. Kolumbia është republikë kushtetuese jofederale e përbërë nga tridhjetë e dy departamente.

Kolonizatorët spanjollë arritën në këtë rajon rreth viteve 1500, duke gjetur fiset indigjene Chibchas (apo Muiscas) dhe Taironasit. Spanjollët krijuan disa koloni të cilat më vonë u kthyen ne provinca duke formuar Grenadën e re si bërthamën e parë dhe më pas duke filluar nga viti 1717 si nën mbretëri. Kjo nën mbretëri përfshinte provinca të ndryshme të cilat deri ne atë kohë i përkisnin juridiksionit të nën-mbretërisë së Spanjës së Re dhe Perusë.

Që nga fillimi i periudhave të pushtimit dhe kolonizimit, ka pasur disa lëvizje rebele nën sundimin spanjoll, shumica e tyre ose u shtypën ose mbetën shumë të dobëta për të ndryshuar gjendjen e përgjithshme. E fundit që kërkoi pavarësinë e plotë nga Spanja shpërtheu rreth 1810, që pasoi pavarësinë e Santo Domingos (Haiti i sotëm) në 1804, e cila siguroi një shkallë jo të papërfillshme të mbështetjes për udhëheqësit eventuale të këtij rebelimi: Simón Bolívar dhe Francisco de Paula Santander.

Një lëvizje e iniciuar nga Antonio Narinjo, i cili kundërshtoi centralizmin spanjoll dhe udhëhoqi opozitën kundër kolonializmit, çoi në pavarësinë e Kartagjenës në nëntor 1811, dhe formimin e dy qeverive të pavarura të cilat luftuan një luftë civile - një periudhë e njohur si La Patria Boba. Një vit më pas Narinjo shpalli Provincat e Bashkuara të Granadës së Re, kryesuar nga Camilo Torres Tenorio. Pavarësisht nga sukseset e rebelimit, shfaqja e dy rrymave të ndryshme ideologjike mes çlirimtarëve (federalizmi dhe centralizmi) rriti përplasjet e brendshme të cilat kontribuuan në ripushtimin e territorit nga spanjollët. Varësia nga Spanja u rivendos nën komandën e Juan de Samano, regjimi i të cilit dënoi ata që morën pjesë në kryengritje. Ndëshkimi ushqeu rinovimin e rebelimit, e cila, e kombinuar me një Spanjë dobësuar, bëri të mundur një kryengritje të suksesshme udhëhequr nga Simon Bolívar i lindur në Venezuelë, i cili më në fund shpalli pavarësinë në 1819. Rezistenca prospanjolle u mund më në fund në vitin 1822 në territorin e tanishëm të Kolumbisë dhe në 1823 në Venezuelë.

Territori i New Granadas u bë Republika e Kolumbisë e organizuar si një bashkim i Ekuadorit, Kolumbisë dhe Venezuelës (Panamaja ishte atëherë një pjesë integrale e Kolumbisë). Kongresi i Cucutës në 1821 miratoi një kushtetutë për Republikën e re. Simón Bolívar u bë presidenti i parë i Kolumbisë, dhe Francisco de Paula Santander u bë Yëvendës President. Megjithatë, republika e re ishte e paqëndrueshme dhe e përfundoi me këputje të Venezuelës në 1829, e ndjekur nga Ekuadori në 1830.

Kolumbia e Madhe

Kolumbia ishte qeveria e parë kushtetuese në Amerikën e Jugut, dhe partitë e majta dhe të djathta, të themeluara në 1848 dhe 1849 respektivisht, janë dy nga partive më të vjetra politike që kanë mbijetuar në Amerikë. Skllavëria u hoq në Kolumbi në vitin 1851.

Ndarjet e brendshme politike dhe territoriale çuan në shkëputjen e Venezuelës dhe Kuitos (Ekuadori i sotëm) në vitin 1830. I ashtuquajturi "Departamenti i Cundinamarca" mori emrin "Nueva Granada", të cilin e mbajti deri në 1856 kur u bë "Confederación Granadina" (Konfederata Granadine). Pas një lufte civile dyvjeçare në 1863, u krijuan "Shtetet e Bashkuara të Kolumbisë" krijuar, që zgjatën deri më 1886, kur vendi më në fund u bë i njohur si Republika e Kolumbisë. Ndarjet e brendshme që vazhdonin midis forcave bipartizane politike, herë pas here ndezën luftëra shumë të përgjakshme civile, më e rëndësishmja e të cilave ishte "Lufta e një mijë ditëve" (1899-1902).

Shekulli i 20-të

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qëllimi i Shteteve e Bashkuara të Amerikës për të ndikuar në zonë (veçanërisht ndërtimi dhe kontrolli i Kanalit të Panamasë) çoi në ndarjen e Departamentit të Panamasë në 1903 dhe themelimit e saj si një shtet më vete. Shtetet e Bashkuara i paguan Kolumbisë 25 milionë dollarë në vitin 1921, shtatë vjet pas përfundimit të kanalit, në shkëmbim të njohjes së Panamasë nga Kolumbia. Pas kësaj Kolumbia njohu Panamanë sipas kushteve të Traktatit të Thomson-Urrutia. Nga shtatori 1932 deri në maj 1933 Kolumbia u përfshi në një konflikt të armatosur me Perunë gjatë një mosmarrëveshje territoriale që përfshinte Departamentin e Amazonës dhe kryeqytetin e saj Leticia.

Menjëherë pas kësaj, Kolumbia arriti një shkallë të stabilitetit politik, i cili u ndërpre nga një konflikt i përgjakshëm që u zhvillua midis fundit të viteve 1940 dhe fillimit të viteve 1950, një periudhë e njohur si "La Violencia" (Dhuna). Shkaku i tij ishte kryesisht rritja e tensioneve midis dy partive kryesore politike, të cilat shpërthyen pas vrasjes së kandidatit presidencial Jorge Eliécer Gaitan më 9 prill të vitit 1948. Trazirat që pasuan në Bogotá, të njohur si El Bogotazo, u përhapën në të gjithë vendin dhe morën jetën e të paktën 180.000 kolumbianëve.

Kolumbia mori pjesë në Luftën e Koresë, kur Laureano Gómez u zgjodh si President. Ai ishte i vetmi shtet i Amerikës Latine që mori pjesë në luftë me një rol të drejtpërdrejtë ushtarak, si një aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Veçanërisht e rëndësishme ishte rezistenca heroike e trupave kolumbiane në Old Baldy.

Nga 1953-1964 dhuna midis dy partive politike ra për herë të parë kur Gustavo Rojas rrëzoi Presidentin e Kolumbisë në një grusht shteti dhe negocioi me luftëtarët, dhe më pas nën juntën ushtarake të gjeneralit Gabriel Paris Gordillo.

Pas rrëzimit të Rojas, Partia Konservatore Kolumbiane dhe Partia Liberale Kolumbiane ranë dakord për të krijuar "Fronti Kombëtar", një koalicion që do të qeveriste së bashku vendin. Sipas marrëveshjes, presidenca do të alternonte midis konservatorëve dhe liberalëve çdo 4 vjet për 16 vjet. Të dy palët do të kishin barazi në të gjitha zyrat e tjera zgjedhore. Fronti Kombëtar i dha fund "La Violencia"s, dhe administratat e Frontit Kombëtar u përpoqën të institucionalizonin reforma të thella sociale dhe ekonomike në bashkëpunim me Aleancën për Progres. Pavarësisht përparimit në sektorë të caktuar, shumë probleme sociale dhe politike vazhduan, dhe u krijuan grupet guerrile marksiste të tilla si FARC (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë), ELN (Ushtria Nacional Çlirimtare , EPL (Ushtria Popullore Çlirimtare) e mbështetur nga diktatori i Shqipërisë Enver Hoxha, dhe M-19 (Lëvizja e 19 prillit) për të luftuar qeverinë dhe aparatin politik. Këto grupe guerrile financoheshin nga prodhimi dhe trafikimi i substancave narkotike, kryesisht kokainë.

Që nga viti 1960, vendi ka vuajtur nga një konflikti i armatosur midis forcave qeveritare dhe grupeve guerrile. Konflikti u përshkallëzua në vitet 1990. Konflikti në Kolumbi zhvillohej kryesisht në zonat e largëta rurale.

Më 4 korrik 1991, u miratua Kushtetuta e re. Ndryshimet e gjeneruara nga kushtetuta e re janë parë si pozitive nga shoqëria kolumbiane.

Historia e kohëve të fundit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë presidencës së Álvaro Uribes, qeveria zbatoi më shumë presion ushtarak mbi FARC-un dhe grupeve të tjera të paligjshme. Pas ofensivës, shumë tregues të sigurisë u përmirësuan. Që nga viti 2002 dhuna ra dukshëm. Disa grupe paraushtarake u demobilizuan si pjesë e një procesi paqeje dhe guerrilasit humbën kontrollin e shumë territoreve që kishin dominuar dikur. Kolumbia arriti një rënie të madhe të prodhimit të kokainës.

Në shkurt 2008, miliona kolumbianët demonstruan kundër FARC-ut. Gjatë këtyre viteve forcat ushtarake të Republikës së Kolumbisë arritën të forcohen.

Kolumbia tregon përparim modest në luftën për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Për sa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare, Kolumbia ka lëvizur nga një periudhë e marrëdhënieve të tensionuara me Venezuelën, drejt një opinioni të begatë për të përmirësuar më tej integrimin. Kolumbia ka fituar edhe një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Sot Kolumbia është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në Amerikën e Jugut dhe në vitin 2012, Kolumbia prodhoi një milion fuçi në ditë.

Rritja ekonomike e kohëve të fundit ka çuar në një rritje të konsiderueshme të milionerëve të rinj, duke përfshirë edhe sipërmarrësit e rinj kolumbianë me vlerë neto më tepër se 1 miliard dollarë.

Qeverisja dhe politika

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kolumbia është një republikë demokratike përfaqësuese presidenciale siç është përcaktuar në Kushtetutën e vitit 1991. Në përputhje me parimin e ndarjes së pushteteve, qeverisja është e ndarë në tri degë: dega ekzekutive, dega legjislative dhe dega gjyqësore.

Presidenti i Kolumbisë shërben edhe si kreu i shtetit edhe si kreu i qeverisë, i pasuar nga Zëvendës Presidenti dhe Këshilli i Ministrave. Presidenti zgjidhet me votim popullor për të një mandat katër vjeçar (Në vitin 2015 Kongresi i Kolumbisë miratoi shfuqizimin e një amendamenti kushtetues të vitit 2004 që eliminonte kufirin një mandat për presidentët). Në nivel province pushteti ekzekutiv ushtrohet nga guvernatorët e departamenteve, kryetarët e bashkive dhe administratorët lokalë për ndarjet më të vogla administrative, të tilla si korrexhimientot apo komunat. Të gjitha zgjedhjet rajonale mbahen një vit dhe pesë muaj pas zgjedhjeve presidenciale.

Dega legjislative e qeverisjes është e përfaqësuar në shkallë kombëtare nga Kongresi, një institucion dydhomësh i përbërë nga Dhoma e Përfaqësuesve me 166 vende dhe Senati me 102-vende. Senati zgjidhet në nivel kombëtar dhe Dhoma e Përfaqësuesve zgjidhet në zonat zgjedhore. Anëtarët e të dy dhomaveve zgjidhen për një mandat katër vjeçar dy muaj para presidentit, gjithashtu me votim popullor.

Sistemi gjyqësor kryesohet nga Gjykata e Lartë, e përbërë nga 23 gjyqtarë të ndarë në tri dhoma (penale, civile dhe Agrare dhe Punës). Dega gjyqësore përfshin edhe Këshillin e Shtetit, i cili ka përgjegjësi të veçantë për të drejta administrative dhe gjithashtu ofron këshilla ligjore për ekzekutivin, Gjykatën Kushtetuese, përgjegjës për të siguruar integritetin e kushtetutës kolumbiane, dhe Këshillin e Lartë të gjyqësorit, përgjegjës për auditimin e degës gjyqësore. Kolumbia operon një sistem të ligjit civil, i cili që nga viti 2005 është zbatuar përmes një sistemi palësh të kundërta.

Politika demokratike e sigurisë ka bërë që ish-presidenti Uribe të mbetet popullor në popullin kolumbian, me vlerësim të punës së tij në kuotat 76%, sipas një sondazhi në vitin 2009. Megjithatë, duke shërbyer dy mandate, ai nuk lejohej me kushtetutë të rizgjidhej në vitin 2010. Në balotazh më 20 qershor 2010, ish-ministri i mbrojtjes Juan Manuel Santos fitoi me 69% të votave kundrejt kandidatit të dytë më të popullarizuar, Antanas Mockus. Një raund i dytë ishte i nevojshëm pasi asnjë kandidat nuk mori mbi pragun 50% të votave. Santos fitoi gati 51% të votave në zgjedhjet e raundit të dytë më 15 qershor 2014, duke mundur rivalin e krahut të djathtë Oscar Iván Zuluaga, i cili fitoi 45%. Mandati i tij si president i Kolumbisë për katër vjet filloi më 7 gusht 2014.

Marrëdhëniet me jashtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marrëdhëniet me jashtë të Kolumbisë drejtohen nga Presidenti, si kreu i shtetit, dhe menaxhohen nga Ministri i Punëve të Jashtme. Kolumbia ka misione diplomatike në të gjitha kontinentet.

Kolumbia ishte një nga 4 anëtarët themelues të Aleancës së Paqësorit, e cila është një mekanizëm integrimi dhe bashkëpunimi politik dhe ekonomik që promovon qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe personave ndërmjet shteteve anëtare, si dhe një bursë të përbashkët dhe ambasada të përbashkëta në disa vende. Kolumbia është gjithashtu anëtare e Kombeve të Bashkuara, Organizatës së Shteteve Amerikane, Organizatës së Shteteve Ibero-amerikane, Bashkimit të Kombeve të Amerikës së Jugut dhe Komunitetit Andean të Kombeve.

Ndarjet administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kolumbia është e ndarë në 32 departamente dhe një distrikt të kryeqytetit, i cila trajtohet si një departament (Bogotá gjithashtu shërben si kryeqytet i departamentit Cundinamarca). Departamentet janë të ndarë në bashki dhe këto të fundit ndahen në korrexhimiento në zonat rurale dhe në komuna në zonat urbane. Secili departament ka një qeveri lokale me një guvernator dhe kuvendin e zgjedhur drejtpërdrejt për një mandat katër vjeçar, dhe secila bashki drejtohet nga një kryetar bashkie dhe këshilli. Në çdo korrexhimiento dhe komunë ka një bord administrativ lokal të zgjedhur nga populli.

Përveç kryeqytetit, katër qytete të tjera janë përcaktuar distrikte (në fakt bashki të veçanta), në bazë të tipareve të veçanta dalluese. Këto janë Barranquilla, Cartagena, Santa Marta dhe Buenaventura. Disa departamente kanë nënndarje administrative lokale, ku qytetet kanë një përqendrim të madh të popullsisë dhe bashkitë janë pranë njëri-tjetrit (për shembull, në Antioquia dhe Cundinamarca). Atje ku departamentet kanë një popullsi të ulët (për shembull Amazonas, Vaupés dhe Vichada), ka ndarjet administrative të veçanta, të tilla si "korrexhimiento departamenti", të cilat janë një përzierje e një bashkie dhe një korrexhimientoje.

Kliko në një departament në hartën e mëposhtme të shkosh tek artikulli i tij.

Departamenti La GuajiraDepartamenti MagdalenaDepartamenti AtlánticoDepartamenti CesarDepartamenti BolívarDepartamenti Norte de SantanderDepartamenti SucreDepartamenti CórdobaDepartamenti SantanderDepartamenti AntioquiaDepartamenti BoyacáDepartamenti AraucaDepartamenti ChocóDepartamenti CaldasDepartamenti CundinamarcaDepartamenti CasanareDepartamenti VichadaDepartamenti Valle del CaucaDepartamenti TolimaDepartamenti MetaDepartamenti HuilaDepartamenti GuainíaDepartamenti GuaviareDepartamenti CaucaDepartamenti VaupésDepartamenti NariñoDepartamenti CaquetáDepartamenti PutumayoDepartamenti AmazonasDepartamenti RisaraldaDepartamenti RisaraldaDepartamenti QuindíoDepartamenti QuindíoBogotáBogotáArchipelago of San Andrés, Providencia and Santa Catalina
Departamenti Kryeqyteti i Departamentit
1 Flag of the Department of Amazonas Amazonas Leticia
2 Flag of the Department of Antioquia Antioquia Medellín
3 Flag of the Department of Arauca Arauca Arauca
4 Flag of the Department of Atlántico Atlántico Barranquilla
5 Flag of the Department of Bolívar Bolívar Cartagena
6 Flag of the Department of Boyacá Boyacá Tunja
7 Flag of the Department of Caldas Caldas Manizales
8 Flag of the Department of Caquetá Caquetá Florencia
9 Flag of the Department of Casanare Casanare   Yopal
10 Flag of the Department of Cauca Cauca Popayán
11 Flag of the Department of Cesar Cesar Valledupar      
12 Flag of the Department of Chocó Chocó Quibdó
13 Flag of the Department of Córdoba Córdoba Montería
14 Flag of the Department of Cundinamarca Cundinamarca Bogotá
15 Flag of the Department of Guainía Guainía Inírida
16 Flag of the Department of Guaviare Guaviare San José del Guaviare
17 Flag of the Department of Huila Huila Neiva
Departmenti Kryeqyteti i Departamentit
18 Flag of Nueva Esparta La Guajira   Riohacha
19 Flag of the Department of Magdalena Magdalena Santa Marta
20 Flag of the Department of Meta Meta Villavicencio
21 Flag of the Department of Nariño Nariño Pasto
22 Flag of the Department of Norte de Santander Norte de Santander Cúcuta
23 Flag of the Department of Putumayo Putumayo Mocoa
24 Flag of the Department of Quindío Quindío Armenia
25 Flag of the Department of Risaralda Risaralda Pereira
26 Flag of the Department of San Andres, Providencia and Santa Catalina San Andrés, Providencia
and Santa Catalina
San Andrés
27 Flag of the Department of Santander Santander Bucaramanga
28 Flag of the Department of Sucre Sucre Sincelejo
29 Flag of the Department of Tolima Tolima Ibagué
30 Flag of the Department of Valle del Cauca Valle del Cauca Cali
31 Flag of the Department of Vichada Vaupés Mitú
32 Flag of the Department of Vichada Vichada Puerto Carreño
33 Flag of Bogotá Bogotá Bogotá
Artikulli kryesor : Ekonomia

Historikisht një ekonomi agrare, Kolumbia u urbanizua me shpejtësi në shekullin e 20-të, deri në fund të të cilit vetëm 17 % e fuqisë punëtore ishin të punësuar në bujqësi, duke gjeneruar vetëm 6.1% të PBB-së, 21 % e fuqisë punëtore ishin të punësuar në industri dhe 62 % në shërbime, përgjegjëse për 37,3 % dhe 56,6 % të PBB-së respektivisht.

Ekonomia e tregut e Kolumbisë u rrit në mënyrë të qëndrueshme në pjesën e dytë të shekullit të 20-të, me produktin e brendshëm bruto (PBB) në rritje me një normë mesatare prej mbi 4 % në vit midis viteve 1970 dhe 1998. Vendi pësoi një rënie në vitin 1999 (viti i parë i plotë me rritje negative që nga Depresioni i Madh), dhe përmirësimi ishte i gjatë dhe i dhimbshëm. Megjithatë, në vitet e fundit rritja ka qenë mbresëlënëse, duke arritur në 6,9 % në vitin 2007, një nga normat më të larta të rritjes në Amerikën Latine.

Shpenzimet totale të qeverisë përbëjnë 28,3 % të ekonomisë së vendit. Borxhi publik është i barabartë me 32 % të prodhimit të brendshëm bruto. Një klimë e fortë fiskale u riafirmua nga një rritje në vlerës obligacioneve. Inflacioni vjetor e mbylli vitin 2014 në 3,66 % në terma vjetorë (kundrejt 1,94 % në terma vjetorë në vitin 2013). Shkalla mesatare e papunësisë kombëtare në vitin 2014 ishte 9,1 %, edhe pse informaliteti është problemi më i madh që ndeshet në tregun e punës. Kolumbia ka Zona të tregëtisë së Lirë (ZTL), të tilla si zona Franca del Pacifico, që ndodhet në Valle del Cauca, një nga zonat më të goditura për investimet e huaja.

Kolumbia është e pasur në burime natyrore, dhe eksportet e saj kryesore përfshijnë lëndët djegëse minerale, vajra, gurë të çmuar, produktet pyjore, pulpë dhe letër, kafe, mish, drithëra dhe vajra vegjetale, pambuk, sheqernat dhe ëmbëlsirat prej sheqeri, fruta dhe produkte të tjera bujqësore, përpunimi i ushqimit, produktet e përpunuara të peshkut, pije, makineri, elektronikë, produkte ushtarake, aeroplanë, anije, mjete motorike, produkte metalike, mjete për shtëpi dhe zyra, kimikate dhe produkte të lidhura me shëndetin, kimikate bujqësore, kripëra dhe acide inorganike, parfume dhe kozmetikë, barna, materiale plastikë, fibrave kafshësh, tekstile dhe pëlhura, veshje dhe këpucë, lëkurë, pajisje dhe materiale ndërtimi, çimento, software, ndër të tjera.

El Cerrejón është operacioni minierar i qymyrit më i madh në Amerikën Latine.

Kolumbia është e njohur edhe si një burim i rëndësishëm global për gurë të çmuar, ndërsa mbi 70% e luleve të importuara nga Shtetet e Bashkuara janë kolumbiane. Eksportet jo-tradicionale kanë rritur rritjen e shitjeve të jashtme kolumbiane, si dhe diversifikimin e destinacioneve të eksportit në sajë të marrëveshjeve të reja të tregtisë së lirë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Shtetet e Bashkuara, Kina, Bashkimi Evropian dhe disa vende të Amerikës Latine.

Prodhimi i energjisë elektrike në Kolumbi vjen kryesisht nga burimet e rinovueshme të energjisë. Brezi hidroelektrik prodhon 67.8% të energjisë.

Sektori financiar është rritur në mënyrë të favorshme për shkak të likuiditetit të mirë në ekonomi, rritjes së kreditimit dhe në përgjithësi ecurirë pozitive të ekonomisë kolumbiane. Bursa kolumbiane nëpërmjet Tregut të Integruar të Amerikës Latine (MILA) ofron një treg rajonal të tregtimit të kapitaleve. Kolumbia është edhe vendi më i mirë për të bërë biznes në Amerikën Latine, sipas Bankës Botërore.

Turizmi në Kolumbi është një sektor i rëndësishëm në ekonominë e vendit. Vizitat e turistëve të huaj u rritën nga 0.6 milionë në vitin 2007 në 2,5 milionë në vitin 2014.

Artikulli kryesor : Demografia
Artikulli kryesor : Kultura
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Turizmi

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Kolumbia – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Kolumbia – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale



4°N 72°W / 4°N 72°W / 4; -72