Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Komboskini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Komboskini në forma e madhësi të ndryshme.

Komboskini (nga greqisht: Κομποσκοίνι Komposkoini) është fije me shumë nyje. Ai është mjet lutjeje që mbahet në dorë. Përdoret ndër të krishterët ortodoksë. Është një mjet i ngjashëm lutjeje si Rruzarja që përdoret në Kishën Romano-Katolike.

Qëllimi kryesor i komboskinit është të ndihmojë besimtarët në lutjen drejtuar Perëndisë dhe shenjtorëve të Tij. Ai ndihmon ata që të thonë një numër të caktuar lutjesh si edhe të përqendrohen te fjalët e tyre që thonë. Nuk është “hajmali”, apo gjë me veti magjike.

Si mjet lutjeje, ai është për të gjithë besimtarët, klerikë dhe laikë. Ekziston shumëllojshmëri e madhe formash dhe madhësish komboskinësh, me 12, 33, 50, 100 etj. nyje.

Lutje me komboskin

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lutja bëhet duke mbajtur me dorën e djathtë ose të majtë komboskinin dhe duke përparuar nga një nyje në tjetrën, duke thënë me mendje ose me pëshpëritje të lehtë, lutjen: “O Zot, Jisu Krisht, mëshiromë mua mëkatarin” ose “O Zot, Jisu Krisht, mëshiromë”[1] ose “E Përmbishenjtë Hyjlindëse Mari shpëtona” ose “O Engjëll i shenjtë ose O Shën (....) ndërmjeto për mua”. Duke ndryshuar fjalët e këtyre lutjeve të shkurtra, në “mëshirona” ose “ndërmjeto për ne”, ose duke përfshirë emrin/emrat e njerëzve për të cilët duan të luten, si edhe për të vdekurit: “Prehe, o Zot, shpirtin e shërbëtorit/es tënd/sate (....)”.

Koha dhe qëndrimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lutja me komboskin mund të bëhet në çdo orë të lirë, por edhe në orë të përcaktuara të lutjes personale (në mbrëmje, në mëngjes[2], etj.) apo dhe në cdo orë tjetër të ditës në të cilën mund të qetësohet e të përqendrohet apo edhe në punë ose gjatë udhëtimeve, apo në cilindo moment të ditës.[3]

Gjatë lutjes me komboskin pozicioni i qëndrimit varet nga vetë personi, shëndeti dhe nga përgatitja e tij shpirtërore. Pra, ose në këmbë, ose ulur, ose gjunjëzuar, në pozicion përulësie, apo kokë të ulur që të kenë mundësi të përqendrohen.

Çdokush mund ta mbajë në xhep apo në dorë apo në ndonjë vend tjetër të veçantë, që të jetë i përshtatshëm për t’u lutur lehtësisht, pa tërhequr vëmendjen e të tjerëve. Mund të vendoset edhe në vende të përshtatshme ku bëhen lutje apo për të kujtuar lutjen.[4]

Nga historia e tij

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Komboskinët bëhen në bazë të një tradite, që buron nga thellësia e shekujve. Përmendet historia e një murgu, shën Andonit të Madh, që mendoi të bëjë nyje në një litar dhe ta përdorë atë në rregullin e përditshëm të lutjes së tij. Mirëpo djalli ia zgjidhte nyjet nga litari dhe i bënte të kota përpjekjet e murgut. Atëherë iu shfaq një engjëll dhe i mësoi murgut një nyje të veçantë, të përbërë nga kryqe të njëpasnjëshme. Këto nyje djalli nuk mundi t’i zgjidhte.[5]

Sot shumë mjekë rekomandojnë këtë dhuratë praktike të shëndetit trupor, veçanërisht për kapërcimin e ankthit.[6]

  • Protopresviter Thomas Hopko, Besimi Orthodhoks, Vëllimi IV - Spiritualiteti, bot. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë 2000, përkthyer nga Imz. Joan Pelushi.
  • Lutja e Jisuit (Seria Shpirtërore 1), bot. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë 2003.
  • Winston, Kimberly (2008). Bead One, Pray Too: A Guide to Making and Using Prayer Beads. New York: Morehouse Publishing. f. 8. ISBN: 978-0819222763.
  1. ^ Protopresviter Thomas Hopko, Besimi Orthodhoks, Vëllimi IV - Spiritualiteti, bot. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë 2000, fq. 159.
  2. ^ Lutja e Jisuit (Seria Shpirtërore 1), bot. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë 2003, fq. 16.
  3. ^ Lutja e Jisuit (Seria shpirtërore 1), bot. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë 2003, fq.8-9.
  4. ^ "Prayer Rope- Use (v. 2-3)" (në anglisht).
  5. ^ Winston, Kimberly (2008). Bead One, Pray Too: A Guide to Making and Using Prayer Beads (në anglisht). New York: Morehouse Publishing. fq. 8. ISBN 978-0819222763.
  6. ^ "The Psychophysiology of The Jesus Prayer, Dr. Charles Zeiders" (në anglisht).