Komuna e Tetovës
Komuna e Tetovës | |
---|---|
Qeveria | |
• Kryebashkiak | Bilall Kasami (Lëvizja Besa) |
Popullsia (2021) | |
• Gjithsej | 84.770 |
• Dendësia | 320/km2 (800/sq mi) |
Komuna e Tetovës është komunë që shtrihet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë.
Qendra e komunës gjendet në Tetovë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna e Tetovës kufizohet me Kosovën në veri dhe në perëndim, Komunën e Tearcës në verilindje, Komunën e Jegunovcës në lindje, Komunën e Zhelinës në juglindje, Komunën e Brvenicës në jug dhe Komunën e Bogovinës në jugperëndim.
Tetova gjendet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, në shpatet e Sharrit, apo në Luginën e Pollogut. Sot komuna e Tetovës mbulon një sipërfaqe prej 87 km², dhe së bashku me komunat e sapokrijuara që dalin prej saj sipërfaqja është 1053 km².
Tetovë është e vendosur 460 deri në 500 metra dhe ka një klimë të butë me një temperaturë mesatare vjetore prej 11,6 °C.
Kushtet e klimës - tokësore, hidrografike dhe hapësinore janë përgjegjëse për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, domethënë nëpërmjet temperaturave të favorshme, toka të përshtatshme me vlerë të lartë për para dhe sasia e bollshme e potencialit ujor mundëson kultivimin e drithërave, perimeve, pemishteve, foragjereve dhe disa kulturave industriale. Sa i përket mbarështimit të bagëtive, këto kushte korrespondojnë në mënyrë specifike me zhvillimin e mbarështimit të gjedhëve dhe kullotave të larta malore, si një parakusht për zhvillimin e mbarështimit të deleve.
Lumi Shkumbin, perla e qytetit është sfida e përjetshme e qytetarëve të Tetovës, është stolia më e bukur me të cilën natyra e ka pajisur këtë rajon të mrekullueshm. Në atë ka disa centrale hidroelektrike të ndërtuara më së shumti në vitet pesëdhjeta, gjashtëdhjetë të shekullit të XX, por edhe ditët e sotme.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas regjistrimit se popullsisë ne Maqedoni te dhenat thone se vetem ne qytetin e Tetoves bashk me Recicen e Vogel kane një popullat prej 96.129.Kurse e gjith Komuna e Tetoves te dhenat thone se mesatarish duhet te këtë reth 178.337 banore. Gati 70,3 % e popullsisë se Komunes se Tetoves janë Shqipetar , 23,2 % Maqedonas dhe vetem 2,2% Turq.
Shpërndarja e popullsisë sipas vendbanimeve në censusin e vitit 2021
Vendet e banuara | Total | Maqedonë | Shqiptarë | Turq | Romë | Vllehë | Serbë | Boshnjakë | të tjerë |
Komuna e Tetovës | 84,770 | 15,529 | 60,460 | 1,746 | 1,885 | - | 256 | 189 | 4,705 |
Bozovce | 174 | - | 137 | - | - | - | - | - | 37 |
Brodec | 734 | - | 651 | - | - | - | - | - | 83 |
Xhepçisht | 3.338 | 33 | 3.198 | 1 | - | 1 | - | - | 105 |
Falisht | 612 | 552 | 37 | 1 | - | - | 5 | - | 18 |
Gajre | 633 | - | 607 | - | - | - | - | - | 26 |
Xherma | 569 | - | 538 | - | - | - | - | - | 31 |
Reçica e Madhe | 3.603 | 1 | 3.422 | - | - | - | - | - | 181 |
Jedoarcë | 16 | 5 | 11 | - | - | - | - | - | - |
Lavce | 313 | - | 311 | - | - | - | - | - | 2 |
Lisec | 384 | 5 | 340 | - | - | - | - | - | 39 |
Reçica e Vogël | 2.468 | 1 | 2.337 | - | - | - | - | - | 130 |
Otunjë | 3 | 2 | - | - | - | - | 1 | - | - |
Poroj | 2.653 | 2 | 2.558 | - | - | - | - | 1 | 92 |
Saraqinë | 1.153 | 791 | 277 | - | 8 | - | 2 | - | 72 |
Selcë | 2.239 | - | 2.149 | - | - | - | - | - | 90 |
Setoll | 22 | 19 | 3 | - | - | - | 1 | - | - |
Shipkovica | 1.540 | - | 1.483 | - | - | - | - | - | 57 |
Tetovë | 63.176 | 14.116 | 41.356 | 1.745 | 1.877 | 10 | 248 | 188 | 3.616 |
Vejce | 848 | 2 | 804 | - | - | - | - | - | 42 |
Veshallë | 291 | - | 241 | - | - | - | - | - | 50 |
Vendbanimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vendbanimet Komuna e Tetovës i përfshin këto vendbanime: Fshatin Bozovcë , Brodec , Vicë , Veshallë , Gajre , Recicë e madhe , Xherma, Lacë , Lisec , Recicë e vogel , Poroj , Saraqinë , Selcë , Falisht , Xhepcisht , Shipkovicë dhe qytetin e Tetoves
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]http://www.stat.gov.mk/pdf/kniga_13.pdf ne anglisht dhe maqedonisht
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Selia: Tetova dhe vendbanimet: Bozofci | Brodeci | Falishti | Gajrja | Gjerma | Jedoarca | Liseci | Llaca | Otunja | Poroji | Reçica e Madhe | Reçica e Vogël | Saraqina | Sellca | Setolli | Shipkovica | Veshalla | Vica | Xhepçishti