Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Kulla e vrojtimit në Durrës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kulla e vrojtimit në Durrës ose Kulla e kapitenarisë shërben për të ndjekur të gjitha situatat detare, për të monitoruar lundrimin e anijeve si dhe për të drejtuar operacione detare në raste të jashtëzakonshme. Në kullë funksionojnë disa salla komandimi dhe vrojtimi të pajisura me aparatura moderne optike dhe dëgjimi. Sistemi i kamerave të vëzhgimit mundëson vrojtimin e objekteve deri në distancën 10 milje detare larg dhe është i aftë që të identifikojë edhe njollat e ndotjeve detare të cilat mund të shkaktohen nga anije të ndryshme. Në sallën e madhe të kullës ndiqet i gjithë aktiviteti i kapitenarive të porteve të vendit tonë. Kulla e vrojtimit në Durrës është ndërtuar në vitin 2007.