Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Leon Trocki

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Leon Trocki

Leon Trocki (ose Trotski) (Lev Davidoviç Bronshtejn) lindur në vitin 1879Ukrainë, ishte një intelektual rus dhe komunist revolucionar me ide ortodokse Marksiste i cili ndihmoi në realizimin e Revolucionit të tetorit dhe ndihmoi në ardhjen në pushtet të Partisë Bolshevikevitin 1917. Trocki binte dakord me Joseph Stalin-in në të gjitha çështjet thelpësore përveçse taktikave të vogla dhe se kush duhej të bëhej diktator i Rusisë me vdekjen e Nikolai Lenin-it. Trocki u përjashtua nga Partia Komuniste në vitin 1927, u përjashtua nga Rusia në vitin 1929, ndërsa në vitin 1940 u vra në Meksikë.[1]

Leon Trocki (25 tetor 1879 - 21 gusht 1940)

Emri i tij i vërtete është Lev Davidoviç Bronshtejn (Лев Давидович Бронштейн). Revolucionare dhe teoricien komunist. Ka qenë president i Sovjet të Pjetërgradit gjatë revolucioneve të 1905 dhe të 1917. Gjatë mosmarrëveshjeve me Stalinin, gjatë viteve njëzete, u përjashtua nga partia dhe u dëbua nga Bashkimi Sovjetik. U vra në Meksikë nga një agjent sovjetik.

Lindur në një familje çifute në Janovka (në Ukrainë). Sipas kalendarit gregorian data e lindjes së tij është 7 nëntor 1879. U afrua me idetë revolucionare që në moshe të re, kur ka qenë student në universitetin Odessa. Në vitin 1900 u dënua me katër vjet dëbim për në Siberi. Në vitin 1902 arriti të arratisesh nga Siberia dhe u largua për në Londër. Atje u bashkua me Vladimir Lenin, në atë kohë redaktor i gazetës "Iskra" (Shkëndija), organ i Partisë Social Demokratë e Punëtorëve të Rusisë (POSDR). Kur morri pjesë në kongresin e dytë të POSDR, në verë 1913, u bashkua me Menshevikët, edhe pse nuk i qëndroi besnik. Në vitin 1905 u rikthye në Rusi. Përfshirja e tij në grevën gjeneralë të tetorit, si president i Sovjet të Pjetërgradit dhe përkrahja e tij për revolucion, e sollën në arrestimin dhe i dhanë si vendim : dëbimi për jete. Në vitin 1907 arratiset dhe largohet përsëri për në Londër, ku merr pjese në kongresin e katërt të partisë. Në tetor martohet në Vjenë. Në vitin 1906 ai shkruan librin "Rezultate dhe Perspektive" i cili i bazuar në idetë e Marksit, Trocki argumenton se klasa e punëtoreve do të zhvillohet kur të mos ekzistojë me klasa imperialiste. Kjo teori propozon se revolucioni Rus do të jetë filli i një revolucioni global dhe suksesi i socializmit në Rusi do të ndiqet edhe nga shumë vende evropiane. Në vitin 1912 punoi si reporter për gazetën radikale "Kievskaja Mysl" në Ballkan, ku ishte dëshmitar i luftërave të 1912-1913. Shkrimet e tij i boton në librin "Luftërat ballkanike" (1912-1913). Gjate afrimit të Luftës së Parë largohet për në Zvicrën neutrale dhe më pas për në Francë. U dëbua nga Franca dhe jetonte në New York kur Revolucioni Rus (shkurt 1917) largoi Carin. U kthye në Rusi në mars të 1917, ku u bashkua me bolsheviket dhe u morr me veprimtari për të hedhur qeverinë e përkohshme e udhëhequr nga Aleksandër Kerensky.

26-27 tetor1917 (6-7 nëntor sipas kalendar julian) Trocki ishte një nga organizatoret e revolucionit të tetorit të cilin përmbysen qeverinë e përkohshme. Pas revolucionit Trocki emërohet Sekretar i Punëve të Jashtme, me qellim kryesor për të negociuar paqën me Gjermanet dhe aleatet e saj. Por në traktatin e Brest-Litovskit, Rusia u detyrua të linte gati 1/3 të territorit të saj për të dalë nga lufta e parë botërore. Trocki kundërshtoi këtë traktat, e cila më pas u firmos nga anëtaret e partisë bolshevike. Në këto rrethana Trocki jep dorëheqjen si Sekretar i Punëve të Jashtme.

Më pas Trocki u emërua Komisar Supreme i Forcave Ushtarake të Rusisë, i cili formoi një ushti të fortë dhe të stërvitur sovjetike e quajtur "Armata e kuqe". K Pas vdekjes së Leninit, Stalini ishte në gjendje që të konsolidonte kontrollin e tij mbi Partinë dhe qeverinë. Në këtë pikë, Trocki ishte i pafuqish për ti dalë ballë Stalinit. Në kongresin e dymbëdhjetë të partisë, Trocki u përpoq që ti kundërviheshe Stalinit, i cili bashkë me Kamenev dhe Zinovjev përbenin troiken. Më pas u dëbua për në Turqi, u spostua për në France, Norvegji dhe përfundimisht në Meksikë.

21 gusht vritet nga sekretari i tij, që më pas doli se ishte një agjent sekret i dërguar nga Stalini, emri i tij është Ramon Mercader. Trupi Trocki u varros rreth shtëpisë së tij në Coyoacan (një fshat pranë qytetit të Meksikos). Përpara vrasjes së tij, Trocki në testamentin e tij shkruante : "Cilado qofshin shkaqet e vdekjes sime, unë do të vdes me besimin e patundshëm për të ardhmen komuniste, ky besin në njeriun dhe në të ardhmen e tij, më jep një forcë rezistente, që asnjë besim fetar nuk mund të ma japi. Përtej dritares mund të shohë barin e gjelbër dhe qelin e kaltër dhe kudo dritën e diellit. Jeta është e bukur. Të munden gjeneratat e ardhshme ta çlirojnë nga çdo e keqe, shtypje apo dhune."

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Percy L. Greaves, Jr. "Mises Made Easier", (1974)