Loni Papa
Loni Papa (Bubullimë, 28 mars 1932 - Montreal, 22 qershor 2018) ka qenë dramaturg dhe autor i letërsisë për fëmijë, i prozës, poezisë, shkrimeve publicistike, rrëfenjës, fabulës etj. Autor i më shumë se 35 veprave lertrare të botuara dhe laureat i Çmimit të Republikës e i disa çmimeve kombëtare. Mban titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të tij të lindjes, Lushnje, për kontributin e përkushtimin e tij në letërsinë shqipe.[1]
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Loni Papa u lind në Bubullimë të rrethit të Lushnjës më 28 mars 1932, në një familje intelektuale. I ati, Thoma Papa, i diplomuar në Shkollën Normale të Elbasanit, ishte mësues dhe drejtor shkolle në qytetin e Lushnjes.[2]
Mësimet e para i mori në vendlindje dhe shkollën shtatëvjeçare e ndoqi në qytetin e Elbasanit. Arsimin e mesëm e kreu në Shkollën Pedagogjike “17 nëntori” në Tiranë. Studimet e larta i përfundoi në degën Gjuhë e Letërsi Shqipe, në Fakultetin Histori – Filologji në Universitetin e Tiranës.
Veprimtaria e tij letrare nisi në periudhën e shkollës së mesme. Krijimet e tij të para në prozë e poezi i botoi në gazetën “Zëri i Rinisë”, “Letrari i Ri”, “Drita” dhe në revistat “Hosteni” e “Pionieri”. Me mbarimin e shkollës së mesme, në moshë ende të re, u emërua redaktor në gazetën “Zëri Rinisë” ku punoi për tre vjet. Gjatë kësaj periudhe, ai botoi vëllimin e tij te parë në poezi, “Fillo këngën çifteli” (1956). Më pas punoi si mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në qytetin e Lushnjës. Pas përfundimit të studimeve të larta, rinisi punën si redaktor dhe gazetar në gazetën “Zëri i Rinisë”. Prej vitit 1970, vazhdoi veprimtarinë e tij si shkrimtar në profesion të lirë. Në vitet 1994-2001 ai krijoi dhe drejtoi shtëpinë botuese “Ardita” ku u botuan vepra të tij, të autorëve të tjerë shqiptarë dhe përkthime nga autorë të huaj.[3]
U nda nga jeta në 22 qershor 2018, në Montreal, Kanada. Trupi i tij prehet në atdhe, Tiranë.
Veprimtaria letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Veprimtaria letrare shkrimtarit Loni Papa, është pasqyruar në dramë, romane, novela, rrëfenja, poezi, letërsi për fëmijë dhe është autor i shumë shkrimeve publicistike e letrare.
Gjatë aktivitetiit të tij, ai ka lëvruar kryesisht në dy gjini, dramë dhe letersi për fëmijë. Është autor i 13 dramave. Dramat “Cuca e Maleve” dhe “Marga” janë vlerësuar me çmime kombëtare.
Letërsia për fëmijë zë një vend të veçantë në krijimtarinë e shkrimtarit Loni Papa. Ai ka shkruar drama e komedi për fëmijë, novela, skenarë për filma vizatimorë, radiodramatizime dhe një numër të konsiderueshem rrëfenjash. Ndër veprat e tij më të njohura për fëmijë janë novelat “Gishto trimi”, “Ne gjahtarët e fshatit dhe Lica jonë e dashur” dhe rrëfenjat “Tri motrat” dhe “ Kënga e Mjellmës”.
Drama Cuca e Maleve
Vepra më e njohur e shkrimtarit Loni Papai që i dha emër si dramaturg në letersinë shqiptare, është drama “Cuca e Maleve”.
Tema e kësaj drame është lufta për arsimimin dhe emancipimin e gruas dhe shoqërisë shqiptare në vitet e para pas çlirimit të vendit.
Në vitin 1966, drama “Cuca e Maleve” u vu në skenën e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës nga regjisori Mihal Luarasi dhe pas suksesit që ajo pati, në vitin 1967, u soll në skenën e Tearit Popullor nga regjisori Pirro Mani. Drama “Cuca e Maleve” ka fituar Çmimin e Republikës të Shkallës së Dytë, në vitin 1972.
Bazuar në dramën “Cuca e maleve”, në vitin 1970 u krijua nga bashkëautorët Loni Papa dhe Agron Aliaj libreti i baletit “Cuca e Maleve”. Ky balet me muzikë nga kompozitori Nikolla Zoraqi, u vu në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit Shqiptar nga koreografi Agron Aliaj.
Drama dhe baleti “Cuca e Maleve” janë shfaqur brenda dhe jashtë Shqiperisë
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Drama
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Cuca e maleve (1967) [3]
- La fille des montagnes (Botim në frëngjisht i dramës «Cuca e Maleve», 1978)
- Kalimi në urë (1969)
- Marga (1971)
- Një copë rrugë (1976)
- Gurët e Kreshanës (1976)
- Zbatharakët (1976)
- Vëllimi “Gjeniu i marrëzisë” (2003) ku përfshihen pesë drama:
- “Çafka e detit” , “Arda”, “Vozabërësi Dako”, “Martesa e Lidrës”, “Gjeniu i marrëzisë”.[3]
- Etiketa e shkulur
- Baltë dhe bar
Vëllime me poezi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fillo këngën çifteli (1956)
- Puthje djalli (1998) [3]
Romane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fundi i një vjeshte (1985)
- Megi (2000) [3]
Novela
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Guri (1958)
- Duar dhe baltë (novela, 1969)
Letërsi për fëmijë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Historia e maçokut, (vjersha për fëmijë, 1957)
- Ne gjahtarët e fshatit dhe Lica jonë e dashur (novelë, 1964, 1993, 1997)
- Miu që hëngri macen (novelë, 1974, 2003) [3]
- Gishto Trimi (novelë, 1978, 1999) [3]
- Rosat e Eglës (rrëfenja, 1984)
- Hundëçipët dhe mbreti Kuku (novelë, 1993, 1997)
- Përralla fluturuese (rrëfenja, 1994) [3]
- Kënga e mjellmës (rrëfenja, 1995, 1997) [3]
- Gomari mendjehollë (1995) [3]
- Tri motrat (rrëfenjë, 1996) [3]
- Floçka Ardë (rrëfenjë, 1997) [3]
- 7 drama dhe komedi për fëmijë (2004) ku përmblidhen:
- “Laura dhe vëllezërit”,“Motrat”, “Lojë luftash”, “Fyelli magjik”(komedi), “Bariu dhe Dhëmbëhekuri”, “Gëzofi i Erlës”, “Dac Maçi” (komedi).[3]
Shkrime letrare dhe publicistike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Thërrime nga jeta e një poeti (kushtuar Migjenit, Revista nëntori, nr. 8, 1962)
- Kujtimi i ditës së parë (Zëri Rinisë, 9 mars 1963)
- Legjendë kasollesh (Zëri Rinisë, 14 tetor 1964)
- I humburi i maleve (Zëri i Rinisë, 31 tetor 1964)
- Bukuri e dhimbëshme (Zëri i Rinisë, 13 maj 1967)
- Paradoksi (kushtuar Artistit të Popullit Kadri Roshi, Revista Ylli, 1968)
- Druri që këndon (Revista nëntori, nr. 3 1978)
- Metafora dhe uni i një poeti (kushtuar Dhimitër Minos, poet dëshmor 22-vjeçar, Revista nëntori nr. 9, 1986)
- Këmisha e turpit (Zëri Rinisë, 12 dhjetor 1986)
- Mesazhi filozofik (Revista Skena dhe Ekrani, nr. 1, 1987)
- Vegim (kushtuar Artistit të Popullit Serafin Fanko, Revista Skena dhe Ekrani, nr. 1, 1988)
- Eja, moj, ka ardhë Kola (kushtuar dramaturgut Kolë Jakova, Revista Skena dhe Ekrani, nr.3, 1988)
- Në jetën e dytë (kushtuar aktores Marie Logoreci, Revista nëntori, nr. 8, 1988)
Radiodramatizime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ne gjahtarët e fshatit dhe Lica jonë e dashur, Loni Papa - Radio Tirana
- Tri Motrat, Loni Papa - Radio Tirana
- Aventurat e Hakelberi Finit – bazuar mbi romanin me të njëjtin titull të autorit Mark Twain, titulli origjinal (The Adventures of Huckleberry Finn) - Radio Tirana
- Pesë fëmijë dhe xhuxhi i rërës- bazuar mbi romanin me të njëjtin titull të autores Edith Nesbit - titulli origjinal (Five Children and It) - Radio Tirana
- Dhëmbi i Bardhë - bazuar mbi romanin me të njëjtin titull të autorit Jack London- titulli origjinal (White Fang) - Radio Tirana
Skenarë filmash vizatimorë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gishto trimi - Kinostudioja “Shqipëria e Re”, 1979
- Iriqi dhe dhelpra - Kinostudioja “Shqipëria e Re”, 1981
Mirënjohje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Drama “Cuca e maleve” – Çmimi i Republikës i Shkallës së Dytë, 1972.
- Drama “Marga” - Çmimin i parë në Konkursin letrar – artistik të njëzetepesëvjetorit të çlirimit të Atdheut, 1969
- Urdhëri i Punës së Klasit të Dytë për pjesëmarrjen aktive si gazetar në veprat kombëtare “Hekurudha Rrogozhinë – Fier” dhe “Rruga e Dritës Kukës – Peshkopi”.
- “Qytetar Nderi i Lushnjës” -Këshilli bashkiak i Qytetit të Lushnjës, 2006 [1]
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help)Bashkia Lushnje Arkivuar 15 qershor 2017 tek Wayback Machine
- ^ Arsimi dhe kultura në Myzeqe (1912 - 1990) Petraq Dhana
- ^ a b c d e f g h i j k l m [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help)Biblioteka Kombëtare Shqiptare
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]ALMAKOS - 100 vjet dramaturgji shqiptare
Enciklopedi franceze “Fjalori botëror i letërsive” (“Dictionnaire Mondial des litteratures”)
Loni Papa i Cucës së Maleve - Dhimitër Shtëmbari, gazeta "Dita"
Loni Papa: Suksesi i dramës me artistët shkodranë tërhoqi vëmendjen e kritikës - Albert Zholi, gazeta "Zemra Shqiptare"
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]National Theater of Albania Arkivuar 23 maj 2018 tek Wayback Machine