Luan Qerimi
Luan Qerimi u lind më 15 tetor të vitit 1929 në Lushnjë, është aktor i njohur shqiptar.
Fillimet e tij i përkasin lëvizjes amatore, ashtu si shumica e artistëve tanë. Para se të vinte në Teatrin Popullor në dhjetor të 1954-s, Luan Qerimi ka një kontribut në Teatrin e Ushtrisë, aty ku ra në sy talenti i tij. Në moshën njëzetepesë-vjeçare, aktori i ri trokiste në dyert e Teatrit Popullor. Listën e gjatë të roleve atje, Luani e nis me një rol episodik në komedinë Prefekti në vitin 1954, në rolin e Skënderit. Mbi 70 role në skenën e Teatrit Popullor, me mijëra shfaqje për më se 35 vjet në skenë, Luan Qerimi dhe gjithë brezi i tij mbajnë mbi shpatullat e tyre një histori të tërë, që meriton veç mirënjohje. Padyshim, në këtë mori personazhesh, Luani mbahet mend për kryerole të tillë në pjesët “Toka jonë”, ”Orët e Kremlinit”, “Otello”, “Hamleti”, “Dragoi i Dragobisë”, “Përkolgjinajt”, “Cuca e maleve”, “Arturo Ui”, “Epoka para gjyqit”, etj.
Interpretoi edhe në filmin artistik. Që nga viti 1989 mban titullin “Artist i merituar”.
U nda nga jeta më 2 dhjetor 2018.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qëndresa (1998)
Vdekja e kalit (1992).......................Babai i Merit
Shpella e piratëve (1990)..... .............Gjon Baba
Telefoni i një mëngjesi (1987)
Eja (1987)..................................Mojsiu
Koha nuk pret (1984)........................Françesk Luku
Gracka (1982)...............................Majku
Zambakët e Bardhë (1983)....................Babai i Luljetës
Besa e kuqe (1982)..........................Plaku i Përkolajve
Nëntori i dytë (1982).......................Sali Drenica
Shembja e idhujve (1977)....................Kalosh Cami
Fijet që priten (1976)....................Kryetari i Sigurimit te Shtetit
Lulëkuqet mbi mure (1976)...................Sandro, kuestori fashist
Vitet e para (1965).........................Zv.ministri
Toka jonë (1964)............................Cubi
Debatik (1961)
Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.