Lumeni
Appearance
Lumeni (simboli: lm) është njësia e fluksit të dritës, një masë e sasisë totale të dritës së dukshme të emetuar nga një burim për njësi të kohës, në Sistemin SI. Fluksi i dritës ndryshon nga fuqia (fluksi rrezatues) në atë që fluksi rrezatues përfshin të gjitha valët elektromagnetike të emetuara, ndërsa fluksi i dritës peshohet sipas një modeli (një "funksion ndriçimi") të ndjeshmërisë së syrit të njeriut ndaj gjatësive të ndryshme të valëve. Një luks është një lumen për metër katror.