Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Marokenët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Marokenë janë shtetas dhe qytetarë të Mbretërisë së Marokut. Popullsia e vendit është e përbërë kryesisht nga arabët dhe nga berberët (amazig). Termi gjithashtu zbatohet më gjerësisht për çdo njeri që është me kombësi marokene, që ndan një kulturë dhe identitet të përbashkët, si dhe ata që flasin si gjuhë amtare arabishten marokene ose gjuhë të tjera të Marokut.

Përveç rreth 37 milionë banorëve të Marokut, ekziston një diasporë e madhe marokene. Popullsi të konsiderueshme marokene mund të gjenden në Francë, Spanjë, Belgjikë, Itali dhe Holandë; me përqendrime më të vogla të dukshme në shtetet e tjera arabe si dhe në Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.