Mikroekonomia
Mikroekonomia është degë e ekonomisë e cila studion se si individët, konsumatorët dhe kompanitë marrin vendime për ti shpërndarë (harxhuar) resurset e kufizuara, kjo paraqet në mënyrë tipike veprimin e tregut ku shiten dhe blihen produktet, pra ku ndeshen oferta dhe kërkesa.
Mikroekonomia analizon se si këto vendime dhe sjellje ndikojnë në ofertën dhe kërkesën e të mirave dhe shërbimeve, që përcaktojnë sasinë e ofrimit dhe kërkimit si dhe çmimin që ndërlidhet me ofertën dhe kërkesën, pra analizon ndikushmërinë e ofertës dhe kërkesës në çmimin si dhe ndikimin e çmimit në ofertën dhe kërkesën. Kjo në të vërtetë thjesh analizon se si njerëzit sillen me paratë, kohën dhe burimet.
Qëllimi i mikroekonomisë është të analizojë mekanizmat e tregut që përcaktojnë çmimin relativ të produkteve dhe shërbimeve si dhe shpërndarjen e burimeve të kufizuara përmes alternativave të shumta. Gjithashtu mikroekonomia analizon dështimet e tregut, kur tregu dështon në ofrimin e rezultateve efektive.
Diferenca me makroekonomine
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nderkaq Makroekonomia,dega tjeter e teorise ekonomike, merret me madhesite ekonomike te agreguara, si per shembull, niveli i takses se rritjes te prodhimit kombetar,taksat e interesit, papunesia dhe inflacioni.
Kohet e fundit diferenca ndermjet mikroekonomise dhe makroekonomise eshte zvogeluar se tepermi.Motivi kryesor i detyrohet faktit qe dhe makroekonomia merret me analizen dhe studimin e tregjeve. Per te kuptuar se si funksionojne,eshte e nevojshme qe ne radhe te pare te kuptohen sjelljet e operatoreve individual qe perbejne keto tregje. Keshtu qe makroekonomistet jane bere gjithmone e me te kujdesshem karshi themeleve mikroekonomike te fenomeneve ekonomike te agreguara.
Perdorimet dhe limitet e teorise mikroekonomike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si cdo shkence ,ekonomia merret me shpjegimin dhe parashikimin e fenomeneve te vezhguara.Shpjegimi dhe parashikimi jane te bazuara mbi teorite,te cilat sherbejne per te shpjeguar fenomenet e vezhguara,ne terma te nje baze bashkesie rregullash dhe hipotezash. Teoria e nderrmarrjes per shembull lind nga nje hipoteze e thjeshte: nderrmarjet synojne gjithmone te maksimizojne fitimet.Teoria perdor kete hipoteze per te shpjeguar se si nderrmarjet zgjedhin sasine e forces punetore ,te kapitalit dhe lendeve te para te nevojshme per prodhimin ,ashtu si dhe sasine e te mirave per te prodhuar. Kjo teori sherben edhe per te shpjeguar ndervartesine e menyrave te ketyre zgjedhjeve me cmimet e faktoreve prodhues dhe cmimet qe ndermarrjet nxjerrin per prodhimet e tyre
Grafiku i mundesive prodhuese
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky grafik apo koncept tregon mardheniet midis dy prodhimeve A dhe B. Gjithashtu tregon kufirin midis pikave te arritrshme the te paarriteshme te prodhimit.
Kostoja oportune
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky eshte nje nga koncepted themelore te ekonomise. Ky koncept tregon mundesine qe ne e dorezojme ose qe nuk e marrim parasysh kur marrim nje vendim. Pershembull, nje person ka dy mundesi ose dy oferta. Njera eshte te vazhdoje studimet e larta the tjetra eshte te gjeje nje pune e cila paguan mire por eshte me ore me te gjata. Nese personi zgjedh te vazhdoje shkollen atehere ai ne te njejten kohe dorzon ose hedh tutje zgjethjen e dyte,( punen) Atehere mund te themi se kostoja oportune e te shkuarit ne shkolle eshe fillimi i nje pune.ceteris paribus. kuptimi i kostos nga ekonomistet bazohet ne sasin e burimeve te perdorura dhe mundesit alternative te prodhimit te tyre.
Mikroekonimia aplikative
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Konceptet bazike në mikroekonimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Teoria e konsumit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prodhimi dhe teoria e çmimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bazat e teorisë së prodhimit - Efiçenca X - Faktorët e prodhimit - Indikatorët e prodhimit - Funksionet e prodhimit - Ekonomia e shkallës - Maksimizimi i profitit - Diskriminimi i çmimit - Kostoja e transferit - Indikatorët e çmimit
Organizatat industriale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Forma e tregut - Konkurenca e lirë - Monopoli - Konkurenca monopole - Oligopoli - Shkalla e koncentrimit
Tregëtia ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tregëtia ndërkombëtare - Tarifa ...