Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Mostari

Coordinates: 43°20′N 17°48′E / 43.333°N 17.800°E / 43.333; 17.800
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mostari
Stema zyrtare e {{{official_name}}}
Location of {{{official_name}}}
Popullsia
 • Gjithsej126,628

Mostari është qytet i Bosnjës dhe Hercegovinës.

Vendbanime të lashta në rrjedhën e lumit Neretva, kanë ekzistuar që nga parahistoria, siç dëshmohet nga zbulimet e fortifikimeve dhe varrezave. Dëshmi të pushtimit romak u zbuluan nën qytetin e sotëm.[1]

Gjatë Luftës së Bosnjës, 1992-1995, Mostari fillimisht u pushtua pjesërisht nga ushtria serbe, e cila më vonë u tërhoq pasi serbët përbënin një pakicë të vogël në Mostar, dhe pasi u gjend nën sulmin e ushtrisë kroate. Pas tërheqjes së ushtrisë serbe, kroatët e boshnjakët u ndeshën me njëri-tjetrin për dominimin e qytetit, në vitet 1992-1993. Gjatë luftimeve u shkatërrua nga një predhë tanku dhe ura e famshme e Mostarit. Kroatët e boshnjakët përfunduan konfliktin me Marrëveshjen e Uashingtonit në 1994-ën.

Mostari tani është qyteti me popullsinë më të madhe të kroatëve në BeH. Si në shumë qytete të tjera, profili i saj demografik është ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme pas Luftës së Bosnjës. Regjistrimi i bërë në vitin 1991, në të cilin është regjistruar një popullsi totale prej 126,628, e ndarë në grupe etnike: boshnjakët (34,63%); kroatë (33.99%);dhe serbët (18,83%).[2]

Sot ekzistojnë vlerësime jozyrtare demografike. Sipas të dhënave zyrtare të zgjedhjeve lokale 2008, në mesin e 6 rretheve zgjedhore të qytetit, tri nga rrethet perëndimore (me shumicë kroate) kishin 53,917 votues të regjistruar, ndërsa tri rrethet lindore (me shumicë boshnjake) kishin 34,712 votues. [3]

Ura e Mostarit Nëntë vjet me radhë, prej vitit 1557 deri në vitin 1566, nën urdhrat e Sulltan Sulejmanit të Madh, mjeshtëri turk i ndërtimit Neimar Hajrudin punoi për ngritjen e urës së tij . Një urë harkore prej guri, gati 30 metra e gjatë, pa mbajtëse mesi, 20 metra mbi lumin e vrullshëm në ngjyrë blu dhe të gjelbër Neretva, një ndërrmarrje e guximshme për atë kohë.

Ura e Mostarit mbi Lumin Neretva, nga bëhet dhe hedhja e famshme në lumë. Ura u shkatërrua gjatë luftimeve mes kroatëve e boshnjakëve.

Bačevići, Banjdol, Bllagaji, Bogodol, Buna, Cim, Čule, Dobrč, Donja Drežnica, Donji Jasenjani, Dračevice, Gnojnice, Goranci, Gornja Drežnica, Gornje Gnojnice, Gornji Jasenjani, Gubavica, Hodbina, Humilišani, Ilići, Jasenica, Kosor, Kremenac, Krivodol, Kružanj, Kutilivač, Lakševine, Malo Polje, Miljkovići, Orlac, Ortiješ, Pijesci, Podgorani, Podgorje, Podvelež, Polog, Potoci, Prigrađani, Rabina, Raška Gora, Raštani, Ravni, Rodoč, Selište, Slipčići, Sovići, Sretnice, Striževo, Vihovići, Vojno, Vranjevići, Vrapčići, Vrdi, Željuša, Žitomislići dhe Žulja.

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ UNESCO: Old Bridge Area of the Old City of Mostar
  2. ^ "Nacionalnost" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 tetor 2013. Marrë më 2013-03-26. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "IZBORI 2008". Izbori.ba. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2012. Marrë më 2013-03-26. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
 Commons: Mostari – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale



43°20′N 17°48′E / 43.333°N 17.800°E / 43.333; 17.800