Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

NDB

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Radiokompasi (ang. Non-directional beacon apo NDB; sinjalizues jo-direkcional) është një stacion transmetues i radios në një pozitë të njohur, i cili përdoret si ndihmë për navigim në aviacion apo detari. ICAO ka standardizuar shtrirjen frekuencave të radio valëve në mes 190 kHz dhe 1750 kHz. Çdo transmetues NDB identifikohet nëpërmjet dy apo tri shkronjave të transmetuara në kodin e morsit. Radiokompasi po zëvendësohet me navigimin nëpërmjet sistemeve VOR apo GPS, edhe pse radiokompasi mbetet sistemi më i përdorur sot.

Mënyra e operimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një stacion NDB në Gjermani.

Navigimi me radiokompas kryhet me ndihmën e dy pjesëve: gjetësi automatik i drejtimit (ang. Automatic Direction Finder apo ADF) është pajisja që mbahet nga operuesi në aeroplan dhe detekton sinjalin NDB, dhe transmetuesi NDB që gjendet në një vendndodhje statike të njohur gjeografike.


Pajisja ADF përdor një selenoid rrotullues për të përcaktuar drejtimin e sinjalit prej NDB-së. Drejtimi i stacionit NDB vizatohet në instrumentin e pilotit, të cilën ai pastaj mund ta ndjek duke e kthyer hundën e aeroplanit në drejtim të gjilpërës. Ndjekja e valëve NDB komplikohet kur ka erëra nga anash të cilat mund ta zhvendosin avionin nga valët.

Sistemi ADF-NDB përdorët edhe në gjetjen e pilotit në rast katapultimi prej aeroplanëve ushtarak apo gjetjen a aeroplanëve të rrëzuar.

Valët NDB transmetohen në drejtime të caktuara nga autoritetet rregullative të një regjioni të cilat pastaj ndiqen nga pilotët duke krijuar kështu rrugë në qiell. Këto rrugë ajrore tregohen në harta aeronautike. Radiokompasi mund të përdorën edhe për të ndihmuar arritjen në aeroport apo për të lajmëruar largësinë nga pista gjatë uljeve ILS.

Triangulimi me NDB
Triangulimi me NDB

Ndjekja e valëve të caktuar të NDB-së i lejon pilotit njohjen e vendndodhjes së aeroplanit vetëm si diku përgjatë atij vektori të krijuar nga stacioni që ndiqet. Me kryqëzimin (triangulimin) e dy vektorëve nga dy stacione të ndryshme të NDB-së, vendndodhja mund të dihet më saktësisht.