Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Lumi i Neretvës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Narenta)
Pamje e Neretvës

Lumi Neretva është 225 km i gjatë, i cili pjesën më të madhe rrjedh nëpër Bosnje dhe Hercegovinë (203 km), dhe një pjesë të vogël, para se të derdhet në detin Adriatik, nëpër Kroaci (22 km). Buron rrëzë malit Jabuka në Bosnje dhe Hercegovinë. Së bashku me degët e tij përbën një njësitë të veçantë dhe të sistemit ekologjik unik natyrore në këtë pjesë të botës. Në pjesën më të madhe të rrjedhës së tij ka karater të lumit Maor.

Për shkak të cilësisë në lumin Neretva janë ndërtuar hidro-centralet : Jablanica, Grabovica, Salakovac. Degët e lumit Neretva janë Luta, Rama, Drezhanjka, Radobola, Jasenica, Buna, Bregava, Trebizat, Krupa dhe Trebisnjica.

Në rrugën e tyre drejt Adriatikut, Neretva rrjedh nëpër disa nga qytetet më të bukur e Bosnje dhe Herzegovinës : Konjiç, Jablanica, Mostarit, Çaplin, Pocitel. Është i njohur për ngjyrën karakteristike, pastërtinë dhe në rrjedhën e sipërme të uji i tij është i pijshëm. Ura e vjetër mbi lumin Neretva në Mostar është një monument kulturor i famshëm në botës, e cila paraqet monumentin kulturor dhe UNESKO-s e ka fut në listën e trashëgimisë kulturore botërore.

Neretva derdhet në detin Adriatik, në qytetin kroat Plloçe, duke formuar një deltë të gjerë e cila më parë kishte 12 degëzime por tani kanë lënë vetëm 3 nga to. Delta e Neretvës është një nga fushat më pjellore në Dalmaci.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]