Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Onomastika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Onomastika është degë e gjuhësisë që studion emrat e përveçëm të vendeve dhe të njerëzve. Përfshin dy fusha kryesore: toponiminë dhe antroponiminë. Onomastika shqiptare ndihmon për sqarimin e mjaft çështjeve nga fusha e historisë së Shqipërisë, e arkeologjisë, e etnografisë, e folklorit, e gjeografisë etj. si në rrafshin historik ashtu edhe në rrafshin bashkëkohor. Para Çlirimit, disa autorë të huaj, edhe ndonjë vendës janë marrë me mbledhje e botime materialesh kryesisht nga fusha e toponomastikës. Pas Çlirimit kërkimet onomastike u vunë mbi baza shkencore të organizuara. Pranë disa sektorëve të shkencave shoqërore u ngritën edhe kartotekat e para të onomastikës shqiptare.