Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Parësia e Sionit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Parësia e Sionit (frëngjisht : Prieuré de Sion), është bërë shpesh objekt diskutimi pasi ekzistojnë shumë debate mbi vërtetësinë e ekzistencës së saj. Ajo është përshkruar herë si organizatë e fshehtë e herë si fantazi.

Kjo organizate është themeluar më 7 maj 1956. Në baze të nenit III të statutit origjinal të Parësisë së Sion-it të vitit 1956, kjo organizatë merrte emrin Sion, për arsye se është themeluar diku në afërsi të malit me të njëjtin emër, pranë qyteti të Anmas (Annemasse). Qëllimi i Parësisë së Sionit ishte të luftonte borgjezimin e fesë. Parësia e Sion-it e 1956 e kishte selinë e saj në shtëpinë Pier Plantar (Pierre Plantard) në prefekturën e Sen Zhyljë ën Zhenevua (Saint-Julien-en-Genevois). Në tetor të 1956, Parësia u shpërbë për tu formuar serish nga Plantard në qershor 1962 me shpresën për të restauruar monarkinë e franceze e për të çuar përpara përpjekjet e saj për të marrë serish në dorë fatin e Francës.

Pier Plantar filloi të punonte një dorëshkrim dhe shkroi disa pergamena (të cilat u realizuan nga Filip dë Sheris I). Këto dokumente u gjeten nga At Béronxhé Son-jèr gjatë punimeve për rikonstruktimin e kishës së tij (Ren Lë ShatO). Këto dokumente të rreme tregonin një lidhje gjaku të paqenë midis Parësisë dhe dinastisë Merovinge. Plantard manipuloi aktivitetin e Son-jerit dhe zhduku disa prova që mund të cenonin Parësinë.[nevojitet citimi] Që nga 1961 deri 1984 Plantard e mori me shpikjen një prejardhje të Parësisë së Sion-it, duke pohuar se kjo organizate ishte themeluar në Jerusalem nga Godfrua dë Bujo (Godefroy de Bouillon), gjatë kryqëzatës së parë.

Michael Baigent, Richard Leigh, dhe Henry Lincoln bënë disa kërkime në Ren Lë ShatO (Rennes-le-Château) ku gjeten "Arkivin" pseudohistorik që më pas u bë tema e librit të tyre "Holy Blood, Holy Grail".

Lista e dokumentave të rreme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Treshja e sipërpërmendur flet mbi gjetjen e këtyre dokumenteve, të cilat duhet theksuar se janë të rreme : • Lista e Mjeshtreve të cilët kishin udhëhequr në shekuj Parësinë e Sion-it si një histori që niste me Templaret, dhe më pas për gjendjen ushtarake dhe financiare të saj ; • Ndikimin e madh që Parësia ka pasur ne zhvillimin e doktrinës me karakter sekret gjate Mesjetës. • Parësia paskësh ndihmuar dinastinë Merovinge, nga 447 deri në 751 gjatë qeverisëses së saj, te disa mbretërive në Evropë dhe Jerusalem. • Parësia ka ndihmuar Dinastinë Merovinge pasi ishin pasardhës së Jezusit dhe gruas së tij Maria Magdalenes. Sipas Baigent, Leigh, dhe Lincoln Parësia kishte këto qëllime : • Themelimi i një "Perandorie Të Shenjte Evropiane” e cila do të kthehej në një superfuqi dhe do të kishte për qellim vetëm Paqen në botë. • Zëvendësimin e Kishës Katolike nëpërmjet zbulimit të Graalit të Shenjte dhe "testamentit të Judës". • Krijimi i një Izraeli të Madh. Baigent, Leigh, e Lincoln shtuan disa interpretime mbi Protokollet e Sion që shikonin si një nga provat më të rëndësishme mbi ekzistencën e Parësisë : • Versionin origjinal të ngjarjese sipas të cilit "Sioni" nuk kishte asnjë lidhje me organizatat e këtij lloji në Jerusalem. • Sipas tre zbuluesve personi që kishte modifikuar faktet dhe rrjedhën e ngjarjeve ishte Sergei Nilus 1903, për të fituar besimin e Nikolait të II të Rusisë.

Duke qene se Nilus nuk dalloi disa detaje që lidheshin ngushtë me historinë e kristianizmit nuk i ndryshoi. Kjo është një nga provat më të konkrete që versioni origjinal nuk ishte hartuar gjatë Kongresit Sionist mbajtur në Bazel në 1897. Duke i parë këto hipoteza si fakte, shumë njerëz menduan se ishte një shenje e realizimit të profecive dhe se në pak kohe do gjendeshin përballe Apokalipsti që do ti jepte fund botës.

Megjithatë historianet moderne nuk pranojnë që "Holy Blood, Holy Grail" ka dhëne ndonjë kontribut historik. Autore të ndryshëm franceze si Frenk MarI (1978), Zhon Lyk Shomëil (1979, 1984, 1992) dhe Pier Zharnak (1985, 1988), ndryshe nga Baigent, Lincoln e Leigh, se kanë marre kurrë seriozisht Pierre Plantard dhe Parësinë e Sionit duke shtuar se behej fjale vetëm për një mashtrim të bazuar në fakte të paqena.

Në 1989, Pierre Plantard u përpoq të ruante reputacionin e tij duke përhapur zëra se në të vërtete Parësia e Sion-it ishte themeluar në 1681 në Ren Lë ShatO (Rennes-le-Chateau). Në shtator të 1993, Plantar deklaroi se Rozhe Patris PelA (Roger-Patrice Pelat) kishte qenë një nga mjeshtrat e mëdhenj të Parësisë. Pelat ishte mik i Presidentit francez të asaj kohë François Mitterrand dhe ishte në qendër te një skandali që përfshinte dhe kryeministrin francez në atë kohë Pier BeregovuA (Pierre Bérégovoy). Një gjykate franceze urdhëroi që shtëpia e Plantard të kontrollohej. Gjatë kontrollit u gjeten dokumente të rreme sipas të cilave Plantar ishe Mbret i Francës.

Gjate dëshmisë së tij në gjykate Plantar pranoi se kishte shpikur gjithçka dhe se PelA nuk kishte asnjë lidhje me Parësinë e Sion-it në përfundim të gjykimit të çështjes Plantar nuk u ndëshkua por mori urdhër që të mos vazhdonte promovimin e Parësisë së Sion-it. Megjithëse kundra dëshirës e tij ai e zbatoi këtë vendim deri sa vdiq më 3 shkurt të vitit 2000.

Et in Arcadia ego... Sipas disa dokumenteve të 1964 latine thuhet se kjo fjali është motoja e familjes Plantard dhe e Parësisë së Sion-it. Përkthimi i saj është "Dhe unë në Arkadi". Kjo fjali është e njohur pasi i përket pikturës së famshme, "Barinjte e Arkadi-se" të piktorit të njohur francez Pusë. Shumë specialiste mendojnë se mungon një fjalë për të plotësuar kuptimin e fjalisë megjithëse në pikture nuk ka asgjë dhe gramatika latinishtes nuk imponon një rregull të tillë.

Hipotezat më të shumta janë ngritur mbi fjalën "Sum" që në latinisht do të thotë "jam". Nëse kjo hipoteze është e vërtete atëherë fjalia e sakte do të ishte "Dhe unë në Arkadi jam".

Një tjetër version mund të jetë teoria e Ricard Endrjus dhe Pol Shelenberger të cilët mendojnë se "Et in Arcadia ego sum" është një anagramë e "Arcam Dei Tango Iesu", që përkthehet "Unë prek këmben e Zotit”– Jezus-it". Sipas historisë zyrtare të pikturës thuhes se behet fjale për varrin e Jezusit... por nuk mund të thuhet me saktësi nëse kjo dyshe ka të drejte ose jo !