Pavel Durov
Pavel Durov | |
---|---|
U lind në | |
Kombësia | rus |
Shkollimi | Saint Petersburg State University |
Profesioni | Sipërmarrës |
Vite aktiviteti | tetor 2006 – prill 2014 |
Njohur për | Krijimi i VK-së në 2006 Krijimi i Telegram Messengerit në 2013 |
Të afërm | Nikolai Durov (vëllai) |
Faqja në rrjet | VK.com/durov |
Pavel Valeryevich Durov (rusisht: Павел Валерьевич Дуров, i lindur 10 tetor 1984) është një sipërmarrës rus, i njohur si themeluesi i rrjetit social VK, dhe më vonë i Telegram Messenger. Ai është vëllai i vogël i Nikolai Durov.
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pavel Durov u lind në Leningrad (tani e njohur si St.Petersburg), por kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë në Itali, në qytetin e Torinos. Valery babai i tij (i cili mban një doktoraturë në filologji) ishte i punësuar aty. [2] Ai ndoqi shkollën fillore Italiane, dhe pas kthimit në Rusi në vitin 2001 ndoqi gjimnazin e Akademisë në Shën Petersburg. [3] Në vitin 2006, ai u diplomua nga Departamenti Filologjik i Shën Petersburg, Universiteti Shtetëror, ku ai mori një diplomë të klasit të parë.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Durov krijoi VKontakte, i njohur më vonë si VK, në vitin 2006, i cili u ndikua fillimisht nga Facebook. [4]
Në vitin 2011 ai ishte i përfshirë në një incident me një ekip SWAT jashtë shtëpisë së tij në Shën Petersburg pasi qeveria kishte kërkuar largimin e faqeve të politikanëve të opozitës pas zgjedhjeve të diskutueshme parlamentare nga rrjeti social VK. [4][5] Më 16 prill 2014 Durov publikisht pranoi të dorëzojë të dhënat e protestuesve të Ukrainës për Agjencitë Ruse të Sigurisë dhe të bllokojë faqen e Alexey Navalny tek rrejti social VK. [6][7] Në vend të kësaj ai postoi urdhërat përkatëse në faqen e tij në VK [8] duke pretenduar se kërkesat ishin të paligjshme.
Referime dhe shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Russian millionaire Pavel Durov tosses paper planes made of money out of window causing street fights Belfast Telegraph. Retrieved September 2012.
- ^ "Is Pavel Durov a Kremlin target?", Bloomberg, 1 August 2013
- ^ "Prominent Russians: Pavel Durov", Russia Today. Retrieved 8 March 2013.
- ^ a b Danny Hakim (2014-12-02). "Once Celebrated in Russia, Programmer Pavel Durov Chooses Exile". New York Times.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The Pavel Durov Code: Five stories from the life of VK and its creator" Arkivuar 19 prill 2015 tek Wayback Machine Stampa:Ru icon, Forbes, 22 November 2012.
- ^ Pavel's post on VK
- ^ Pavel's post on VK
- ^ "Vkontakte Founder Pavel Durov Learns He's Been Fired Through Media" Arkivuar 25 prill 2014 tek Wayback Machine, The Moscow Times, 22 April 2014.