Peaches (muzikante)
Merrill Beth Nisker (lindur në 11 nëntor 1966) e njohur ndryshe me emrin skenik Peaches, është një muzikante elektronike nga Kanadaja si dhe performuese.
Lindur në Ontario në një familje hebrenjsh, Peaches nisi karrierën muzikore në 1990 në grupin trio, Mermaid Cafe. Në 1995 ajo themeloi grupin muzikor të rrokut me emrin “The Shit”. Në po të njëjtin vit ajo lançoi albumin me titull "Fancypants Hoodlum". Më pas ajo u zhvendos në Berlin, Gjermani ku ajo iu bashkua shtëpisë diskografike Kitty-Yo si dhe lançoi albumin e dytë “The Teaches of Peaches” (2000).[1] Ajo ka performuar përkrah artistëve si Marylin Manson dhe Queens of the Stone Age, ku më pas lançoi dhe albumin e tretë me titull "Fatherfucker"(2003).
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindur me emrin Merrill Beth Nisker në 1966 në Toronto, Ontario, ajo ndoqi një shkollë private hebraike. Nisker rrëfehet në një intervistë se nuk ka qenë asnjëherë një nxënëse e mirë, pasi ishte më shumë e interesuar në të performuarit artistik.[2]
Familja e saj ishte hebraike, por pavarësisht kësaj ata nuk ishin fetarë.[3] Gjyshërit e saj emigruan drejt Kanadasë prej Polonisë, stërgjyshërit e saj ishin me origjinë nga Ukraina.[4] Në një intervistë për revistën URB, ajo kujton anti-semitizmin që ndeshte kur ishte adoleshente gjatë rrugës kur kthehej nga shkolla, studentë nga shkolla katolike ngjitur e qëllonin atë me gur dhe e ofendonin duke e quajtur “çifute e ndyrë”.[5]
Peaches është një mbështetëse e drogërave psikodelike, transseksualitetit, dhe liberalizmit hiperseksual.[6][7]
Tematika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Identiteti gjinor është një prej tematikave të muzikës së Peaches, shpesherë duke luajtur me konceptin tradicional të roleve gjinore. Tekstet dhe performancat e saj muzikore zbehin diferencat gjinore mashkull/femër. Përshembull në kopertinën e albumit "Fatherfucker", Peaches është fotografuar me mjekër.
Influenca
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Peaches liston John Waters, Cindy Sherman, Paul McCarthy si dhe filmat "Tron", "Grease", "Liquid Sky" dhe "Phantom of the Paradise" si inspirim për pjesën vizuale të shfaqjeve të saj.[8]
References
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "A Completely Biased Ranking of the 60 Best Canadian Indie Rock Songs of the 00s Part II". Vice, Cam Lindsay Apr 10 2017,
- ^ Taylor, Ken (2003). "Peaches Biography". Musician Guide. Marrë më 2010-04-15.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Peaches Christ Superstar - 3SAT "FOYER" feature". YouTube and 3sat. Marrë më 2012-10-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Peaches First Time in Poland [Teaches of Peaches, 2001]". YouTube and TVP Wrocław. Marrë më 2012-10-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Urb Feature 2003 (with Peaches)". URB Magazine. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2006. Marrë më 2012-10-06.
{{cite magazine}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Michael Hoh (24 shtator 2015). "Peaches (out) does herself". EXBERLINER. Marrë më 29 mars 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Peaches Gets Political". CNN. Marrë më 29 mars 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Interview with Peaches". Lifelounge. 2010-02-12. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 2010-03-12.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)